E premte, 19.04.2024, 05:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Zymer Mehani: Nehat Jahiu - Mësuesia si mision

E diele, 22.09.2019, 11:00 AM


Disa fjalë për librin “Mësuesia si mision” të autorit Nehat Jahiu

Nga Zymer Mehani

Autori Nehat Jahiu tanimë njihet nga lexuesit tanë me dhjetëra libra. Këtyre ditëve nxori nga shtypi librin e radhës “Mësuesia si mision”, të cilin e ka konceptuar në tri pjesë:

?          Mësuesia si mision;

?          Përshtypje dhe

?          Kujtime.

Te pjesa e parë –Mësuesia si mision, autori Jahiu thekson se personaliteti i mësuesit është më kryesori, ngase është edukues e pastaj edhe arsimues i brezave të tërë dhe duke qenë i tillë, i prin zhvillimit qytetar. Pra, mësuesit janë edukues të fëmijëve.

Edhe mësuesia është profesion dhe mision me përgjegjësi, sepse e tejkalon edhe ndikimin e prindërve mbi fëmijët. Pra, mësuesia para së gjithash është mision.

Arsimi, kjo hyjneshë e njerëzimit, siç do ta quajë Tagora i madh, është një hallkë nga më të rëndësishmet të zhvillimit njerëzor, dhe si e tillë është e ndjeshme. Autori Jahiu do të na e rikujtojë se në të kaluarën shqiptarëve u ishte mohuar arsimimi në gjuhën shqipe e si pasojë shumë mësues edhe janë martirizuar për shkollën shqipe.

Me të drejtë konstaton z. Jahiu se sot gjendja e shkollimit shqip është në pozitë të mirë, ngase të gjithë shqiptarët në trojet e tyre, por edhe në diasporë arsimohen dhe mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Për anomalitë që hasen sot në shkollat tona jemi fajtorë vetë, prandaj autori Jahiu, ka të drejtë që kërkon mobilizim në mënyrë që të eliminohen dukuritë negative me kohë dhe arsimi ynë prej parashkollorëve deri në universitet të vihet në binarë të sigurt.

Z. Jahiu duke u nisur nga përvoja e tij si mësues, thotë se çdokush nuk mund të jetë mësues. Prandaj, ata që s’e ndjejnë peshën e përgjegjësisë të këtij profesioni, më mirë është që të mos përcaktohen fare në këtë lëmi.

Në vazhdim, z. Jahiu jep disa karakteristika të mësuesit të mirë, siç janë:

?          Një mësues i mirë i respekton nxënësit e tij;

?          Ai krijon ndjenjën e përbashkësisë dhe gjithëpërfshirjes në klasë;

?          Është i afrueshëm, i kujdesshëm dhe entuziast;

?          Ka dashuri për të mësuarit dhe i frymëzon nxënësit me pasionin e tij për mësimet dhe materialet e lëndës;

?          Një mësues i mirë është një udhëheqës i aftë;

?          Është bashkëpunues me kolegët vazhdimisht;

?          Ruan profesionalizmin e tij.

Nehat Jahiu në vazhdim flet edhe për rëndësinë e bibliotekave, ngase ato kanë ruajtur dhe ruajnë pasurinë më të rëndësishme, më të çmueshme dhe më të shtrenjtë të njerëzimit. Aty kemi të vendosura dokumenta dhe libra, gazeta e revista të fushave të ndryshme, me vlera letrare, shkencore etj.

Sot gjendja e bibliotekave nuk është në gjendje të mirë, konstaton z. Jahiu. E për këtë çështje përgjegjës autori i bën ata që i përfaqësojnë shqiptarët në nivel komunash e më gjerë, sepse me votën e tyre ata kanë marrë pozita në pushtet.

Sa i përket ndërtimit, hapjes dhe furnizimit të bibliotekave me libra e revista, kohëve të fundit nuk i intereson askujt. E autori Jahiu mendon me të drejtë se bibliotekat duhet të pasurohen vazhdimisht sepse librin e shtypur s’mund ta zëvendësojë kompjuteri.

Në pjesën e dytë- Përshtypje, autori Jahiu rrah këto çështje:

-Shndërrimi i shumë institucioneve në pronë private;

-Keqpërdorimi i botimeve nga shtëpi botuese apo individë;

-Ndarja e çmimeve letrare, pa u lexuar poezitë nga juria profesionale;

Pastaj autori Jahiu e paraqet letrën e Çabejt për mësuesit dhe mësuesinë, si dhe letrën e famshme të presidentit Abaham Linkoln, drejtuar mësuesit të birit të tij. Që të dy këto letra janë mjaft përmbajtësore dhe interesante.

Libri “Mësuesia si mision” i autorit Nehat Jahiu përmbyllet me pjesën e tretë – Kujtime. Aty autori do të na tregojë për njohjen me poetin Agim Spahiu; vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” Komanovë-Likovë dhe jkjutime tjera të autorit jahiu më vende e me njerëz të ndryshëm.

Libri përmbyllet me shënimet biografike dhe bibliografike të autorit Nehat Jahiu.

Veprat e Nehat Jahiut:

1. “Në sytë e tu” -1982

2. “Ura prej zemrave” -1985

3.“Fluturimi i pëllumbave” -1990

4.”Të pret malli që na treti” -1993

5.“Hidhe vallën, Laro!” -1994

6.“Kukuvajka” -1995

7.“Hape derën, shkolla ime!” -1995

8.“Epitaf lirie” - 2000

9.“Rrënjët i ke në këtë tokën ilire” -2005

10.“Huti mbi çati” -2005

11.“Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe” - 2008

12.“Lulëkuqe mbi varre” -2010

13.“Orizarja ndër shekuj”-2010

14.“Rrugës së drejtë” -2011

15.“Zana dhe Guri” -2011

16.“Poemë për mikun Sadulla Zendeli, Daja” - 2012

17.“Te ura e gjyshes” - 2012

18.“Rreze në dritare” - 2013

19.“Krahët e fluturës”- 2013

20.“Hëna u bë nuse” - 2013

21.“Kënga e zogjve” - 2013

22.“Gjaku im të qoftë falë”-2014

23.“A vjen liria“-2016

24.“Mbresa njerëzore për një njeri të veçantë”- 2016

25.“Biri i shqiptarisë”-2016

26.“Zorite libertatii - Agimet e lirisë”-2016 (pëkthyer në gjuhën rumune nga Adriana Tabacu)

27.“Të qeshën e të bënë nuse”-2016

28.“Is freedom coming” -“A vjen liria”-2016 (përkthim në anglisht nga Patricia Lidia)

29.“Lumnije Vokshi Ramadani në rrugën e dritës së diturisë“-2016

30 “Mumin Kastrati, mësuesi i përkushtuar, atdhetari” -2016

31.“Opinione”-Bukuresht -2017

32. “ Zilet e një jete” -2017

33.” Kujtim i gdhendur në Mall”-2017

34.“ Shpirti i mërgimtarit”-2017

35.”Epitaf lirie” ( ribotim)-2017

36.” Mos m`i prek plagët”-2017

37. “ Në hap me kohën”- 2018

38. “ Aforizma autoriale”-2018

39.”Kresniku ilirisë”- Antologji poetike”-2018

40. “ Diell në shpirt lirie” Antologji poetike-2018

41. “ TahirSinani” - Antologji poetike- 2018

42.” Fjala ime”- 2018

43.” Stina e zogjve”- 2018

44. “ Misioni i mësuesisë”- 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora