E merkure, 23.10.2019, 07:17 PM (GMT+1)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Një fjalë e gruas më solli në Shqipëri

E diele, 15.09.2019, 02:16 PM


SIVJET, NJË FJALË E GRUAS MË SOLLI NË SHQIPËRI...

-...nga një herë një fjalë e qëlluar është sa një reportazh, e pse jo, një fjalë mund të jetë deri edhe subjekt i një romani-

Çifti Neçaj në familjen Lushaj në Shengjin

Nga Zeqir Lushaj

Pal Neçaj është i mirënjohur edhe për revisten tonë ZemaShqiptare me disa botime të tija më porzi dhe prozë.  Është në një moshë të konsiderueshme, 83 vjeçarë, megjithëse mbahet mirë e duket shumë më i ri.

Palin e kam dashamirë të vjetër të familjes e sidomos të babait tim...

Familja e nderuar Neçaj kanë rreth tre dekada në Amerikë dhe jetojnë në zemren e NY, në Manhatan ku është njësoj si dita si nata..., pra dritë! Kam shkruar disa here për Palin dhe familjen e tij si nga Amerika ashtu edhe nga Shengjini në Shqipëri.

Po sot pse po ua sjell Neçajt lexuesve të mi të ndeuar? Sepse nga një herë një fjalë e qëlluar është sa një reportazh, pse jo, një fjalë mund të jete deri edhe subjekt i një romani.

...Këto ditë zotri Pali me bashkshorten e nderuar Prenden zbriten në oborrin e shtëpisë sime në Shengjin. Dhe unë pa ju dhanë doren akoma ju thash:

-Mire se ju ka pru aeroplani në Shqipëri e nipi Doda me makinë në Shengjin!

U përqafuam dhe filluam bisedat tona mund të them "të pafund".

Pa hyrë akoma brenda, në këmbë në oborr Pali na thotë mua e Sabries:

-Me ju kallxue të drejten, sivjet një fjalë e grues më ka pru në Shqipëri... Dhe vazhdon: -I thash Prendës një ditë se kjo verë është shumë vapë, po edhe ne' të dy jemi pak si të lodhur e po mendoj të mos shkojmë sivjet në Shqipëri..., po e lëmë për vitin tjetër!

...!

-Prenda u mendua pak dhe ashtu urtë-urtë ma ktheu:

-Po ti si të duash more Pali, po..., a po mendon se vitin tjetër kemi me qenë ma të fortë aa?!

-Telefonova axhensinë e rezervova biletat, -thotë i buzëqeshur Pali.

-Hee të lumtë ajo gojë moj fisnike i thash unë Prendës duke e përqafuar dhe u ulem te shesh-pushimi në hije të Blinit, sa për nisje të kësaj nate të paharruar.

...Besoj se shumë e shumë lexues, sidomos në emigracion, e ndjejnë peshen e kësaj fjale, e gjejnë veten në këtë dialog të thjeshtë.

-Ekskluzivisht për ZemraShqiptare, mes Shtatori 2019-



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT