E premte, 29.03.2024, 03:45 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Pasardhësi i Zef Serembes

E enjte, 26.09.2019, 08:21 PM


PASARDHËSI I ZEF SEREMBES

NGA KALOSH ÇELIKU

Herët në mëngjes, me “bismilahi e rrahim” -in e “muslimanëve” të Shkupit në Lagjen “Serova” nr. 59 (Shtëpinë e Gruas Besnike), mes Shkupit, që ma dogjën rrugaçët “musliman kuqezi” partiak në shtetin e “përbashkët”. Edhe, “Vëllezërit” e Njerkës, kopila pas dere për së dyti herë me radhë në Shkup, që i lindëm me gra serbe në Beograd. Ose, Mjekrat turko-arabe në xhami. Përmëtepër, i bëmë edhe Shtet të “përbashkët” me shumicë shqiptare.

Shkak, që i përzura me shqelma të gjitha Miket e mia besnike. Muzat e poezisë erotike. Xhindet, që gjithë jetën nateditë më hudhën dorë më dorë mbi çati të shtëpive dhe majë lisave. Edhe, Tri Engjujt Gra: Njëra që më printe para dhe Dy të tjerat që më mbanin përkrahu në Luftën me penë për Liri maleve.

Veten ua besova Tri Zanave të  Maleve, Mrizeve të At Gjergj Fishtës. E arratisa Kanarin e Çajupit mes librave kokë më kokë me Dr. Gaçin dhe motrën e tij Arushën e Egër, e cila nateditë ia lante me lotë Vëllait plagët në shtratë. Dëshmor, që ra heroikisht në Luftë me Kanarin e Çajupit në dorë fushave e maleve Shqiptare.

Rakia e rrushit dhe Dy shtambat me verë m’u bënë Miket më besnike për Ditën e Nesërme. Nateditë i rrokullisja në Netët poetike: Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe nëpë botë. Pamëshirë i rrëzoja në shtrat me begatinë, na: “Përhava” para syve të Hënës, matanë yjeve. Ndonjëri, nga “miqtë” e mi pëpiqeshte edhe t’i përdori si “frymëzime” në shkrimet e tia shterpa publicisike partiake. Xhadisë, që deri më sot, nuk e gjeti një burrë me tirqi e xhamadan. Kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë. Sahatin me qystek. “Nagantin”, në brez me gjithë fishekë.

Miket e mia si xheloze të pashoqe të tavolinës dhe shtratit, ndoshta atë natë edhe ma kanë marrë inatin. E kanë humbur kot kohën duke pritur një rrokullisje të çmendur në shtrat mes librave dhe shtambave me verë. Agim me Diell Çelëvjollce në dritare mes maleve.

Aspak, nuk e kanë ditur “shpëtimtarin” se, mua: Që, në fëmijëri më kishte pushtuar Nusja me pashterkë të kuqe dhe xhindet e saj të pamëshirshëm, shërbetorë besnik. Edhe, Sot në vendlindje ma kishte gjetur ditën për hakmarrje. Pasmesnate, u përpoq me Dudumin përsëri dhunshëm të më shti në Shtëpinë Publike, hudhë dorë më dorë me xhindet majë lisave dhe çative të shtëpive, në Katund.

Ditën, kur Unë sipas “miqëve” të mi i rrokur fytas me xhindet, veç më e vrisja Veten me një ibrik me raki rrushi dhe Dy shtamba me verë të Zonjës Di, në Shkup. Përçudi, mes maleve të Drenovës, mezi e shpëtova veten disi nga Nusja me pashterkë të kuqe. E ringjalla edhe Hënoren nga vetëvrasja. Nuk e vrava atë natë mes librave.

Veten, mes poezive sipas parashikuesve të Policisë Letrare në këtë shkrim për Nesër, nuk e vrava me dy vargje (plumba) në kokë. E, as Hënoren, në shtrat. Pabesinë, e vrava me dy vargje të Rilindasëve Shqiptar mu në lule të ballit mes maleve me Penë. Nusen e tyre pashterkëkuqe. Vetëmse, nuk arrita ta shpëtojë Mikun e Penës në dorë të xhindeve.

Edhe, pse: mbi romanin “Qyteti i qyqeve” kisha punuar me vite, përpjekur për ta shti në programin e Konkursit të Minisstrisë Kulturës, më doli puna huq. Mikut të penës, mbi librin e të cilit mbi ato faqe kisha ndejtur nateditë mbi kokë, që sipas dëshirës së tij për romanin, gjithë punën teknike ia lash në dorë Hënores, e cila më doli e pabesë. Unë që me vite u përpoqa atë roman ende të papërfunduar ta shti në programin e Ministrisë Kulturës, dhe kur ia arrita qëllimit: vit (2015), kur nga Regjistri Qëndror dhunshëm, e fshinë SHGB “ASDERNI” me të cilën e mbaja gjallë me vite edhe Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptar duke vënë në disponim edhe bukën e gojës për daljen e këtij romani në dritë, e humba betejën luftarake. Rreziku, Sot i kanoset edhe Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar, që librin e mori përsipër për botim. Përmëkeq, faji autorit, se: Ende  nuk ia arrita qëllimit Qiellor, rrugës për në Baba Tomorr.

Pasdite dola nën hije tek Rrapi, në “Bit-Pazar”. Hënorja veç më kishte vënë pusi me dy shtamba verë përpara mbi tavolinë. E lakova rrugën, pasi e pash dhe u nisa drejtë saj si një Ujk i uritur Mali me vite, që zbret nga malet në fushë, kur do t’i sulet tinëz nga pasferra rrëzë Çukës në shpinë si viktimë “artistike”. Rrunza, e dalldisur nën hije në breg të Lumit, siç duket me vite po ma turbullonte ujin. Edhe pse, ajo pinte ujë nën mua si Ujkeshë Mali, rrjedhën e Lumit. Rehat, nën urë të lumit. Guxim mora dhe e ngacmova me fjalë poetike idilike:

-Ujkeshë, pse ma turbullon ujin nën Rrap?!

-Hi-hii-hiii, qeshi Ujkesha. E para, unë nuk jam Ujkeshë, por Rrunzë Mali. -U përgjigjë pa frikë Hënorja. E dyta: Ty ujin ta turbullojnë ato delet e nënkryeme të Kopesë “Abazit” Malit. Sot, sipas Patriotit të vonuar: Azreti Aliut fushës. E treta: nën Rrap, nuk ka lumë.

-E kujt i ke vënë pusi sot nën Rrap?!

-Pasardhësit të Zef Serembes.

-Hi-hii-hiii… Moti kohë ka vdekur, nuk jeton më në Qytetin e qyqeve…

-Jo! Ende është gjallë. Dje e takova këmbëkryq në Bibliotekën Universitare në Qytetin e qyqeve, në mes të Shkupit.

-Hënore, mos u çmend! Pasardhësi i Zef Serembes, moti kohë ka ikur nga ky Qytet i qyqeve. Mëkot, e pret nën Rrap dhe e kërkon rrugëve nëpër “Bit-Pazar”.

-Nuk e besoj, Ai ende është gjallë. E kërkon të Dashurën e tij që ia kanë përzënë me dhunë në Turqi. Ndonjëri, trumbeton nëpër “Bit-Pazar” se ia kanë përzënë në Iran duke ia veshur me ferexhenë e zezë krahëve.

-Hënore, ky nuk është Stambolli i Turqisë e as Teherani me ferexhezeza, por Shkupi Historik me shekuj i Shqiptarëve…

-E di, por atij Sot i duket si Stambolli e Teherani me gjithë këto xhami e flamuj turko-arab në minare. Kësula lecka në kokë. Dhe, ferexhezeza.

Vëllazërit nga Kosova, herë pas here vijnë dhe e marrin në shtëpi, por ai përsëri ikë nga Kosova dhe vjen pas të Dashurës. Shkupi i duket si Stambolli…

-Shkupi, sot nuk është Stamboll, Hënore! E, as Qyteti i qyqeve. Po. Qytetit historik i Kryngritësve shqiptar të Dervish Carës me krahun e djathtë të luftës, Dervish Emin Çeliku (Xhambazi), në Betejën Historike të Katllanovës (1884). Edhe, me Çlirimin e Dytë të Bajram Currit me Isë Boletin (1912).

-Ndoshta. Ama, unë jam e sigurtë se dje kam ndejtur kokë më kokë me Pasardhësin e Zef Serembes nën Rrap, në Shkup.

-Jerm, po flet Hënore. Pasardhësi i Zef Serembes nuk jeton më në Qytetin e qyqeve, po mes varreve i mbuluar me lule në ndonjë park qyteti të Shkupit. Ose, në Kosovë. Ditën e nesërme, pas atij takimi historik, fluturoi në  Qiell. Parajsë (Xhehnet), mes luleve.

-E ke gabim, zoti Shkrimtar. Pasardhësi i Zef Serembes, është i pavdekshëm. Ende jeton në “Bit-Pazar” të Shkupit shqiptar me shtëpi e pa nënshtetësi “maqedonase” tek Biblioteka Universitare. Këmbëkryq tek romani i mikut tij besnik Shkrimtar nën Rrap: Qyteti i qyqeve...

P. S.

Vdiq edhe Hënorja në Baba Tomorr, që Ditën mbyllej në Tyrben e Babashehut me libra, e Natën bridhte me dajre në dorë mbi avlia, majë lisave dhe mbi çati të shtëpive. Papritmas, një ditë e gjetën të Ringjallur në Kopshtin “artistik” mes librave me lule përpara Shtëpisë dhe miqëve duke e vajtuar mbi kokë Cucat me dajre e pashterka të kuqe.

E shpëtova, Dje dhe Sot nga Vetëvrasja “artistike”, por jo edhe Nesër nga sëmundja e saj patologjike si Mike karrieriste -“artistike” e dalldisur pas Dexhallit me trumbeta nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit. Ikë me atë sëmundjen e saj të pashërueshme “artistike”, edhe sot e kësaj Dite këmbekrye  si Mike  besnike  në varr.

Kutadi, Unë: Ndodhë e ringjallë, përsëri si Mike besnike në Libër, edhe PasNesër.

Edhe, atë: Vetëm, si Mike besnike e Zef Serembes…



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora