E premte, 19.04.2024, 11:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Jusuf Zenunaj: Nëse na votoni

E diele, 22.09.2019, 11:00 AM


Jusuf Zenunaj

NËSE NA VOTONI

Ne të mirë qemë,

më të mirë do të jemi,

shpëtimin nga e keqja

veç me ne e keni.

Na duhet vota juaj

si buka në çerep.

Nga pësimet mësuam,

s'do të jemi sikur vjet.

"Pêr kokë të fëmijëve" ,

betohet deputet Mani,

po fituam ne

merr fun korrupsioni !

Kufiri do rikthehet

në Kullë e në Çakorr,

gurin do ta vëmë

me qejf o me zor.

Sot, lirshëm lëvizni Tiranë-Prishtinë,

botën do ta shëtisni - tokë e det,

nëse na votoni të vijmë në pushtet.

J.Z. , më 14 shtator 2019

DO TA TAKOJ GRUAN

Partitë nuk i ndërrova

siç i ndërrojnë deputët,

edhe pse punë nuk gjeta

tash e dyzet vjet ! ?

Rrallëherë më shkon mendja

qê kreva fakultet.

Shokët e studimeve

të shumtë më harruan,

s'ua zë për të madhe

të gjithë u pensionuan.

Herë e fundit, kur isha në votime

ftesë i kishin dërguar edhe gruas sime.

Njeri nga komsioni , që rrinte te dera

më pyeti : - " xha Agush, pse s'erdhi Vera ?

Mua m'u mor goja, në vend tim u gjegji Isa,

- : Vera nuk ka ardhur , moti është te lisat !

Edhe kësaj herë unë do të votoj,

ndoshta gruan time sërish e takoj ! ?

J.Z., 12 shtator 2019

POLITIKANËT TANË

Ata që na herrën të parët,

na herrën sikur të dytët,

harruan për zhvatjet

të bëra natën e ditën.

Sot, të mirë shitên

të dytët sikur të fundit,

flasin si t'ishin në ëndërr

e ne, të na zinte gjumui ? !

J.Z. , 10 shtator 2019



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora