Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Alfred Papuçiu: Vrojtuesit e Plazhit vigjilentë dhe të domosdoshëm

| E shtune, 21.09.2019, 11:36 AM |


Vrojtuesit e Plazhit vigjilentë dhe të domosdoshëm

Nga Alfred Papuçiu

Vrojtuesit e Plazhit jane njerëz të thjeshtë e punëtorë dhe me një profesion mjaft të rëndësishëm, përmes të cilit jo pak herë arrijnë të bëjnë edhe mrekulli! Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve private që marrin në përdorim një stacion plazhi të zbatojnë kriteret për sigurinë në stacionet e plazhit, të punësojnë vrojtues plazhi me qëllim parandalimin e rasteve fatale. Gjithashtu, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve shtetërore të ngarkuara sipas ligjit, te monitorojne ushtrimin e aktivitetit ne stacionin e plazhit, me qellim zbatimin e normave ligjore te percaktuara per kete veprimtari. Edhe gjatë periudhës së tanishme, të shtatorit, si edhe gjatë gjithë verës në plazhet tona ka turistë e pushues që vazhdojnë të frekuentojnë ato. Nuk janë të pakta rastet kur këta vrojtues të afirmuar shpëtojnë jetë njerëzish, qofshin këta turistë të huaj, apo nga Kosova, Maqedonia e Veriut, si dhe nga Diaspora. Për një prej tyre do tu flasim sot.

Vrojtuesi i Plazhit tek plazhi pas Plepave në Durrës, Bledar Grepi,  arriti të kthente në jetë një turist i cili nuk kishte as puls as frymëmarrje! I certifikuar vetëm para pak kohësh, atij iu desh të përballej me vështirësitë e punës së një vrojtuesi dhe për fat ia doli mbanë më së miri. Personit i kishte rënë të fikët në det, ku për rrjedhojë pësoi vdekje klinike nga mbytja! Bledari e konstatoi menjëherë duke e i bërë masazh dhe duke i dhënë ndihmë mjekësore, deri sa zemra rahu sërish! Më pas u kujdes për të deri sa mbërriti ambulanca e spitalit rajonal Durrës! Tashmë personi është jashtë rrezikut për jetën,  ndërsa Bledarit i duhet të mësohet me përgëzimet e shumta që i vijne pafund nga të gjithë ne! Faleminderit Bledar Grepi je një hero!

Nuk është hera e parë që Bledari ndodhet në një situate kur duhet të japë ndihmesën e tij të çmuar. Një ditë, duke qënë në buzë të detit, tek hotel “Kamomil” i Hasan Barmetës, Joridës dhe Roel Zogës, ku është i punësuar, pa që një fëmijë i vogël ra nga varka ku ishte me prindërit e saj. Ata ishin përqafuar dhe shijonin bukurinë e detit, dhe nga pakujdesia e kishin lënë vajzën vetëm dhe për një çast ajo ra nga varka. Bledari e pa dhe me shpejtësi e ndihmoi vajzën e cila shpëtoi për fat nga mbytja. Një pakujdesi e vogël e prindërve që mund të ishte fatale për vajzën e tyre, pa ndihmën e çmuar të vrojtuesit vigjilent.

Bledar Grepi  ka mbaruar shkollën e lartë dhe masterin profesional tek Universiteti Vojo Kushi në Tiranë dhe punon si vrojtues plazhi, arbitër futbolli  në Federatën shqiptare .dhe instruktor  palestre darkave. Ai ka qënë edhe atlet me ekipin e Teutës. Tani shpreson të fillojë punë në profesionin e tij si mësues.

Si Bledari ka edhe vrojtues të tjerë të plazhit që kanë shpëtuar jetë njerëzish.

Klaudio Bregu, Vrojtues Plazhi në plazhin e Velipojës ka shpëtuar një pushuese 40 vjecare nga Gjakova, e cila humbi ndjenjat në det.

Klaudio arriti ta nxjerre nga uji dhe ta transportojë ne breg, ku i dha ndihmën e parë mjekësore, rianimim kardiopulmonar derisa pushuesja rifitoi vetëdijen.

Fatmirësisht, tashmë zonja Violeta është mirë dhe nën kujdesin e mjekëve. Nje faleminderit shkon për Klaudion, heroin e ditës, i cili me ndërhyrjen e tij në kohë, shmangu atë që mund të përbënte sot një lajm tragjik.

Ndërsa vrojtuesi i Plazhit, Red Mazreku ishte edhe ai para disa kohësh “Heroi i Dites” ?????????????????? Redi ka qënë vigjilent dhe i ka ardhur menjëherë në ndihmë një vogëlushi, teksa gjendej në rrezik për jetën në pishinë. Djali i vogël  u fundos 2 herë në pamundësi për të notuar. Vrojtuesi i Plazhit është një domosdoshmëri në det dhe në pishinë. Pa një Vrojtues Plazhi, mund të kishte ndodhur një tragjedi, prandaj sot jemi të lumtur për këtë njoftim.

Gjatë ceremonisë së diplomimit të klasës së parë të vrojtuesve të plazhit nga Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, u çertifikuan 23 vrojtues plazhi, nga të cilët pjesa më e madhe e tyre janë të punësuar pranë pishinave private. Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka dhënë kontributin e tij shumë të rëndësishëm në aprovimin për marrjen e liçensës nga federata në kohë rekord. “Ne si institucion do të jemi të hapur dhe bashkëpunues edhe në vazhdimësi për të qenë të pranishëm edhe në ndërmjetësimin e të liçensuarve në të ardhmen, duke qenë se sipas studimeve mbi tregun e punës, llogariten se plazhet kanë nevojë për rreth 2000 vrojtues plazhesh dhe shpëtimi në ujë gjatë periudhës së verës”, shkruhet në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit. Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko, u shpreh se “Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka si prioritet edhe zhvillimin e sistemit të formimit profesional në përgjigje të nevojave, interesave e kërkesave të tregut të punës, duke patur në fokus biznesin dhe kërkesat e punëkërkuesve të papunë. Të dhënat tregojne një rritje të konsiderueshme të pjesëmarrësve në kurset e formimit, rreth 15 mijë mesatarisht në çdo vit”.

Edhe në vendet e tjera të botës i jepet një rëndësi e veçantë trajnimit të vrojtuesve të plazhit, si në Francë, Zvicër, SHBA, e gjetiu. Gjatë 3 seancave për rreth 2:30 orë, në Francë mësohen bazat e shpëtimit në det: identifikohen rreziqet dhe parandalohen ato, sigurohen në ujë, ndihmojnë, vrojtuesit marrin veprimet që kursen dhe i zbaton ato në praktikë. Siguria në çifte, noti, shpëtimi në sipërfaqe, kërkimi dhe shpëtimi nën ujë, këto janë trajnime në të gjitha aspektet.Vrojtuesit janë në gjendje të mësojnë për tërheqje nga uji dhe ringjalljen kardiake në formën e një "skenari stresi": një situatë super e gjallë, por e tensionuar për të jetuar në një ekip. Një episod i Mjekut të Mirë më real se natyra!