E enjte, 28.03.2024, 03:57 PM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Ik...!

E diele, 22.09.2019, 10:03 AM


IK...!

-Poezi për nje njeri që edhe emrin nuk e meriton që t’ia përmendësh-

Nga Neki Lulaj

Ik, sa më larg ik  ti që miqtë  si numra   i ke vlerësuar.

Ti që nëpër vite ke dhuruar mashtrime e intriga.

Mos e rëndo askënd me dyfytyrësinë e sterruar!

Të perëndojë me ty njerëzorja  ku portë është  smira.

Miqtë i ke vlerësuar vetëm me numra në tabelë.

Duke thenë  çuditërisht se vetëm ti ishe në botë .

Me intrigat e tua qumështi  të doli mbi përshesh.

Ty  zili ta kanë   vetëm  dhelprat  në strofkë.

Oo ishe si lule ku spërkatej gjaku pabesia.

E si hunda e Pinokut mendja t’u rrit dhe më shpejt.

Lule shpërthen edhe kaktusi tej te  shkretëtira.

Ti shtireshe si engjëll me zemrën e iriqit në kënetë.

Shko te Mbretëria e Djallit të egër e të zi si blozë

Mbase ka një vend të madh atje në atë xhungël me gjemba

E ne, këtu, të mësojmë që njeriun  së pari ta provojmë

Që nesër të mos bëhemi mbjellës të gjembave në ferra.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora