E premte, 19.04.2024, 07:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Dil, moj dil, në at Qafë Belleje!

E shtune, 21.09.2019, 09:55 AM


Neki Lulaj

DIL, MOJ DIL, NE AT QAFË BELLEJE!

(Kushtuar deshmorve Sali Qekaj, Ekrem Lulaj dhe Nysret Shala)

Dil, moj dil, nga Qafa e Diellit

Ku zbardhojnë gurët e strallit

Dil, moj dil, si re e qiellit

Ku u lidh një besë shqiptari.

Dil, moj dil, mbi at gurë sokoli

Tej te Belles legjendare

Bëje vargun me fjalë kombi

Të ushtojnë trojet shqiptare

Dil, moj dil, nëpër brigje

Të pret sonte Dugagjini

Nëpër lulet rrëzë shkëmbinjve

Kur del ti, thirret kushtrimi.

Ndërroja gishtat Okarinës

T`këndoja zana në maje të cukant

Në Lumëbardhin e kaltrinës

Një dafinë të marrë shtatin

Ligjëro me gjuhë bilbili

Me at; gjuhë të perëndisë

Mblidh petale trëndafili  Ekrem Lulaj

Në Tarabosh  Bërliq e Gjeravicë

Dil moj dil puthi dëshmorët

Këndoi Nystret Shalës e lirisë

Baj ninullën mjaltë në hoje

Larg, o larg prej robërisë

Dil moj dil Hyjneshë burimi

Bashkë me viset dritëplote

Vëre buzët në ate gurr ujë Drini

Për bashkimin e Nënë lokës

Dil, moj dil, ku loton zemra

Shih në fusha Çamërie

O, ç;u thinj kjo tokë e shtrenjta

Moçali hyjnor i dashurisë

Dil moj dil puthi dëshmorët

Këndoi Nystretit, Salihut ,Ekremit e lirisë

Baj ninullën mjaltë në hoje

Te mulliri le te valojë flamuri i lirisë

Dil moj dil Hyjneshë burimi

Bashkë me viset dritëplote

Vëre buzët në ujë Drini

Për bashkimin e Nanë lokës

Dil, moj dil, nga zemra e Belles

ku u takuan trimat e Berliqit

Nysreti Shala,Ekrem Lulaj e Sali Qekaj

Po i pralmisin dertet e shqiptarisë

-Për ZSh-në, Shtator 2019-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora