E hene, 06.04.2020, 08:05 PM (GMT+1)

Komente

Dedë Preqi: Vjedhja e bustave

E marte, 17.09.2019, 06:59 PM


VJEDHJA E BUSTAVE

Nga Dedë Preqi

Është bërë aksion vjedhja e bustave të figurave më mërkante në Kosovë, një imazh i tillë nuk përkon me paraqitjen tonë para botës së civilizuar dhe të zhvilluar, por me një paraqitje primitive, në të cilën bëhën luftëra të ndërsjella dhe gërshëtime që kanë karaktere dëshpëruese dhe degjeneruese ndaj sedres dhe shpirtit të këtij populli.

Termi vjedhja e bustave merr një kuptim të çuditshëm dhe aspak të qartë se pse po luhet me këto figura kombëtare, të cilët nuk janë figura të shahut, që i lëviz sipas filozofisë së lojës, por këto figura dhe buste të njerëzve të kombit, janë të pa lëvizshme, ashtu sikur kanë qenë të vendosur dhe të pa luhatshëm para sfidave dhe sakrificave kombëtare.

Një ndër ato figura që iu vjedh busti  këto ditë pranë një shkollë që e mbanë edhe emrin e tij, është ajo e Smajl Hajdarit, i cili ishte luftëtar dhe komandant i Uçk-së, dhe krah i fuqishëm i LDK-së dhe presidentit Ibrahim Rugova, të cilin e vranë para 17 vitëve në rrethana të pa njohura në Peje, sikur edhe shumë raste tjera nuk është zbardhur akoma dora e kriminelëve.

Kur ndodhin raste të tilla edhe kur pyet se kush i ka bërë këto veprime arrogante e çnjerëzore, me siguri se na shkon mendja shumë largë, por edhe njerëzit e Beogradit nuk e kanë bërë një gjë të tillë, sepse veprimet e tilla dhe të qëllimta janë prodhim vendor, të cilat po e helmojnë dhe dergjojnë këtë popull sëcilën ditë e më shumë dhe pa fund.

Kur në këtë kohë, siç ndodh shpesh vjedhja e bustave dhe figurave të kombit në oborret shkollore, sikur ishte po në këtë vit ajo në shkollën fillore të Zllakuqanit të Klinës, e atdhetarit At Gjeqovit, tani e dëshmorit të kombit Smajl Hajdari, pastaj mos e dhashtë zoti, të keqpërdoren edhe figurat tjera madhore, ajo e Gjergj Kastriotit, Adem Jasharit, dhe çfarë ka mbetë tjetër në këto rrethana, të provohet dhe të hidhët poshtë çdo gjë e qenjës tonë kombëtare…

Në të vërtetë, veprimet e tilla nuk janë të ngjajshme as me teorinë e djallit, sepse po ia kalojmë veprimëve të satanit, nëse ekziston, kur në këto rrethana i japim zë ndjenjës së thellë të imazhit djallëzor, me elementet e tilla të ligësisë dhe të pa kuptimësisë njerëzore, nga individ të caktuar të këtij mjedisi, i cili shpaloset fuqimisht dhe dëshprimisht në jetën e këtij populli.

Në këtë mënyrë dikush po luan me këto figura kombëtare, por të qenët përson me virtyte të bujshme atdhetare dhe kombëtare, nuk mund të hidhen poshtë, të mohohet dhe të dhunohet vepra e tyre nga njerëzit injorant dhe kriminel, që ata të mbetën të tillë përherë në historinë e këtij kombi dhe vendi.

Çdo veprimtari e tillë, në të cilën thuret jeta në formën e tillë dhe të prekshme të saj, si një akt i çmendurisë, apo i pavetëdijësimit ndërnjerëzor, sjell para vetës pasqyrën e një shoqërie dhe pushteti të dobët, që nënkupton paaftësinë për të depërtuar brenda vetëvetës dhe ndjenjës se vetëdijësimit, që bindja për të vërtetën të shdërrohet jo vetëm në pasion, por në ligjislacion shpirtëror dhe njerëzor.

Në kuptimin më të thellë, vetë ndjesia e mundimshme e këtij populli duket se është e lidhur me vetë nënvlerësim, kur bëhët fjalë për një popull, që nuk është në gjendje të plotësojë kriteret e veta më elementare që ia ka parapërcaktuar vetëvetës, dhe nuk është në gjendje, madje edhe thjeshtë për të qeverisë vetëvetën, por në formën e saj është i lidhur tërthorazi me ndjenjën e ushtrimit ose të etjes për pushtet.

Prandaj, deri kur duhet të shkurorëzohemi nga e keqja e vetëvetës dhe të vëjmë vetën nën kontrollë, sepse  kjo rrugë e nisur në këtë mënyrë, nuk do na qojë shumë largë, por përkundrazi bëhët fjalë për rrezikun që do e thëlloj krizën dhe gjendjen tonë edhe më shumë. Dhe çrregullimet e marrëdhënieve politike ndërpartiake në Kosovë, janë edhe burime të mundshme të të gjitha këtyre skandaleve dhe turbullirave në vend, ku edhe historia e figurave të këtij populli po abuzohet dhe përdhunohet në mënyrë të pa njerëzishme.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Drita Jashari: Paditen mediet të cilat propagandojnë radikalizma, ekstremizma dhe nxisin akte terroriste Zymer Mehani: Fitimi i luftës me armë nuk do të thotë edhe mbarim i saj Dedë Preqi : Papa Françesku nuk bie pre e shantazheve të Serbisë Florim Zeqa: Zgjedhjet, mes manipulimit dhe zhgënjimeve të mëdha! Skender Jashari: Si Serbia ashtu edhe propaganduesit e terrorizmit islamik, kundër disa ish të dënuarëve të Grupit të Dobrosinit Blerim Latifi: Zani im do të jetë zani juaj Enver Bytyçi: Kushtetuta e Kaçanikut - vlerë e civilizimit euro-atlantik të Kosovës! Mëhill Marku: Mu duk se takova bacën Bajram! Enver Bytyçi: Përbindësha dhe vampirë në parlamentet e Kosovës e të Shqipërisë! Dedë Preqi: PDK, e zhveshur dhe nuk ka turp! Adil Fetahu: Korrespodenca midis patriotëve - Ibrahim Shyti e Josif Bageri Kastriot Myftaraj: Kallzim penal për personat përgjegjës për vendosjen në Tiranë të përmendores për të vrarët e njërës palë në luftimet e 15 korrikut në Turqi Shefqet Dibrani: Degradimi i vlerave dhe demokracisë Dedë Preqi: Vuçiqi është kopje e Millosheviqit Fahri Xharra: Pse e vranë Laokontin? Florim Zeqa: Kandidatët e pasur e një populli të varfër! Nikë Gashaj: Zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe Vjosa Osmani Ibrahim Kabili: Kosova në udhëkryq të rrezikshëm Dedë Preqi: Vizitat e Vuçiçit në Kosovë sjellin nxitje të konfliktit ndëretnik Adil Fetahu: Arsimi inatçor i minoritetit serb në Kosovë

Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT