E enjte, 18.04.2024, 08:29 PM (GMT+1)

Mendime

Mehmet Musa: Markalleshët, trima dhe atdhetarë nga Vraniqi

E enjte, 26.09.2019, 08:44 PM


MARKALLESHËT, TRIMA DHE ATDHETARË NGA VRANIQI

-NANA HANË, MBURRET ME GJAKUN E TË BIJVE TË SAJË !-

Shkruan: Mehmet MUSA

Që nga Malësia e Gjakovës, malësia e mbishkodrës e anë e kënd Kosova ka dëgjuar për oxhakun dhe gjakun e Markalleshve të Vraniqit. Ku çdo herë forcat okupatore që vinin në këto troje, qoftë me Kuran nën sqetull, qoftë me Bibël nën sqetull, qoftë me kryqin ortodoks, siq ishte lufta e fundit në Kosovë e që udhëhiqej nga kisha pansllave serbe, thyenin dhëmbët dhe lenin kockat, siq kemi ndëgjuar nga këngët rapsodike dhe historia jonë e lavdishme se, çdo armik që na ka mësyer është ardhë me pushkë e,eshtë kthyer pa krye !

Do flasim që nga gjysma e dytë e shekullit që shkoi kurë pas luftës së dytë botërore më shumë se gjysma e Shqiperisë natyrale, me dhunë, terror e bajoneta u aneksua nga Jugosllavija, me ndihmën edhe të kolaboratoristëve shqiptarë dhe të Europës shtrigë. Megjithate sa herë që e kërkonte nevoja dhe nderi i Arbërit, Markalleshët nuk kursyen edhe pikën e fundit të gjakut për ta ujitur me gjakun e tyre të pastër tokën e Arbërit.

Në luftën e dytë botërore, ra dëshmor në Tropojë në fund të vitit 1944, Dedë Pashk Lleshi, ndërsa Tunë Mark Lleshi, si njeri autoritativ dhe me za i kësaj ane çdo herë ishte në ballë të pajtimit të ngatrresave dhe gjaqeve ndër popullin tonë, bile, kishte raste që armiqët e kombit tonë përpiqeshin të fusnin urrejtje dhe përqarje në kombin tonë në mes vëllezërve të një gjaku (të besimit krishterë dhe musliman), por plakun e urtë dhe nam madh Tunë Markun nuk mundë kush ta kthente prapa pa e shtrie dorën e pajtimit, shpeshherë përdorke si shembull nëpër oda se: ortodoksin Fan Noli, katolikun Luigj Gurakuqi dhe muslimanin Bajram Curri, a ka mundë kush ti ndajë ndonjëhere për të mirën dhe çlirimin e Atdheut ? Jo, kurrën e kurrës e, aq do mundë të na ndajë e përqajë, sot e mot katolik, musliman e ortodoks, deri sa Shqipëria e katër vilajeteve të bëhët një Shqipëri.

Dhe në luftën e dytë botërore në Smelovicë dy herë plagoset nga forcat malazeze që donin ti okuponin vëllezërit tanë në Tregun e Ri (Novipazar),Tutin e Rozhajë e Peshterë. Hapave të babait eci edhe i biri , Mark Tunë Lleshi , qoftë në pajtimin e gjaqeve,dhe ngatrresave, qoftë me propagandën nëpër darsma dhe morte kundër pushtuesit serbosllav deri sa damari i tij rrodhi gjak në betejën e lavdishme dhe të pabarabartë të familjes Lleshi, ku ishin në front i madh i vogël e i madh, burra, gra , djem e qika përballë, me forcat serbe ku bien dy dëshmorë me 07 gusht 1998, në fushën e nderit për të rilindur prap dhe ku dhjetë herë paguajnë veten .

Pra 7 gushti i vitit 1998 ishte dita e lavdisë dhe krenarisë sepse në familjen Lleshi hyn në altarin e pavdeksisë, Mark Tunë Lleshi dhe Kolë Gjon Lleshi. Lufta po merrte përmasa për jetë a vdekjedhe Pren Zef Lleshit nuk i zihej vendi vend në Zvicërr që punonte nga viti 1986, ku edhe pse ishte caktuar nga shokët në ushtrimin e shum detyrave me rëndësi në shërbim të çështjes së atdheut, qoftë për grumbullimin e mjeteve financiare për UÇK-në , qoftë në organizimin e vullnetarëve për tu bashkuar radhëve të UÇK-së dhe një ditë të ftohët. Dimërit të nëntorit 1998, pa u hamendë fare, përshendetet me shokët duke iu thënë lamtumirë shokë e lamtumirë toka e Zvicrrës, se Kosova duke u kallur flakë e duke u djegë edhe fëemija në bark të nënës, Pren Zef Lleshit i ka hije të jetë krah për krah në front me vëllezërit e mij dhe në fillim të dhjetorit Pren trimin e gjenë në front aty ku maten burrat e motit.

Trualli i tyre tani kishte marë një pamje tjetër, aty pushonin dhe gjenin strehë si trimat e motit Shkelzen Haradinaj me shokë, Markalleshët u bënë krah i djathtë i

Ramush dhe Shkelzen Haradinaj. Po edhe Memë LLeshi vellau i Prenit dhe Gegës ishte fjalë pak e trim i pamatur, punëtor dhe që e gjejmë në ballë të detyrave që kërkonte nderi i Atdheut, që nga viti 1990 në protesta e demonstrata e deri të dalja në fushë të UÇK-së, nuk u ndal deri në natën e kobshme të 28 janarit 1999 ku bien për të mos vdekur kurrë dy vëllezërit Memë dhe Pren Lleshi në pritën e Godenit në Has të Gjakovës, bien duke e shkrepur deri edhe fishekun e fundit duke lënë përtoke shumë xhelat të zi dhe duke e paguar shumfish veten.

Tani familjes Lleshi ju shtue nderi dhe lavdia edhe me shumë,nga dy u shtuan në , katër dëshmorë, të Atdheut me një dëshirë të vetme, nga fjalët e tyre të fundit lanë porosi që"lufta të vazhdohet deri në fitore". Dhe porosinë e tyre e çuan në vend duke mos e ndalur kurrë pushken Markalleshët dhe sidomos djemtë e këti trualli: Deda, Nika, Toma e deputeti i ardhshëm i kuvendit të Kosoves Gegë LLeshi, deri sa u nxjerr nga Kosova edhe ushtari i fundit i hitlerit Sllobodan Milosheviqit.

Një natë në vitin që shkoi, isha mysafir, te oxhaku i Markalleshëve erdhi e na foli nënë Hana, një grua malsore e plot tipare burrërie edhe pse kishte dhënë dy djem, kunatin dhe djalin e kunatit në luftën e UÇK-së, ndihej krenare e shum e fortë, dëgjova nga goja e saj fjalë që kurrë s´kisha dëgjuar gjerë mëe tani.

Dëshmorët e Markalleshëve i kryen dy detyra gjatë jetës së tyre, në njërën anë i falën gjakun Atdheut, që e patën amanet nga të parët dhe në anën tjetër, ua mbyllën gojën armiqëve të kombit tonë që u përpoqën ta njollosin luftën tonë clirimtare me lloj epitetesh, se:lufta që po zhvillohej në Kosovë është luftë fundamentaliste e muxhahedine,dhe çdo here gjatë tërë historisë mijavjeçare populli ynë dëshmoj se në luftë për çlirimin e Atdheut si vëllezër të një gjaku kan marë pjesë katolik, musliman e ortodoks sepse në damarët e tyre të gjithë kan gjak Arbëri. Pra jemi dhe ndihem tejet krenarë që gjaku i Markalleshëve u bë bashkë me lumenjët e gjakut të Prekazit legjendar e Gllogjanit heroik e të gjithë dëshmorëve tjerë anë e kënd Atdheut, që njëherë e përgjithmonë ti nxjerrim nga vatrat tona bishat e egra të karpateve, tha lokemadhja Hana Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës!

Lavdi gjakut dhe oxhakut të Markalleshëve!

Lavdi dëshmorve të Atdheut!

Rroftë kombi shqiptar!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora