Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Telegram nga Parisi, At Fishta

| E hene, 16.09.2019, 08:18 PM |


Nga Fritz RADOVANI:

TELEGRAM  NGA  PARISI,

AT  GJERGJ  FISHTA  O.F.M.

1919 – 1922 Kjo ishte Shqipnia! E dalun nga kthetrat turke në 1912, pa kalue as dhjetë vjetë kishte në Paris një  Delegacion me Kryetar Imz. Luigj Bumçi e, Sekretar At Fishta, që komunikonin me të gjithë delegacionet e Botës, pa pasë nevojë per perkthyes!

1919 – 1924 Asht periudha ma brilante e pjesmarrjes At Gjergj Fishtës O.F.M., në fushen politike, kur me esen e vet “Shqiptarët dhe të drejtat e tyne”, shkrue në Paris në 1919, kur ishte Sekretar i Delegacionit zyrtar të Shqipnisë në Konferencen e Paqës në Paris, i zgjedhun në këte detyrë nga Kryetari i Delegacionit Imz. Luigj Bumçi, i cili kur e lexoi në sallen e delegatëve, i tregoi mbarë Europës kush perfaqson Shqipninë atje!

16 SHTATOR 1922: At FISHTA i ban telegram Provinçialit At Palë DODAJ: “Këtu në Washington kam kontaktue me nji senator katolik, si të kam shkrue (29.4. 1922), françeskanin me ndikim të madh në qarqet diplomatike të Washington-it, At Godfried Shilling, dhe i jam lutë me u interesue pranë Qeverisë së Tij, per njohjen e Shqypnisë si Shtet i Pamvarun. Ai ka folë me Senatorin Henry Cabot Lodge, i Partisë Republikane, njeri me autoritet të madh dhe i një mendimi me Presidentin Wilson për të drejtat e barabarta të popujve,  dhe sot më tha: Se njohja e Shqypnisë asht e mundshme, prandej Qeveria e Tiranës, t’a paraqesin kerkesen e Saj me shkrim në Nensekretariatin e Shteteve të Bashkueme t’ Amerikës.”Në fund të letrës, At Fishta shton : “Ndërkaq vizita eme në Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës.Të gjitha përpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si ato të “Vatrës”, s’kanë pasë sukses…Kjenë Senatorët katolikë, të cilve ua pata paraqitë çashtjen sidomos në pikëpamje fetare, ata qi me ndërhimje të veta xuerën njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane. Paris 16 Shtator 1922”

Faik Konica në përgjegje të një letre që At Fishta i kishte dërgue, i shkruen nga Bostoni: “Ju falem nderit për letrën e bukur që më dërguat. Kini lënë në Shqipëtarët e këtushëm një kujtim lartësie dhe drite, që kà shuar gjithë moskuptimet e shkuara”.

ASHT NJË SHPREHJE E VJETER: “PA SHKODER E VERI NUK KA HISTORI !”

Melbourne, 16 Shtator 2019.