Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ymer Keta: Zogjtë e Nanës Shqipe kërkojnë rrënjët

| E diele, 22.09.2019, 10:36 AM |


Zogjtë e Nanës Shqipe kërkojnë rrenjët

Shpesh ka ndodhur

që vetëm mali me mal nuk takohen

Po njerëzit  Po !

Nga Ymer Keta

Gjatë gjithë kohërave njerëzit kanë lëvizur. Emigrimi paraqet shkuarjen e popullsisë nga një vend i caktuar  në shtetin Amë jasht shtetit. Shkaqet e lëvizjeve kanë qenë të ndryshme ; të brendëshme dhe të jashtme,të përhershme dhe të përkohëshme,me vetëdëshirë dhe të dhunshme, ekonomike dhe jo ekonomike.

a - Natyrore, si epidemitë apo shkaqet atmosferike, lëvizjet e tokave e torjeve.

b – Shoqërore, si luftërat, destabilizimi politik e urrejtja fetare.

c – Ekonomike, uria, varfëria apo lakmia për një jetë më të lumtur.  

Një lëvizje e pa vullnetëshme ndodhi dhe me banorët e fshatit Ketë në rrethin e Matit rreth viteve 1800, ku nga një lëvizje e tokës ngelën pa banesa e pa troje rreth 300 familje në ketë fshat.

Në mënyrë të pa vullnetshme, ata u detyruan që të kërkojnë e të gjejnë një strehë, kështu që disa u mbështetën tek miqtë e të afërmit brenda nahijes së Matit, të tjerë udhëtuan me netë e javë, duke u ngulur me banim në Bulqizë, në Gollobordë apo dhe në rrethinat e Shkupit.

– Një familje e madhe prej pesë kurorësh, u ngulën në krye të fshatit Dushaj të Bulqizës, ku me një marrëveshje me pleqtë e dheut Bulqizë, ata u dakordsuan, duke blerë një sasi toke e ndërtuar shtëpi, si dhe duke u bërë pjestar me banorët e fshatit, si në rrugë, në ujë, në mulli  në mal për të kullotur bagëtitë dhe në vendvarrimin e të vdekurve. Pasi u ngulën në ketë fshat, emrin e fshatit Ketë ata e përdorën si mbiemër, ku dhe sot kudo që janë njihen si banorë të fisit KETA. Pasi krijuan një fare jetese, të parët e fist u mblodhën dhe vendosën qe dy vëllezër me fëmijë të largoheshin pasi ishin me hapsira të ngushta, kështu që studiuan dhe u vendosën në krye të fshatit Koçaj po në Bulqizë. Më vonë njeri  nga këto, mori rrugën e mërgimit për në Gostivar të Maqedonisë së Veriut, Sot.  

– Duke qenë se pas vitet 1878, sllavët pushtuan disa toka e troje shqiptare, një pjesë e popullsisë shqiptare u detyruan të lënë trojet e të largohen, për të mos u kthyer më, veçanërish pas vitit 1912, kur fuqitë e mëdha të Evropës e cunguan trungun e Shqipërisë, shqiptarët u ndane sipas  shteteve që u krijuan në Ballkan, duke u ndarë nga njeri-tjetri.Edhe lufterat Ballkanike apo ajo e I-rë dhe e II-të botërore, krijuan ndasi të mëdha duke ngelur jashtë shqipërisë Etnike më shumë se gjysma e shqipërisë. Gjithashtu edhe mbas viteve 1950, diktatura e vendosur në Shqipëri, i ndau më shumë, veçanërisht ata shqiptarë që ngelën nën administrimin e Federatës Jugosllave.

– Me ndryshimin e sistemit në shqipëri  e në të gjithë ballkanin, pas luftës së Kosovës, ndryshoj puna, filluan të lëvizin lirisht, e t’u krijohet mundësia të vendosnin ura komunikimi me njeri tjetrin. Pas viteve   1960 1970 u krijua mundësia që disa nga djemtë e këtij fisi të shkollohen në disa degë dhe të punësohen në administratën shtetrore.  Disa  nga këto Bajrami, Mustafai, Ramadani, Ymeri dhe Azizi, mbaruan shkolla ushtarake, duke drejtuar reparte apo dhe njësi ushtarake apo të tjerë në sektorë të industrisë e të Ekonomisë. Aty nga vitet 2000 Ymeri pasi doli në pension, ju kushtua fushës së letrave, duke shkruar për Bulqizën, duke bërë dhe Monografinë Bulqiza e Bulqizakët, ku gjatë kësaj kohe grumbulloj të dhëna dhe për fisin Keta, duke vendosur piketa e gjetur vendbanimin e banorve të larguar, ku kët piketa Azizi, i dokumentoi në Arkivin e Shtetit, kështu që fisi Keta, vazhdonte të shtohej jo vetëm në Bulqizë por edhe në Gostivar(në fshatin Çajle). Azizi udhëtoi edhe në rrethinat e Shkupit ku mori takim me disa nga banorët e fisit Keta, ku si rezultat i atij takimi bëri që dhe fisi Keta në Gostivar, kanë tentuar të krijojnë lidhje me rrënjët e tyre në Bulqizë por nuk u bë e mundur.                                                                                                                         

Nepërmjet Internetit dhe telefonatave, u bë e mundur që në datën 1 Gusht 2019, një grup prej 14 vetash të organizoheshin e të vinin në Bulqizë, ata ishin ;  Nexhati, Afrimi, Besniku, Agroni, Arjani, Bujari, Sefati, Mensuri, Arditi, Armendi, Burimi, Hisa,Bedullai dhe Shkëlqimi. Pjesa më e madhe e këtyre janë emigrantë në vendet e Komitetit Evropian, por duke ardhur me pushime në vendlindje, u grupuan me katër automjete, rreth orës 12, befën në Fushë Bulqizë, ku kishin dalë për t’i pritur Ymeri, Azizi, Asllani, Bajrami, Arbeni dhe Eltoni. Në lagjen Tejzallë, sapo hynë në grykën e qytetit në portën hyrse të Bulqizës, u duk autokolona, ndaj neve përpara njësisë tregtare Balja, në anën e rrugës(segment i rrugës Arbrit)  vendosëm tre makinat tona, u rreshtuam ashtu siç e kishin zakon të parët tanë për të pritur të afërmit. Sapo u afruan, ju bemë shenjë, u rreshtuan pas makinave tona. U takuam ashtu siç takohen vëllezërit, më pas i informuam për programin e vizitës dhe ashtu si krushqit dasmorë vazhduam udhëtimin per tek njësia administrative në mjediset e Komunës Fushë – Bulqizë. Sapo mbërritëm, vizitën e parë e bëmë në mjediset e shkollës 9 vjeçare që mban emrin ASLLAN  KETA, ku për jetën e dëshmorit të Luftës Nacional Çlirimtare Azizi, mbajti një referat të shkurtër, ku u përmendën dhe luftrat e bëra kunder Osmanëve tek Ura e Qytetit apo në Fushë të Vajkalit, kundër Sllavëve Serb e Bullgar dhe fashistëve Italian.  Gjithashtu s’la pa përmenur dhe aktin heroik  të sheikut e luftëtari të Lirisë Fejzë Canga                                             (SHEH FEJZË BULQIZA) e lutëtar të tjerë Bulqizakë që dhanë jetën për ketë truall që sjanë pak por me dhjetra, e Fejzë Canga u bë “Mit” për Bulqizakët.                                                                         Në vazhdim udhëtuam drejt fshatit Koçaj, tek Labidari i Asllan Ketës, duke u përkulur me respekt para tij, ku Ymeri beri një rezume të shkurtër për krahinën, hyrjet e daljet në ketë krahinë dhe intenerari që të çon per tek Kalaja e Stelushit në Katër Grykët, kufizimet me Dibrën e Matin, që Bulqiza ka vetëm dy porta ;   Gryka dhe Ura e  Qytetit,Hyrje në lindje dhe dalje Qafa e Buallit në perëndim, rruget e tjera janë kembësore dhe me kafshë barre. Vazhduam vizitën në kullën historike ( Kullën e Ketës), kullë e cila u bë çerdhe luftëtarësh e patriotësh që bënë emër në krahinë, në Dibër e më gjerë, kullë që bëheshin kuvende burrash e pleqsh të dheut, apo sheikësh fetar, për të mbrojtur vatanin, sot ajo kullë trashëgohet nga Asllani me vellezër me fëmijë e nipa, ku djemtë e kesaj kull pas viteve 1990 ju drejtuan emigracionit, duke bërë emër, veçanërisht duke u ngjitur në ringun e Evropës si boksiera, duke berë e mër, duke fituar  çmime e medalje të arta e të argjenda, si ata të ringut botëror, duke e bërë Bulqizën në njohur në Evropë e në Botë.  Vizita vazhdoi në mjediset e kullës, pasi një dhomë ishte kthyer në muze, me foto e relike, Pasi njeri nga burrat e njohur Bajrami, ishte zgjedhur kryeplak, dhe oficer rezervë i Regjimit të Zogut, ndersa Halili pasi u arsimua, u titullua oficer , duke shërbyer në disa zona të shqipërisë mesme,i cili bëri emër. Mbas çlirimit të vendit nuk u pajtua me platformën e Komunistëve, e si tillë doli në mal, u ndoq nga forcat e ndjekjes, për me mos renë në dorë të tyre u vetmbyt në Drinin e Zi. Kështu që kulla e Halilit u dogj, femijët dhe vëllezërit e tij o përndoqën nga sistemi diktatorial. Edhe pse dy djemtë e Bajramit, Asllani dhe Feriti,u radhitën në formacionet partizane të brigadës 18-të,  deri në  çlirimin e plotë të vendit,  Asllani nga sëmundja që mori, ndërroi jetë dhe u cilësua Dëshmor i Atdheut. Sistemi  një partiak, nuk i përkrahu, e fëmijët e tyre nuk u arsimuan, por nuk e ulën kokën, punuan dhe u dalluan kudo që ishin. Edhe pse ishte kohe dreke, programi i hartuar ishte i ngjeshur, kështu që pasi pine kafen, ndonjë embëlsirë a frut, i dhanë lamtumirën, për të vizituar dhe kullën tjetër në Dushaj, më pas në Vajkal.   

Autokolona vazhdoi udhëtimin në drejtim të fshatit Dushaj, edhe pse rruga e pa asfaltuar, me gropa, asgjë nuk e ndali autokolonën. Hovin e ndalën tek Lisi shumëshkellur Druri i Danit, aty ku mblidheshin pleqtë e dheut, ay ku merreshin vendim për tu mbledhur djelmënia për ti vajtur në ndihmë Grykës Vogël në luftën e Drinit kundër Hajredin Pashës, kundër serbëve tek Ura e Topojanit, tek ura e qytetit, tek Kulla e Shabës. Në hijen e këtij lisi kishte ardhur për vizitë dhe nën hijen e tij vitin e kaluar pushoi dhe ish Presidenti Alfred Moisiu, i cili mbështeti portestuesit e fshatrave Dushaj e Koçaj për mbrojtjen e pyllit nga shkatrrimtarët. E lamë kodrën e Danit dhe u futëm në fshatin më të vjetër të krahinës Dushaj dhe hapin e ndalëm në lagjen Ketas, aty ku filloi jeta e këtij fisi. Tek Kulla e Sulejman Ketës, ku sot banojnë nipat, zëvendësuar me një banesë Vilë, këtu është dhe vendlindja e Ymerit, doli Sulejmani familjarisht duke na uruar mirëseardhjen.  Në ketë trual lindi e u rrit dhe Ymeri, icili  i njohu vëllezërit nga Gostivari, me jetën dhe aktivitetin e fisit Keta në ketë kala të mbrojtur natyralisht, ku djemt e vajzat sot janë shpërndarë nepër botë, në Evropë, deri në Amerikë. Nga kjo lagje disa nga burrat më energjik u rrjeshtuan në formacionet e luftës Nacional çlirimtare, si Ajazi, Sadiku, Limani dhe Ademi, ku përveç çlirimit ata morën pjesë në veprat e mëdha të ndërtimit të vendit. Kështu dhe tjerë më vonë vazhduan studimet, dikush në shkolla ushtarake dhe u titulluan oficerë si ; Bajrami,Mustafai, Azizi, Ymeri dhe Arbeni, ku kanë drejtuar sektor të  rëndësishëm, Azizi Komandant njësie deri Drejtor i Prapavijave në Ministrinë e Mbrojtjes me gradë madhore e tjerë. Po kështu dikush ekonomistë ekonomistë si Ramadani i njohur në fushën e Ekonomisë. Eduarti dhe Genti të dy  Inxhinier Mineralesh, ku drejtojnë sektor të rëndësishëm  privat, të  njohur si drejtues aktiv e të zot. Edhe Inxhinierët gjeolog si Saimi, inxhinier Mekanik Vladimiri e  dikush juristë, dikush mjekë, që sjanë pak por vetëm në Vajkal tre, si Vebiu sot i ndjerë, Rolandi,ku drejtoi dhe Bashkinë e Bulqizës, si dhe Deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe Eltoni, duke drejtuar sektorin e shëndetsisë në Bulqizë. Në vazhdim Ymeri, Azizi dhe Lulzimi, përveç punëve në profesionin e tyre kontribojnë në fshen e letrave e të gazetarisë. Po kështu janë mjaft djem  e vajzaqë kanë mbaruar për Mësuesi, si Altini, Fadili dhe Arbeni dhe Drilona e Aurora  që edukojnë brezin e ri.

Pasi bëmë foto,  filluan qerasjet, sipas dëshirës, dikush kafe, dikush, qumësht apo dhallë e dikush nga gotë me raki Kumbulle sipas traditës, të setit fetar “BEKTASHI”. Për pak njeri nga vizitorët, u rëndua nga shendeti, por falë përkushtimit të Eltonit që është dhe mjek i dha ndihmën e parë(kualitative) dhe çdo gjë shkoi mirë. Nga autokolona e makinave në zbritje ushtonte lugina , duke u renë burive ashtu si për dasëm, vërtetë gëzim ishte, pasi pas  pothuajse 200 vitesh, u bashkuan zogjtë tek shqipja Nënë. Tani rradha i erdhi drekës, ku zgjodhëm një lokal në qendër të Fush-Bulqizës, ushqime të traditës, buzë zallit të Bulqizës, që periudhat e vjeshtës, dimrit dhe pranverës bëhet rrem Drini, duke e ndarë krahinën në dy pjesë. Në ketë drekë erdhi për të na nderuar edhe Kryetari i Bashkisë Bulqizë Z.Lefter Alla, shoqëruar nga  miku i fisit Keta M.Miftari, i cili së bashku me Arben Ketën shëbyen si  shofer dhe fotoreporter. Miqë(vëllezërit) nga Gostivari i përshendeti dhe Z.Lafter Alla.  Në vazhdim Ymeri,  u dhuroi disa nga librat e botuara, si Bulqiza e Bulqizakët,Zemrën atje e kam me Poezi, Shenime nga Ditari im, Roanin Kohë e Trazuar, Rrëfime në Odën Dibrane etj, ku vëllezërit nga Gostivari, kishin sjell me vete Librin e Autorit Sali Jonuzi(KETA) Monografin e fshatit Çajle të Gostivarit. Ishin çste vërtetë të gëzuara e domethenëse që do të mbahet mend nga pjesmarrësit dhe do të shërbejë dhe për brezat, ku do të çmohet si vlerë historike e FISIT KETA.                                                                                                                    Pasi u drekuam, hapin e ndalëm në Fushë të Vajkalit, tek përmendorja kushtuar Heroit Legjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, edhe këtu u bë foto, e në vazhdim tek lagjia Mashnorë, ku emri kësaj i ka mbetur pasi vjeshtës dhe pranverës ishin mashnat e bagëtive, pra nga fshati Koçaj, i trajtonin bagetitë në këtë vend. Aty ishte hapur shtëpia e vjetër e Ram Ketës, ku sot banojnë nipat, ku sipas zakonit dolën e na pritën jo si zakonisht por me gjithë zemër pa asnjë rezervë  ashtu siç ka pritur miq nga të gjitha trevat, e cila ngelet në kujtesën tonë. Më i moshuari i këti konaku që vazhdon e lufton  të kap ë shekullin na dergoi një mesazh... mirëse erdhët vëllezër e mos u ndafshim më kurrë ! Azizi e bëri prezantimin e shtëpisë së lindjes e se kjo shtëpi e vjetër e pa rikonstruktuar ka ngelur si muze, edhe pse ndërtesat e reja apo vilat s’mungojnë kësaj akoma s’i ka ardhur rradha.Qerasja ishte me embëlsirat e traditës, frutat  dhe kafenë, duke ju uruar mirëseardhjen. Në përfundim edhe pse po afrohej akshami, radha i ngeli lagjes Sallake, këtu do të përfundonte dhe ky aktivitet. Vazhduam dhe u akomoduam tek shtëpia e Arbenit, ku Arbeni dhe Eltoni na uruan mirëseardhjen në familjet e tyre ku dolën e na pritën gra e fëmijë. Me styre djali i Arbenit me Aparat fotografik  dhe  Enea i Eltonit akoma pa mbushur 6 vjeç, me Ajfon në Dorë, kishte hypur në tarracën e Vilës dhe të po bënin foto vëllezërve të ardhur nga Gostivari. Filloi qerasja me emëlsirat, frutat dhe Kafetë apo ndonjë gotë raki, ashtu siç ishte traditë nga Baba Sabri thoshte Arbeni, duke kaluar një mbas dite të gëzueshme që do të mbahen mend në kujtesën e Brezave. Rreth orë 20 e 30, lam bujtinat e fisit Keta, dhe ju uruam vëllezërve rrugë të mbarë e mirë ju gjetshim. Ata u nisën për në Gostivar, Azizi e Ymeri për në Lezhë e Tiranë.

Bulqizë 10 gusht 2019.