E merkure, 24.04.2024, 07:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Alma Papamihali: Nga jam...

E shtune, 04.10.2008, 10:31 PM


Alma Papamihali

Nga jam...
 
Nga je o i huaj, që botës vjen vërdallë,
I vdekur me frymë, ballit shkruar mallë,
I vrenjtur fytyrës, me shpirt buzëndritur,
Pa ngrënë ndër vite, lirisë uritur,
Me krahët shqiponjë, me këmbë gjakosur,
Nga je o i huaj, pas malesh marrosur...
 
Gjer mbrëmjeve vonë, të hekurtat duar,
Zbutur mbi fëmijën, ditës i vetmuar,
Zgjuar natës akull, gjumi pa e zënë,
Nga je o i huaj, cilin vend ke nënë...
 
Jam nga atje larg, nga det i kulluar,
Ku burimet s´shterin, muzika rri zgjuar,
Ku s´kamja s´gjen vend, sofrën ta pushtojë
Ku miku s´lajmëron, por vjen kur të dojë,
Ku zemrat janë hapur dhe dyert çelsa s´kanë
Nga Kosova bijë dhe Shqipëria nanë!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora