E merkure, 24.04.2024, 07:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Vullkani i Durimit

E shtune, 04.10.2008, 04:32 PM


Vullkani i Durimit

Nga Baki Ymeri, Bukuresht

Mazllum Saneja, Radije Hoxha, Sarë Gjergji, Rizah Sheqiri, Brahim Avdyli, Halil Haxhosaj, Jusuf Zenunaj, Arif Molliqi dhe Demë Topalli janë nëntë nga spektri i gjerë i poetëve të Kosovës që i përjetësuan këto ditë vlerat e tyre antologjike në librin Vullkani i durimit / Vulcanul rabdarii. Libri e pa dritën e botimit në Bukuresht, në kuadrin e Editurës Do-Minor, duke patur për ideator, seleksionues të lëndës poetike dhe përkthyes, autorin e këtij shkrimi. Përzgjedhjen poetëve për t’i radhitur në antologji e kemi bërë sipas kriteriumeve të moshës, duke i dhënë prioritet rinisë. Libri fillon me vargjet e Sarë Gjergjit dhe mbyllet me lirikën e Mazllum Sanesë, poet i mirë dhe legjendë e afirmimit të vlerave shqiptare në gjuhën polake, i dekoruar nga polakët dhe i harruar nga shqiptarët, jo nga populli, por nga flamurtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve. Lënda poetike del në gjuhën rumune ndërsa parathënia dhe titujt e poezive në të dy gjuhët. Në libër botohen edhe vargje kushtuar dëshmorëve të Kosovës martire, si Jusuf Gërvallës etj. Edhe kësaj rradhe kemi qenë subjektiv: i kemi prezantuar ata autorë që kanë shprehur dëshirën për ta parë dritën e vargut në gjuhën e një populli me të cilin kemi do lidhje të lashta të farefisnisë. Kosova ka dhe vlera tjera të panumërta, poetë të famshëm, të gjallë e të vdekur, dëshmorë, luftëtarë të lirisë, të përndjekur e të burgosur për bindje politike, të cilët pason t’i përkthejmë

Vullkani i durimit përbëhet nga një numër simbolik autorësh kosovarë, disa me banim në Perëndim. Disa prej tyre i kemi prezantuar me nga një libër në gjuhën rumune, disa pason t’i prezantojmë. Fill pas kësaj,  sipas rekomandimeve të Vitore Stefa Lekës, pason të pregaditet dhe dalë një antologji internacionale (Hyjnesha me shpirt prej drite, ideatore: Mardena Kelmendi), me disa poetë shqiptarë e të huaj.. Vullkani i durimit ka një titull sugjestiv që ta përkujton Kosovën, njësoj si titulli i antologjisë së parë (Ishulli i pavdekësisë, ideator: Sali Bashota, 2005). Në ndërkohë e pa dritën e botimit antologjia e dytë me shtatë poetë nga Kosova dhe shtatë nga Rumania (Bukuria e bukurive, ideator: Jeton Kelmendi, 2008). Tematika e antologjive të deritanishme të poezisë shqipe në gjuhën e rumune ndërlidhet me peshën, kuptimin dhe forcën e fjalës, me Atdheun, mërgimin dhe dashurinë. Në kuadrin e parathënies, e botuar në të dy gjuhët, kemi potencuar mendimin e dr. Luan Topçiut se „poezia shqipe është një poezi europiane, segmente të rëndësishme nga historia e saj duke qenë në koherencë të plotë me manifestimet e poezisë së kontinentit në të cilin bën pjesë”. Edhe kjo vepër, kushtuar Kosovës poetike, e pa dritën e botimit në vitin e Pavarësisë.

Në kuadrin e parathënies kemi parashtruar pyetjen kurreshtare për ata që s’e njohin as historinë e as diplomacinë euro/amerikane: “Kujt t’i besojmë më parë! Hashdeut që thoshte se shqiptarët janë vëllezërit tanë të të njëjtit gjak (1901), apo ish/komunistëve rumunë që përkrahin pozitën proserbe dhe antiamerikane lidhur me pavarësinë e Kosovës!”. Libri nuk ka karakter politik, por poetik. Pyetja nuk duhet të nxisë alergji ndaj Rumanisë ku vepruan rilindësit tanë për të hedhë bazat e para për pavarësinë e Shqipërisë (1912), e as ndaj popullit të indoktrinuar me propagandat serbe të metropolës, por pushtetarëve që mënjanë kanë frikë nga kërkesat absurde të ekstremistëve hungarezë ndaj trojeve rumune, ndërsa në anën tjetër, për të përvetësuar pushtetin e votave, nuk kanë guximin e pushtetarëve të Europës Perëndimore dhe Amerikës për ta bërë publik të vërtetën për Kosovën si vullkan i durimit dhe viktimë e holokaustit serb kundër popullit shqiptar. Në vend të përfundimit vlen të potencojmë fjalinë e parë të medalionit në ballinën e dytë: “Kemi hartuar një libër në gjuhën rumune për afirmimin e kulturës shqiptare. Është antologjia e tretë e poezisë kosovare që del në gjuhën e Eminescut. Qëllimi elementar është krijimi i urave komunikuese të komunikimit  ndërmjet dy popujve që kanë ngjashmëri impresionuse, sidomos në fushë të historisë, folklorit, etnologjisë dhe gjuhësisë ».



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora