E marte, 16.04.2024, 11:49 AM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Mali i Zi dhe njohja e Kosovës

E shtune, 04.10.2008, 04:08 PM


Mali i Zi dhe njohja e Kosovës

Shkruan: Shaban Peraj

Në këto vite të demokracisë Mali i Zi përjetoi ndryshime politike, sociale e ekonomike thelbi I të cilave ishte nga kalimi totalitar në shoqërinë demokatike.

Krahas këtyre ndryshimeve që mund të jenë pozitive apo negative, kjo nuk është temë për diskutim në këto momente, ajo që bën të diskutojmë është se në këto ndryshime kanë marrë pjesë edhe shqiptarët në Mal të Zi, si dhe paralajmërimi i Malit të Zi  për njohje të Kosovës. Lidhur me cështjen e Kosovës, përfaqësuesit shqiptarë disa herë kanë bërë përpjekje të sensibilizojnë opinionin e bredshëm dhe atë të jashtëm për pasojat që mund t’i vijnë Malit të Zi me njohjen apo mosnjohjen e shtetit të Kosovës. Edhe pse përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi  nuk kanë hartuar një platformë të përbashkët lidhur me këte cka do të kishte qenë më mirë, duket sikur ata me iniciativa individuale apo sporadike, po edhe me sygjerimet e ndërkombëtarve ia arritën që të zgjojnë ndjenjat e komunitetit malazias për të pranuar realitetin e krijuar që Kosova të jetë shtet demokratik me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj.
Aktorët e politikëbërjes malazeze të involvuar në cështjen e njohjes së Kosovës si shihet duket se po përfillin tashmë kriterin historik dhe ate demokratik duke i dhënë Kosovës atë që vërtet i takon ligjërisht  e që është një realitet gjë që e theksoi edhe kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq në ekspozenë e tij para deputetëve të parlamentit të Malit të Zi. Miratimi i Rezolutës i hap rrugë Malit të Zi për integrime në strukturat evroatlantike dhe njëkohësisht i jepet drita jeshile qeverisë malazeze për pranimin e pavarësisë së Kosovës gjë që edhe vet Gjukanoviqi e paralajmëroi një mundësi të tillë. Pranimi i Kosovës nga Mali i Zi do të ishte kompromisi i vetëm i arsyeshëm historik e politik që do të mund të kënaqte te dy palët për të vazhduar rrugën së bashku në familjen evropiane.
Elementet ekstremiste serbe që vazhdojnë të jetojnë me mitin serb se gjoja Kosova është „djep i Sërbisë“ , e këtu është fjala për disa liderë të partive proserbe në Mal të Zi, duhet ta kenë më se të qartë se vetëm pranimi i Kosovës shtet u bën mirë atyre, po edhe vet Serbisë për të hyrë në Bashkimin Evropian. Pavarësisht kërcënimeve të disa liderve të partive proserbe që bënë në parlamentin malazias se gjoja do të ndodhë një revolucion tjetër duke paralajmëruar atë viteve të ‚90-ta, të njëjtve nuk ka për t’u  rritur rejtingu politik, atyre nuk ka asnjë gjasë që kjo t’u realizohet pa marrë parasysh dëshirat dhe kërcënimet drejtuar politikës zyrtare malazeze. Një fjalë e urtë thotë se njerëzit e mencur mësojnë nga gabimet e të tjerëve, nga ku pikërisht kjo fjalë më është kujtuar duke përcjellur seancën e Parlamentit malazez ku njëri nga liderët proserb, sic është Andrija Mandiq i cili duke thirur vitet ‚90-ta e për t’i futur ata në 2008-tën  jo vetëm që ky person nuk më hyn tek të mencurit por kjo rezulton edhe më keq se kaq.
Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk paraqet kurrfarë problemi as për ndërkombëtarët, as për paqen në rajon sic spekulon opozita malazeze antcivilizuese, përkundrazi të njëjtit të bëjnë të kuptosh se nuk janë serioz në frymën e realizmit politik dhe të së drejtës së vetëvendosjes. Konfliktualiteti mes pozitës dhe opozitës lidhur me cështjen e Kosovës është shoqëruar gjithë këto vite të demokracisë, andaj ka vetëm një mënyrë për të pranuar të vërtetën sado e hidhur qoftë për opozitën malazeze, e ajo është vendosja dhe mbrojtja e standarteve të BE-së nga të gjithë politikanët, pavarësisht përkatësinë partiake që kanë. Tashmë duhet të ndërgjegjësohemi e të kuptojmë se konfliktet e ashpëra të grupimeve politike nuk janë thjeshtë cështje të tyre, por problem për të gjithë qytetarët dhe kjo duhet t’u shpjegohet atyre se cështja e Kosovës nuk është më problem i Serbisë, ajo ka hyrë në rrjedhat e veta dhe për këtë nuk ka kthim prapa. Nëse analizohet mirë cështja e pranimit të pavarësisë së Kosovës mund të konstatohet se ky hap i politikanëve malazez  është i matur duke pasur parasysh rrethanat e krijuara në Ballkanin e trazuar si dhe interesimin e Malit të Zi për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Andaj, që tani epilogu është i njohur dhe qeverisë malazeze pëmes Rezolutës së miratuar në parlamentin malazez iu dha drita jeshile për të bërë njohjen e pavarësisë së Kosovës në momentin më të duhur. Këtë në mënyrë të tërthort e ka paralajmëruar edhe Ministri Punëve të Jashtme në qeverinë e Malit të Zi, Millan Rocen duke bërë me dije se nuk është reale të pritet që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë të marrë ndonjë vendim në favor të cilës do palë nga ku vendimet nuk janë detyruese. „Eshtë e drejtë sovrane e cdo shteti që të vendosë nëse do ta njohë pavarësinë e Kosovës“ ka thënë Rocen.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora