E enjte, 28.03.2024, 09:01 AM (GMT)

Mendime

Skender Jashari: Mediet e caktuara propaganduese të radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizimit islamik

E marte, 17.09.2019, 06:20 PM


Mediet e  caktuara propaganduese të radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizimit islamik si nxitëse të akteve terroriste islamike kundër personave të caktuar në Republikë të Kosovës

Nga Skender Jashari

Ky fenomen  është  vërejtur që në vitet 2003 e këndej. Propaganduesit e radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik kanë kuptuar që mediet, rrjetet sociale janë një pushtet  në vete, përmes të cilëve mund t’ia  imponojnë  bindjet dhe mentalitetin e tyre një mase më të  gjerë.  Kisha vërejtur edhe unë personalisht, por edhe disa miq,  që një  radio lokale që  thirrej ende në  emër të Luftës së UÇK-së, në   Kosovë,  i jepte  hapësirë  disa programeve ekstreme  që propagandonin radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin islamik.  Për fat  të keq,  ende sot   shohim  medie por edhe  rrjetet  sociale  që keqpërdoren, derisa Institucionet  relevante heshtin.

Linçimet, akuzat, fyerjet, kërcënimet e  disa medieve  që propagandojnë  radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin islamik, por edhe keqpërdorimi i rrjeteve sociale për qëllime të  tilla, kanë bërë tashmë  në Kosovë, që  ndaj disa dhjetëra personave radikalist, ekstremist a terrorist islamik të kryejnë  akte  konkrete terroriste, ndaj individëve të caktuar-disa  raste  tashmë njihen  botërisht. P.sh: shkrimet e tilla kundër një gazetareje  hulumtuese,  ka nxitur akt  terrorist kundër saj- e kanë  rrahur rëndë dhe kërcënuar me jetë; shkrimet e tilla kundër një këshilltari të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka nxitur akt terrorist kundër  tij- është ndjekur nga  terrorist islamik dhe kërcënuar me jetë!

Andaj shkaku i shkrimeve të  ngjajshme  edhe kundër personave të tjerë, kanë  qenë  shkas që kanë  nxitur akte konkrete terroriste kundër tyre. Prandaj Institucionet  e ndjekjes obligohen  ligjërisht të vepronin për  çdo rast kur në medie, rrjete sociale shpifen, fyejnë, linçojnë, akuzojnë, kërcënojnë a etiketojnë persona të tjerë mbi bazë të  dallimeve  fetare, etnike a politike.

Shkrimet  e  shpifura, fyese, akuzuese, kërcënuese dhe nxitëse të akteve terroriste islamike kundër meje, shihen  e dallohen qartë:

Gazeta  Impakt, publikon  një shkrim  fyes, kërcënues  dhe nxitës  të terrorizmit islamik, gjatë muajit maj 2019, me titull:Facebook-u mbron faqen ekstremiste Feja e Shqiptarit eshte Europa dhe Skender Jasharin”

Koha Islame si portal, ashtu edhe faqja e saj në facebook, publikoi dhe shpërndau përmes faqes së saj në facebook. Shkrimin kërcënues, fyes dhe nxitës  të terrorizmit islamik, të titulluar:” Skënder Jashari, katoliku i Kosovës që imiton terroristin në Zelandën e Re!” të publikuar më 06.07.2019.

Gazeta  Impakt, kopjon  shkrimin që ka bërë Koha Islame, të titulluar:” Skënder Jashari, katoliku i Kosovës që imiton terroristin në Zelandën e Re!”, të publikuar më 06.07.2019, duke ndihmuar  në shpërndarjen edhe më shumë të  shpifjes që ishte bërë kundër Skender Jasharit.

Gazeta Impakt, kah  fundi i muajit gusht 2019, publikon  një  tjetër  shkrim fyes, shpifës, kërcënues dhe nxitës të akteve të terrorizmit islamik kundër Skender Jasharit, të titulluar:” Katoliku fashist Gjergj-Skender Jashari sulmon rolin e hoxhallarëve në Luginën e Presheves”

Gazeta  Impakt, publikon  një shkrim tjetër fyes, shpifës, kërcënues dhe nxitës të akteve të terrorizmit islamik kundër meje, më 09.09.2019,  me titull: Islamofobi Gjergj-Skënder Jashari sulmon përsëri: Harruam Europën, për çallmen osmano-islame!”

Në koherencë dhe bashkëveprim me mediet  e sipërthëna, nga   adresa false në rrjetin social  facebook,  kanë krijuar  fotografi fyese dhe kërcënuese, me qëllim që edhe më shumë të  nxiten aktet terroriste kundër meje.

Adresa  false e facebookut, e emërtuar si “Mirjeta Saiti” nga postimet  e saj, shohim    poston kundër Ramush Haradinaj( duke e akuzuar për anti-islamik), ashtu edhe kundër një gazetareje hulumtuese,  kunder një mesueseje  të Prizrenit,  si dhe kundër meje. Madje ka përgatitur fotografinë kërcënuese, fyese, shpifëse dhe  nxitëse të akteve të terrorizmit islamik kundër meje, me mbishkrimin :” Ky është islamofobi Skender Jashari katoliku i Kosovës që po përpiqe ta imitoj terroristin e Zelandës së Re” ndërsa poshtë  fotos është shkruar:”Çka mendoni ju për të? Dhe Mos hesht. Shpërndaje.” Madje shihet që janë bërë 43 shpërndarje, në bashkëveprim  me një adresë tjetër  false të facebookut të emërtuar “Ari Ari Zhitia”.

Po ashtu disa faqe dhe grupe në facebook, të cilat postimet-shkrimet fyese, kërcënuese  dhe nxitëse të akteve terroriste islamike të Koha Islame, Gazetës Impakt dhe fotografisë fyese, kërcënuese  dhe nxitëse të akteve terroriste islamike kundër meje, të adresës së rrejshme të facebookut, janë bërë në formë të grupës  dhe në formë  të qëllimshme-të organizuar. Derisa indirekt  në shpërndarjen e  materialit të tillë, ndikojnë edhe  terroristët islamik të dënuar( p.sh: B. B. etj) apo hoxhallarë radikal si  A. A etj.

Lajmi Islam    09.07.2019, në faqen e  saj  të facebookut, shpërndan  lajmin e Koha Islame, postim i cili është  shpërndarë  19 herë nga  mbështetës të  radikalizmit islamik, është komentuar 48 herë kryesisht komente fyese dhe kërcënuese.  Shumica e kërcënimeve janë  nga radikalist të cilët janë frekuentues të  islamit radikal politik,  që predikohet nga disa  hoxhallarë të cilët  tashmë kanë  kaluar nëpër  duart  e Drejtësisë. Kërcënues të tillë, nga Lugina e Preshevës, nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, nga vendet  e Bashkimit Europian( kryesisht nga Zvicëra dhe Gjermania etj), disa prej tyre edhe të komuniteteve  RAE, komunitetit boshnjak dhe turk, mesin e tyre edhe   polic  shqipfolës  të policisë serbe në Luginë të Preshevës dhe të policisë në Maqedoninë e Veriut. Situatë  e njejtë është edhe me  faqet dhe grupet tjera!

Koha Islame    06.07.2019, në faqen e  saj  të facebookut, shpërndan  lajmin e Koha Islame, i cili është shpërndarë  9 herë nga  mbështetës të  radikalizmit islamik, është komentuar 6 herë kryesisht komentime fyese dhe kërcënuese.

Medicine Q&A, faqe në facebook,  06.07.2019,  shpërndan  lajmin e Koha Islame, i cili  postim është   shpërndarë   6 herë nga  mbështetës të  radikalizmit islamik, është komentuar 14 herë kryesisht komentime fyese dhe kërcënuese.

Orientohu Press, faqe në facebook,    30.05.2019,  shpërndan  lajmin e Gazetës Impakt, i cili është   shpërndarë  1 herë nga  mbështetës të  radikalizmit islamik( faqe facebooku me emrin Ligjeruesi Islam).

Ligjerusi Islam faqe në facebook, më  30 maj 2019,  shpërndan nga Orientohu Press,  shkrimin fyes dhe kërcënues të Gazetës Impakt.

Institucionet respektive të  Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë,  në çastin  që janë publikuar shkrimet e tilla fyese, kërcënuese dhe nxitëse të akteve terroriste kundër personave të caktuar, kanë qenë të obliguara sipas ligjit, që të  vepronin ex officio. Por sërish dëshmohet që  institucionet  e ndjekjes ende janë neglizhente, duke  lejuar që  lirshëm të propagandojnë radikalizëm, ekstremizëm dhe terrorizëm islamik, madje    propaganda e tillë të  drejtohet kundër një personi, si mënyrë për të nxitur terrorist islamik  potencial që të kryejnë akte terroriste kundër individëve të tillë,  apo që  shkrimet e tilla fyese përcjellur edhe me kërcënimet e  radikalistëve islamik, të përdoren  si mbulesë për kryerje të akteve terroriste nga agjentët e Serbisë. Ka disa muaj, që  prokurorë të caktuar padisin  madje  Shqipëtar të cilët reagojnë dhe shprehin bindjet e tyre politike dhe fetare kundër  radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik- mënyrë  kjo perfide e mbrojtjes së  radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik( rasti ështe Gjykatën Themelore Prizren është një rast i tillë!).

Kishim reaguar me kohë, disa nga ne që e  studionim  antiterrorizmin islamik, ku denonconim  mos veprimin e  duhur në parandalimin, luftimin e radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit islamik dhe më pas rehabilitimin e  radikalisteve, ekstremisteve dhe terroristëve islamik- gjë e cila  u vërtetu edhe nga  studimet ushtarake  amerikane.

Më 04 dhe 12.09.2019, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në Prishtinë, dorëzohet  kallëzim penal, shkaku që Portali Koha Islame, Gazeta  Impakt dhe  disa adresa të facebookut, kanë  publikuar akuza, shpifje, fyerje dhe kërcënime publike,  kundër meje. Shkaku i këtyre shkrimeve akuzave, shpifjeve, fyerjeve, kërcënimeve,  të cilat janë  bërë  qëllimisht, me të cilat kanë patur qëllim  keqinformimin  e  besimtarëve  musliman në Trojet Shqipëtare, prej të cilëve pastaj    manipulohet ndonjë  person, për të kryer  a tentuar të kryej akt terrorist kundër meje, apo  sipas gjitha dyshimeve, që  të kryejnë  akt terrorist  agjentët e Serbisë  duke i’a  mveshur aktin e  tillë gjoja  Shqipëtarëve të besimit islam. Siç kishin tentuar edhe në rastin e 27.05.2009, agjentët islamik të Serbisë t’më kidnaponin  e që për pasojë tentuan t’më vrisnin, por që pastaj polic hetues të caktuar të policisë së Kosovës, të cilët janë identifikuar si agjent  të Serbisë, kanë  kërcënuar që të  heshtej rasti, të mos akuzohej terrorizmi islamik i dirigjuar nga Serbia. Njejtë edhe në rastin e Kërcënimit të Natës së Pashkëve  të 2012, ndaj  meje, ku  organizata terroriste islamike e Serbisë “ Xhihadi Thërret”, kërcënojnë se “do ia heqnin kokën” etj. Edhe në  këta  muaj( nga  fundi i majit 2019, deri më sot), si pjesë e  kërcënuesëve drejtëpërdrejt dhe tërthorazi janë  identifikuar  edhe dy persona:

Një polic hetues i rajonit të Prishtinës, i cili  ka qenë i njejti i dyshuar edhe  për mbrojtje dhe ndihmesë agjentëve islamik të Serbisë gjatë  2004, pastaj në rastin e 27.05.2009 etj; apo  i njohur edhe nga disa të  burgosur dhe paraburgosur për terrorizëm( luftëtarë të huaj terrorist) si polic hetues që i ka ndihmuar ata si dhe i përfshirë edhe në veprimtari të krimit të organizuar( në  detaje është përfshirë në  Kallëzimin penal).

Një zyrtarë korrektues në  Qendrën Korrektuese të Dubravës, i cili veproi si  grup në kërcënime kundër  Skender Jasharit,  në rastin e fundit( në  detaje është përfshirë në  Kallëzimin penal). Po ky  zyrtarë korrektues, është  i njohur për  propagandues i islamit radikal dhe kërcënues i atyre që  janë kundërshtarë të  radikalizmit islamik edhe në raste të tjera.

Qëllimisht  i bëjë  publike, për arsye që Prokuroritë  vendore dhe  ndërkombëtare( të përbërë nga  zyrtarë të Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it),  në çastin që akuzohen njerëzit e Serbisë a të lidhur me Serbinë-terrorizmin islamik të Serbisë,  automatikisht rastet e tilla i selektojnë, i prolongojnë  dhe fare nuk i  hetojnë, zbulojnë, gjykojnë. Nga përvoja personale( si në rastin e  tentimvrasjes time të 27.05.2009, ashtu edhe në rastin e Grupit të Dobrosinit) dhe përvoja e miqëve të mi, kam pa që vetëm  pushteti i publikut, ia imponon  veprimin këtyre. Për këtë  rast, janë  njoftuar tashmë të gjitha  ambasadat në Republikë të Kosovës; të gjitha institucionet  vendore dhe ndërkombëtare kompetente në Republikë të Kosovës, si dhe institucionet relevante në Republikë të Shqipërisë; po ashtu është ushtruar kallëzim penal dhe padi për shpifje dhe fyerje.

Shkaku i këtyre shkrimeve shpifëse, fyese, kërcënuese dhe nxitëse të akteve të terrorizmit islamik kundër meje, kanë ardhur qindëra kërcënime me jetë, më është rrezikuar siguria dhe jeta, pa përfshirë shqetësimet, fyerjet dhe shpifjet e bëra  ndaj meje. Më shqetësuese janë kërcënuesit në formë të organizuar  në disa grupe, mes tyre shihen edhe një zyrtarë korrektues në Republikë të Kosovës; kërcënues të ngjajshëm  me ISIS-in; kërcënime nga  njerëz dhe  mes tyre në formë të grupës, që  vijnë nga vende të  ndryshme të rajonit.

Më:17.09.2019

Skender Jashari  ish i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora