E enjte, 28.03.2024, 06:01 PM (GMT)

Kulturë

Halil Xani: Sylë Ademi-Açareva - Ai ishte i penës dhe i pushkës

E diele, 05.10.2008, 11:18 AM


SYLË ADEMI- AÇAREVA

AI ISHTE I PENËS DHE I PUSHKËS

Nga Halil Xani

 Sylë Ademi-Açareva u lind më 21 prill 1953 në Açarevë të Skenderajt. Filloren e kreu në vendlindje, të mesmen e SHLP-në, në Prishtinë dhe absolvoi në degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Botoi poezi, prozë e tregime në shtypin e kohës që nga klasa e gjashtë e fillores. Ishte recitues i shkelqyeshëm, luajti në teatër, drejtoi shumë grupe letrare e trupa artistike. Shumë poezi të tij u bënë këngë popullore e korale. Ishte luftëtar i UÇK-së e epror në radhët e saj si komandues kompanie e ndihmëskomandant për moral në Brigadën 112 "Arben Haliti". Pas luftës punoi në TMK. Ka marrë shpërblime, diploma nderi e falënderime nga më të ndryshmet. Shumë nga krijimet i janë djegur gjatë luftës.

Ka botuar tri përmbledhje me poezi:
1. Besë e fisit tim, 1999
2. Njeriu pa hise në diell, 2004 dhe
3. Ndizni hi, bie shi, 2006
Ka lënë edhe shumë dorëshkrime të pabotuara.

Vdiq në pranverën e vitit 2007

Kritiku Prend Buzhala për poezinë e Sylës, ndër të tjera thotë:

Nëse ideali është udhërrëfyes, sipas të cilit veprimet e qëndrimet e njeriut arrijnë përtej caqeve të jetës së përditshme dhe pikësynojnë majat më të larta morale, atdhetare e mbi të gjitha njerëzore; nëse pra ideali ishte rregull vetëmohimi i vetvetes në emër të realizimit të një ideje; atëherë le të na lejohet që në fillim të themi që poezia e Sylës është po ashtu jetë e idealeve.
Poezia e Sylës e zgjatë dorën drejt njohjes së jetës dhe të vërtetës. Së këndejmi protagonistët lirikë apo folësi lirik i kësaj poezie e ka të qartë se lufta bëhet kundër një ideologjie sunduese e dhune e cila ekspozon energji shkatërruese ashtu si e ka të qartë se edhe paqja është është pjesë përbërëse e kësaj lufte,kurse paqja me çdo kusht e me çdo çmim, apo pacifizmi si thuhet ndryshe është ideologji e luftës apo e kësaj energjie shkatërruese.
Poezitë e Sylës me këtë tematikë vijnë si troha shpirti nga sofra e përgjakshme e luftës aty ku e kishte "hisen" e tij edhe ai si luftëtar lirie, tek e zë poetikisht fjalën lirike përpara kobit, përpara vdekjes e përpara therorizimit për lirinë, mu përpara çastit më suprem të martirizimit.
Edhe kur Syla zë e futet në mbretërinë e rëndë të nihilizmit, pesimizmit a sëmundjes, poezitë e tij na dalin metafora të magjishme poetike, metafora të rënda plumb; krijuesi nuk ka bërë asgjë më shumë sesa kanë bërë krijues e shkrimtarë të mëdhenj botërorë e kombëtarë. Kurse krijuesit e tillë i japin faqet më të bukura të letërsisë e të literaturës me përshkrimet e vuajtjeve, vdekjeve, ndrydhjeve, energjive jetike, apo të martirizimeve të pafund njerëzore për jetën e për idealet jeetësore, qofshin ato vuajtje vetjake apo të të tjerëve.
Syla nuk e qorton jetën, por e qorton vetëm klithmën e tij të brendshme që si "dhimbje e bukur" nuk e lë të qetë. Ai nuk e ngre në kult sëmundjen, sikundër vepronin romantikët.

Në vazhdim do të sjellim disa poezi të Sylës nga libri i fundit "Ndizni hi, bie shi", në të cilin libër u këndohet qindra luftëtarëve të luftës së fundit për liri. Librin e nisë me vjershën me titull "

 

Lagja e re ka ba be

dhe me

vargjet për veten e tij

Shkabës plakë ngjitet përpjetë
çeta e vogël pesëmbëdhjetë vetë
Ngarkue rand ngrejnë kokën lart
Idealet i kanë ba bashkë
Disa të vjetër e disa të rinj
Sylë Açareva u ka pri
Synin flakë turrin stuhi
S`e lodhin pushka, bombat, alltia
Lum që e ka shqiptaria

Për të vazhduar me vargjet kushtuar Feriz Çitakut, Man Nimanit, Dan Mortajes, Shaqir Smakës, Bekim Ademit, Shefqet Mulës, Blerim Xhemajlit, Bashkim Çitakut, Avni Ymerit, Musë dervishit, Halil Ademit, Rushit Halitit e Riza Ymerit.

Vjersha e tretë në këtë libër ,mban titullin

 

Babë e bijë-elegji

Babi, o babi, babiii
Më thuaj çka është jeta
Bijë, oj bijë, bijooo
Ruaju ndryshe është e vërteta.

Babi, o babi, babiii
Më thuaj çka është dashuria
Bijë, oj bijë, bijooo
Dashuri është puthja ime
Por ruaju nga puthjet e mia.

Babi, babi, o babiii
Më thuaj çka është pasuria
Bijë, oj bijë, bijooo
Ruaju, ruaju bijë nga leckat e mia.

Babi, babi, o babiii
Më thuaj çka vlen më shumë
Bijë, oj bijë, bijooo
Ruaju, ruaju bijë nga netët pa gjumë.

Babi, babi, o babiii
Më thuaj çka është atdheu
Bijë, oj bijë, bijooo
Këtë ta thotë vetëm Skënderbeu.

Cikli i dytë me titull "Gjuhë e moçme" Nis me poezinë:


Malli për gjuhën

Kah më erdhe kaq e bukur
Që në shpirt më vezullon
Ç`është gjithë ai shkëlqim malli
Që bukurinë Ty ta shton.
Vjen me mall e uruar
Me një pellazg diku n`Baltik
Vjen te MUA m`i miklon faqet
Më bën shok e më bën mik.

Vjen s`di qysh vjen me perla veshur
Me sisë muze më ofron
Vjen me mallin e papërshkruar
Edhe zemrën ma pushton.

Vjen me krihë mbi oqeane
Detëra lumenj kalëron
Hyn n`damarë diejsh argjendon fjalët
N`djep përkundur më ledhaton.

Vjen mbi re me flatra loti
Krokodile gllabëron
Sa të bukur t`krijoi Zoti
I mjer ai i mjeri që t`harron.

Vjersha bukur e gjatë me titull “Në gjykatën e Hagës”,

përfundon me fjalët:  

 Hagë me iks po të kryqëzoj
Po të dënoj me kanun Leke
Me plis gege
Unë peshku i vogël i pusit
Hagë gjyq i xhuxhimaxhuxhit.



Cikli "Dashuri Platonike"

M-Matëm mua, të mas TY
I- Irnuar zemrën ma ke
M-Moza me ujë bilur në kafe
O-Oaza ime e dashurisë
Z-Zemra të thërret
A-Afër, më pranë. .

M-ja e malit
O-ja e obeliskut
Z-ja e zukamës
A-ja e ardhmërisë


Mjeku i maleve
(Fadil Bekës)

U rritëm me lojë brincas
I gërrithëm duart në guracek
Me Selimin e Fetinë
Me Mustafën e Hakinë.

e halla Hamide lythat na i shëroi
Në lojë me gogla mali e pulla
Një germë në llaq na bashkoi

 Gjithçka ndanim bashkë
Dardhën, gomën, lapsin kërmezan
Musat e bukës misernike
Kulumritë, kaçat, vojsat
Ndërmend a e mban

E jeta na ndau
Qaza mori qiftelinë e alltinë
Ti pushkën e mjekësinë
Në Tiranë e Prishtinë

Dili im i QKU-së
Vjen e shihemi
Ia fal poezitë për të plagosur
Me mall zemrash e dashuri të pasosur

Shkrepim gas
Ndezim nga një cigare
Unë rreckosur
E biseda
Biseda
S`ka të sosur
Kujtojmë buzët e Lecit
Sakrificën e Sh. Robajt
E fëtfëtën e Zaimit
Kur ai mbante rroba të zeza
E kravatë
Unë e shoh mantelbardhë
E shtyj dhembjen me dy duart
Kah Prishtina
Me dorëza të zeza prerëgishtërinjsh
E përshëndes
Lejlek i bardhë
Rruga e mbarë.



Cikli Portë e hapur

Piktori djersëmundësh
(Petrit Halitit)

P-Prej klasës së parë pikturën e deshti
E-E pas çdo krijese vraponte si i çmendur
T-Tasa, kavanoza, enë i ekspozonte në diell
R-Rent e rent i pikturonte pa u hamendur
I ?I ruante si fëmijë, fëmijë ishte vetë
T-Trotinetin e mbushte letra ngjyra uji e pëlhurë
I-I mbështette në mur, i fiksonte në gur
T-Tanë zemërjetën e vet e bënte pikturë

Kjo poezi ka edhe disa strofa

 BANI JASHARAK
(Shaban Jasharit)

Sh-Shkrepe atë të gëzueme moti tymin s`ia ke qitë
A-A po e sheh oda me krushq duket stërmbushë
B-Bani i pushkës i lahutës e mësuesisë
A-Armët veshur stoli prekazase
N-Nëntori i kuq i djalërisë.

J-Jak po të presin rreshta mbushë ushtarësh
A-Abetare kuq veshur kuqezi
Sh-Shapardanë, Sterjo Spasses qëndrojnë gatitu
A-Agloshe të hershme argjendare gur për kufi
R-Rëndë s`ju vijnë armët nuk lodhen aspak
I-I mbjellin zemrat me plori të hirta
T-Tok vetëm tok, përgjithmonë

 Porta zemër hapur
(Hamëz Jasharit)

H-Hapur mban portat e zemrës
A-Ashiku i këngës sime
M-Mat madhësinë e atdheut
Ë- shërbim e lutje i bën çdo bime
Z-Zogu i çiftelisë

J-Ja vlen të vdesësh për fusha Kosove
A-Akcepton shpesh çdo fjalë
Sh-Shqiptari është kënga jote
A-All
R-Rimë
I-Intimë
T-Trofe

 Lapsi dëshmitar
(Dajës Demush)

D-Daja ishte hastret votre
A-Ai kishte motër vetëm cilën time
J-Jetuan gazepthi shtatëdhjetë e ca vite
Ë-Ëndrrat e trishta i ndanë atë ditë me shi
S-Sytë ua verboi nata e fundit e bajramit pranverëpërzier

D-Dita e njëzetë e tetë marsit
E-E xhemperi u var në kujtim malli
M-Motërzeza thurë e kishte nga leshi i tubuar çubave
U-Unë isha dëshmitari lapsian i fundit në Hagë
Sh-Shi treditor pa pra

Cikli Sheshi i Kuq

Sh-Shpalos gjoksin me pushkomitraloz,në dorë dulbi
E-E krenar nga perëndimi shikon
Sh-Sheston komandanti me pelerinë i gatshëm për sulm
I-I titëron sytë e madhërishëm fort me tokën lidhet
T-tamam burrë Drenice si e ka zakon.

A-Ai është i madhi i të mëdhenjve sypagjumë
D-det syrin ka mbi krah i rri një pëllumb
E-E një titanik i sillet vërdallë me një dorë gjakosur
M-Mblidshet hidhet fluturon para tupanash pa sosur.

J-Jasharët jetojnë e gazmojnë ashtu si dinë
A-Abetare lotësh e kanë Gjergjelez Alinë
Sh-shëtit aty turma nga gjeografi e botës
A-Atdhetarizëm mbëltohet mbi gjeografi krahsosur
R-rekton ndonjë invalid sillet me karrocë
I-I mbetën gjysakëmbët diku n`Qyqavicë.

 Shtata
(Tahir Mehës)

Sh-Shtatë: gjashtë krahina e një republikë
T-Tana Tahir Mehës ia msyjnë
A-A gjun jëzohet Tahir Mehë Drenica
T-Tahir Mehë Talianka
Ë-Është ditë sigurimi e herleviqvidiqit

T-Tak tahirçe nga një kasabë
A-a të kam gjallë Nebih, babë
H-Hiri në votër digjet
I-Ih bre në rr.s. Tahiri s`lidhet
R-Robër e robinja plot

M-Mos u afroni më ngat
E-Emër Tahir, erëgjak

H-Huq plumbi s`më shkon
E-Eja me batalione



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora