E premte, 19.04.2024, 06:42 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Kujna t'i besojë populli

E shtune, 21.09.2019, 09:57 AM


KUJNA TI BESOJË POPULLI

Nga Dedë Preqi

Kujna ti besohet, cilit lider politik, apo atij që del para opinionit dhe thotë, e keni besimin tonë, ne jemi partia më prosperuese, ju garantojmë, ju duhet të na përkrahëni dhe të na jepni votën, sepse ne jemi ata që do ta luftojmë me çdo kusht krimin, korrupsionin, nepotizmin dhe çdo gjë që bie në kundërshtim me ligjin e Kosovës.

Tjetri thotë, partia e jonë kërkon përkrahjen e juaj, sepse përmes programit të kësaj partie, kriminelët, korruptorët, shkelësit e ligjit, nepotistat dhe gjithë ata që e dëmtuan këtë shoqëri përmes formave të tyre abuzuese, ne jemi ata që me pushtetin tonë, këta keqpërdorues do ti fusim në pranga, kjo është motoja e partisë tonë...

Ndërsa tjetri lider, si më i përmbajtur thotë, partia e jonë asnjëherë nuk ka qenë e akuzuar dhe e dyshur për krime, për korrupsion dhe gjëra të tjera, që bien ndesh me ligjet e Kosovës, prandaj vota e juaj është e domosdoshme për të vendos se cili është më i pranishmi dhe më i vendosur në udhëheqjen e këtij vendi.

Sa fjalë të mira dhe domëthënëse shkrepën nga goja e liderëve të tillë, të cilët deri dje, ishin po këta njerëz në qeverisje dhe pushtet, të cilët nuk kanë bërë gjë të mbarshme në këtë vend, duke e zhytur vendin në krim, në korrupsion, në nepotizëm dhe duke vepruar në gjitha format shkatërruese, që  të njëjtit japin ligjerata dhe shtrijnë përvojën e tyre, për të vazhduar aty ku e kanë lënë keq e më keq këtë Kosovë dhe këtë popull, që po e përbuzin sa herë se u qohet, me nderë më thënë.

Kosova dhe shteti i saj, nuk do të thotë se do të gjejë shpëtimin, apo do mvarëmi  menjiherë nga këta matrapaz politik, të cilët me retorikat e tyre, predentojnë të vazhdojnë avazin e tyre në shkatërrimin e kësaj shoqërie përmes metodave dhe prevojave të tyre, për të vënë në veprim përfitimet përsonale dhe klanore, ndërsa ekzistenca e popullit, qëndron e lënë anash, në mes misterit dhe fatit të tyre...

Kosova, nuk do të thotë se një kompleksitet i tillë do ta ndryshojë, apo do ta fundos fatin e saj brenda një kohe të shkurtër, por do të thotë se, një tendencë e tillë do ta ç’rrënjosë, apo do ta rrënjosë ekzistencën e saj, e cila e bënë të mundur arritjen aty ku e meriton kjo shoqëri njerëzore, si çlirim i zgjedhës së pushtetëve të pa merituara.

Po të marrim në shqyrtim sot rrethanat e jetës dhe mirëqenjës së qytetarëve të Kosovës, mënyrën se si zhvillohet dhe skalitët fati i tyre në këtë shoqëri bashkëkohorë,  trajtimi i tij ndaj pushtetit aktual, apo pushtetëve aktuale, që ta rëndisin këtë shoqëri me shoqëritë tjera në frymën dhe jetën demokratike, përmes së cilës do e kuptojmë edhe të ardhmën e saj???

Asnjë shoqëri njerëzore nuk mund të ngritët në shpejtësinë e saj të zhvillimit dhe as të zotësisë, por pas një periudhe bukur të gjatë, Kosova po lëngon nga “sëmundja e gjumIT” e cila sikur në ëndërr, vetëm po ëndërron të ardhmën e vet, një bindje që vetë fakti që po e përcakton “orën e vet”, sipas ëndjeve dhe dëshiarave të veta, por nuk po e realizon këtë ëndërr asnjëherë deri më tani në objektivin e saj të nevojshëm dhe të domosdoshëm.

Atëherë, kujna ti besojë ky popull, nëse kemi parasysh këtë gjë, ku mund të provojmë, qoftë edhe si një kërkim, që të gjejmë figuarat, apo njerëzit e duhur, që dinë dhe dojnë ti kontribuojnë këtij populli dhe këtij vendi, të cilët përveq tjerash do kenë kritere të kulturës dhe të veprimit shoqëror e politik, dhe në thelbin e kësaj çështje, kritere të kulturë dhe besimit kombëtarë, në fakt për ta parë këtë bërthamë,  do kemi nevojë për atë gjeneratë të fuqishme dhe serioze, që nesër do e qeverisë Kosovën, në rrugën e prosperitetit dhe integritetit të saj që e meriton.

Kujna ti besojnë këta qytetarë, të cilët pothuaj se kanë mbetë në gjysmë të rrugës dhe nën mëshirën e politikës, ti besojnë atyre që dinë me rrejtë më së miri dhe që joshin e tërheqin njerëzit e tyre përmes mitëve dhe afishëve të mistershme, apo të besojnë atyre që deri më dje, nuk posedonin ndonjë akuzë të kundërligjshme në disfavor të shtetit dhe popullit të vet.

Vetëm njerëzit primitiv e trajtojnë ekzistencën e vet si të udhëhequr nga forcat e mistershme, por në këtë kohë bashkëkohore, në të cilën bëjmë pjesë edhe ne shqiptarët, gjërat dhe dukuritë e marrin një domëthënje sikur shkon përtej botës empirike, apo pushteti i jonë e ka domëthënjën hyjnore dhe të pa prekshme, prandaj, kjo çështje mbetët në vëmendje, sepse format e një pushteti të tillë nuk na ndihmojnë që të arrijmë cilin tonë të duhur, por përkundrazi e ndihmojnë lindjen e komplekseve të reja në një shtet, të cilat, energjitë tona i kthejnë në favor dhe rrezulltate të veta.

Populli shqiptarë i Kosovës, në këto zgjedhje gjindet në mes të rrugës, por energjitë e veta nuk ti hargjojë dhe shpenzoj kot, edhe pse e ka një kompleksitet në rrugëzgjidhjen e vet, që tani e ka një shansë, të cilën duhet ta shfrytëzojë urgjentisht, përmes votës së lirë dhe vullnetit të vet, duke e zbuluar dhe zgjedhur emërtuesin e udhëheqjes së vendit të vet, me një udhëheqje që prodhon programe dhe projekte të  shëndosha dhe e prosperon këtë vend ashtu sikur e meriton.

Të na kujtohet jo fort largë, e kaluara dhe konceptet e saj rreth çështjeve tona jetësore dhe institucionale, dhe njeriu i sotëm duhet ti dëgjojë mirë këto fjalë, ndoshta do na shkojë mendja te momentet e zgjedhjeve të asaj kohe, të cilat e plotësonin kuadrin e nevojave të asaj kohe edhe pa prezencën tonë shqiptare, edhe pse nuk e kuptonim arsyen, do duhej të qëndronim përballë situatës sikur me plot besim, deshte apo nuk deshtëm...

Së fundi, del në pah edhe kujtesa e jonë historike, imazhi i sëcilës tashmë i njohur, i një “zoti” të dikurshëm që quhej diktator, të cilin e patëm mbi kokë shekuj me radhë dhe kishte autoritet me preardhje sunduese e pushtuese, i cili garantonte përgjegjësinë e vet dhe drejtësinë e këtij populli, duke vendosë dhe vulosë çdo gjë në kuptimin e marrëdhënieve dhe pushtetin e këtij populli.

Prandaj, këtu lind pyetja, dhe besnikëria ndaj të ardhmës tonë, që do të ishte një krim i pa falshëm, nëse nuk e kuptojmë shtetin tonë të lirë dhe demokratik, të cilin e kemi në dispozicion si kurrënjëherë tjetër, përmes të cilit mundemi të krijojmë një shoqëri të mirë-organizuar dhe ti kryejmë detyrat e nevojshme në të mirën e përbashkët, duke vendosë njeriun e duhur në vendin e duhur, nga i cili do të mbështetëj jo vetëm mirëqenja, por edhe ekzistenca e këtij populli dhe shteti.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Oshëtima e uraganit të LDK-së ua ka futur frikën partive rivale! Kalosh Çeliku: Zhurma kulturore tradicionale partiake me: pizi, “tallava” dhe “të ka lali xhan”! Zenel Çeliku: Pse duhet të ofendojmë dhe të paragjykojmë Drejtësinë?! Aurel Dasareti: Unë të dua ty, vendi im, i njomur në gjak Skender Jashari: Mediet e caktuara propaganduese të radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizimit islamik Shefqet Dibrani: Demokracia është abuzim i statistikave Dedë Preqi: Vjedhja e bustave Drita Jashari: Paditen mediet të cilat propagandojnë radikalizma, ekstremizma dhe nxisin akte terroriste Zymer Mehani: Fitimi i luftës me armë nuk do të thotë edhe mbarim i saj Fritz Radovani: Kultura asht shpirti i qytetnimit! Dedë Preqi : Papa Françesku nuk bie pre e shantazheve të Serbisë Florim Zeqa: Zgjedhjet, mes manipulimit dhe zhgënjimeve të mëdha! Skender Jashari: Si Serbia ashtu edhe propaganduesit e terrorizmit islamik, kundër disa ish të dënuarëve të Grupit të Dobrosinit Enver Bytyçi: Kushtetuta e Kaçanikut - vlerë e civilizimit euro-atlantik të Kosovës! Mëhill Marku: Mu duk se takova bacën Bajram! Enver Bytyçi: Përbindësha dhe vampirë në parlamentet e Kosovës e të Shqipërisë! Fritz Radovani: 11 shtator 1981 – Tek kampi i Ballshit Dedë Preqi: PDK, e zhveshur dhe nuk ka turp! Adil Fetahu: Korrespodenca midis patriotëve - Ibrahim Shyti e Josif Bageri Kastriot Myftaraj: Kallzim penal për personat përgjegjës për vendosjen në Tiranë të përmendores për të vrarët e njërës palë në luftimet e 15 korrikut në Turqi

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora