E shtune, 20.04.2024, 05:28 PM (GMT+1)

Mendime

Ibrahim Kabili: Vlera që ruhen e transmetohen në breza

E enjte, 26.09.2019, 07:07 PM


Vlera që ruhen e transmetohen në breza

Nga Ibrahim Kabili

Para pak kohe në Peshkopi, Komiteti i Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe Bashkia Dibër organizuan një ceremoni madhështore, për përvjetorin e çlirimit të Dibrës dhe krijimit të Brigadës së XVIII- të sulmuese atje. Një ndjesi e bukur midis këtyre njerëzve të mrekullueshëm, që dinë të respektojnë dëshmorët, dinë të respektojnë vlerat, dinë të respektojnë dhe mikun!

Sërish një përvjetor tjetër, tanimë në Krujë, në Krujën historike, në Krujën e Skënderbeut, tanimë në 75 vjetorin e çlirimit të Saj nga pushtuesit nazifashist dhe krijimit të Brigadës së XXIII-të sulmuese në Zall-Mëner.

Nëpërmjet zonjës shumë të nderuar Florës, që rrjedh nga familje dëshmori, dhe shquhet për promovime të tilla, njoftohemi se ditën e diel me 22 shtator 2019 ora 10  në Krujë ka një veprimtari. Veprimtarit organizohen nga Komiteti i Veteranëve të Luftës dhe pushteti lokal Krujë.

Me shumë dëshirë i konfirmoj pjesmarrjen në këtë veprimtari Cenit. Sipas premtimit të bërë më parë, marr Ajslën dhe Flavion, nxënës të klasës së dytë dhe shtatë dhe nisem herët për në Krujë. Kureshtja e tyre për të vizituar Krujën qe e madhe. E madhe qe dhe vendosmëtria ime për ti shëtitur, ato, në vendet historike të Krujës e veçanërisht në Pazarin e Krujës, Kalanë dhe M.Gj.K. Skënderbeu. Që në kontaktin e parë me Krujën të binte në sy atmosfera festive e saj. Sheshet dhe ambientet e tjera ishin zbukuruar me flamurin kombëtar e simbole të tjera si në ditë feste. Në kala dhe muze, me gjithë kohën e vogël në dispozicion, Ata u njohën me luftën, jetën dhe veprimtarinë e heroit tonë kombëtar Skënderbeut...Përshtypje shumë të mira patën dhe dy vizitorët e "vegjël" për çka panë në aq kohë atje. Epokë e lavdishme.... Gati e pa "përsëritshme". Sa bukur!...Përpos të tjerave ... jemi krenar që jemi shqiptar!

Vlerat ruhen, ato transmetohen nga një brez tek tjetri.

Në largim nga Muzeu, tek porta e kalasë takohemi me të njohurin Baki Dollma. E kisha takuar dhe herë tjetër. Pasi morëm librin e tij "Vende dhe ngjarje historike të Krujës e Kurbinit" ndahem prej tij, me përshtypjet më të mira për Të, me shpresën se do të takohem dhe herë tjetër...

Në orën 10 ashtu siç qe paralamëruar filloi ceremonia te varrezat e dëshmorëve të Krujës. Në këtë ceremoni pati shumë pjesmarrës: Përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, veteran të mbetur gjallë, shumë të ftuar të tjerë nga Tirana dhe Mati. Të pranishëm qenë përfaqësues nga Bashkia; deputetja e zonës Eglantina Gjermenji; zevendës sekretari i Komitetit të Veteranëve të Luftës dhe familjeve të dëshmorëve Mehmet Deliu;  kryetari Komitetit të Veteranëve të Krujës Hysen Goci;  Ramazan Babaj përfaqësues i Shoqatës së Ushtarakëve;  përfaqësuesi nga familjet e dëshmorëve Sefer Boja, Xhemal Shehu;  përfaqësues nga Batalioni Mati Rexhep Sana dhe Sefer Duka etj.

  pranishmit te lapidari i Brigadës së XXIII-të sulmuese i përshëndeti Kryetari i Veteranëve të Krujës Hysen Goci. Ai ndër të tjera vuri në dukje heroizmin që tregoi populli, partizanët, dhe dëshmorët e kombit për çlirimin e Krujës dhe Shqipërisë. Nga brigada e XXIII-të sulmuese, ndër të tjera tha Ai, ranë 25 dëshmorë, të cilët dhanë jetën në Luftën Antifashiste Nacionalçkirimtare. Kontributi i Krujës dhe krutanëve gjatë LDB-së qe i  madh. Gjurmët e L.A.NÇ-it dhe gjaku i dëshmorëve  do mbeten gjithmonë të freskëta për Krujën dhe krutanët. Kruja ka dhe tre heroj: Mustafa Kaçaçin, Noc Dedën, Rexhë Deliun. Populli i Krujës ka kontribuar shumë për luftën, dhe, për këtë, ne jemi dhe do mbetemi për jetë krenar.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë përshëndeti depuretja  e zonës, Zhermenji. Ajo në fjalën e saj evokoi disa ngjarje të LANÇ- it. Ndër të tjera tha:-Në luftën për çlirimin e Krujës kanë marrë pjesë Brigadat; 6, 7, 22, 24. Këto brigada partizane, në bashkëpunim me Brigatën e XXIII sulmuese bënë të mundur çlirimin e Krujës më 22 shtator 1944. Gjaku i dëshmorëve dhe amaneti i tyre do mbeten model frymëzimi dhe atdhedashurie për ne dhe brezat e ardhshëm. LANÇ qe në themelet e Luftës së  Shqipërisë së djeshme, do mbetet në themel dhe të Shqipërisë së sotme e cila po integrohet në BE dhe strukturat e tjera euro-atlantike. Mirnjohje për jetë dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e Krujës dhe gjithë Shqipërisë, u shpreh në përfundim deputetja.

Nga Komiteti i veteranëve përshëndeti dhe Murat Dardha. Ndër të tjera Dardha tha se Brigada e XXIII -të u formua me në Zall- Mëner me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Kreu detyra shumë të rëndësishme dhe bashkërenditi aksionet e sajë dhe me brigadat e  tjera partizane. Luftoi në shumë zona të Shqipërisë madje dhe jashtë saj. Aksionin e fundit në Shqipëri e kreu më 29 Nëntor 1944 në Shkodër në orëm 02 të mëngjesit kundër gjermanëve. Më pas kaloi në ish Jugosllavi në ndjekje të armikut, duke kryer me sukses shumë detyra luftarake që ju ngarkuan asaj. Lavdi për jetë dëshmorëve dhe LANÇ-it.

Në fund u dha një program i pasur artistik kushtuar dëshmorëve dhe luftës nga grupi artistik i Krujës.

Një ditë e bukur në Krujë, një ditë ndryshe nga rutina e përditëshme. Një ditë që ngjall shpresën dhe promovon vlera! Vlerat e LANÇ-it janë gurëthemeli i Shqipërisë së ardhme .

Ibrahim Kabili

Tiranë më 23.09.2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora