E marte, 15.10.2019, 12:38 AM (GMT+1)

Komente

Drita Jashari: Paditen mediet të cilat propagandojnë radikalizma, ekstremizma dhe nxisin akte terroriste

E diele, 15.09.2019, 02:16 PM


Paditen mediet të cilat propagandojnë radikalizma, ekstremizma dhe nxisin akte terroriste

Shkruan Drita Jashari

Ka kohë që vazhdimisht dëgjojmë sesi portale, gazeta e adresa false a anonime  fyejnë, shpifin, propagandojnë  ekstremizma a nxistin akte  kriminale, e që nuk janë   sanksionuar, nuk janë  ndjekur  ex officio nga  Institucionet kompetente të Republikës së Kosovës.

Më 12.09.2019, në Gjykatën  Themelore në Prishtinë, paditësi Skender Jashari ka paditur Portalin Koha Islame, Gazetën  Impakt dhe një adresë të rrejshme në  facebook, për disa shpifje, fyerje, shkrime nxitëse-shtytëse dhe propaganduese të  terrorizmit islamik, me të cilat kanë patur qëllim  keqinformimin  e  besimtarëve  musliman në Trojet Shqipëtare, prej të cilëve pastaj    manipulohet ndonjë  person, për të kryer  a tentuar të kryej akt terrorist kundër Skender Jasharit, apo  sipas gjitha dyshimeve, që  të kryejnë  akt terrorist  agjentët e Serbisë  duke i’a  mveshur aktin e  tillë gjoja  Shqipëtarëve të besimit islam. Siç kishin tentuar edhe në rastin e 27.05.2009, agjentët islamik të Serbisë të kidnaponin  e që për pasojë tentuan ta vrisnin, por që pastaj polic hetues të policisë së Kosovës, të cilët janë identifikuar si agjent  të Serbisë, kërcënonin që mos të akuzohej terrorizmi islamik i dirigjuar nga Serbia. Njejtë edhe në rastin e Kërcënimit të Natës së Pashkëve  të 2012, ndaj  Skender Jasharit, ku  organizata terroriste islamike e Serbisë “ Xhihadi Thërret”, kërcënojnë se “do ia heqnin kokën” etj.

Padia për shpifje dhe ofendim e paraqitur në  Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka  për qëllim  kompensimin  material të  shkaktuar ndaj viktimës, nga  fyerja, shpifja, rrezikimi i jetës së tij, krijimi i shqetësimit serioz dhe kërcënimet konkrete  të jetës së tij. Nga Gjykata  është kërkuar që:

  urdhërojë ndalimin e  shpifjeve, fyerjeve nga Koha Islame, Gazeta Impakt dhe të një  adreseje  false të  facebookut, të  bëjnë edhe në të ardhmen;

Të urdhërojë që të tërheqin materialet shpifëse dhe fyese që kanë bërë kundër Skender Jasharit si Koha Islame, Gazeta Impakt dhe dhe të një  adreseje  false të  facebookut;

Të demantojnë  materialet e  tilla shpifëse dhe fyese  kundër Skender Jasharit dhe të kërkojnë  falje publikisht: Koha Islame, Gazeta Impakt dhe dhe të një  adreseje  false të  facebookut;

Të kompensojnë materialisht për gjithë dëmin që i është shkaktuar, shkaku i shpifjeve dhe përmbajtjes kërcënuese dhe nxitëse të akteve terroriste kundër Skender Jasharit,   që kanë  bërë Koha Islame, Gazeta Impakt dhe dhe të një  adreseje  false të  facebookut.

Gazeta Impakt dhe Koha Islame, kërkohen që  në emër të  zhdëmtimit dhe kompensimit të gjithë dëmeve, vuajtjeve, fyerjeve, shpifjeve, kërcënimeve dhe shqetësimeve që i  kanë  shkaktuar të gjithë  njerëzit shkaku i  shkrimeve shpifëse dhe fyese që kanë bërë kundër tij, ta kompensojnë  secila në vlerë nga  150.000( një qind e pesëdhjetë mijë) Euro.

Padia dokumentohet dhe faktohet  katërcipërisht me  prova të cilët  shumica kanë  qenë  publike, shkrimet fyese, shpifëse dhe nxitëse të  akteve të terrorizmit islamik të dirigjuar dhe për qëllim-interes të Serbisë, kundër Skender Jasharit si:

Gazeta  Impakt, publikon  një shkrim  fyes, kërcënues  dhe nxitës  të terrorizmit islamik, gjatë muajit maj 2019, me titull:Facebook-u mbron faqen ekstremiste Feja e Shqiptarit eshte Europa dhe Skender Jasharin”

Koha Islame si portal, ashtu edhe faqja e saj në facebook, publikoi dhe shpërndau përmes faqes së saj në facebook. Shkrimin kërcënues, fyes dhe nxitës  të terrorizmit islamik, të titulluar:” Skënder Jashari, katoliku i Kosovës që imiton terroristin në Zelandën e Re!” të publikuar më 06.07.2019.

Gazeta  Impakt, kopjon  shkrimin që ka bërë Koha Islame, të titulluar:” Skënder Jashari, katoliku i Kosovës që imiton terroristin në Zelandën e Re!”, të publikuar më 06.07.2019, duke ndihmuar  në shpërndarjen edhe më shumë të  shpifjes që ishte bërë kundër Skender Jasharit.

Gazeta Impakt, rreth dy javë më parë  nga data e 04.09.2019, publikon  një  tjetër  shkrim fyes, shpifës, kërcënues dhe nxitës të akteve të terrorizmit islamik kundër Skender Jasharit, të titulluar:” Katoliku fashist Gjergj-Skender Jashari sulmon rolin e hoxhallarëve në Luginën e Presheves”

Gazeta  Impakt, publikon  një shkrim tjetër fyes, shpifës, kërcënues dhe nxitës të akteve të terrorizmit islamik kundër Skender Jasharit, më 09.09.2019,  me titull: Islamofobi Gjergj-Skënder Jashari sulmon përsëri: Harruam Europën, për çallmen osmano-islame!”

Derisa nga një adresë  false e facebookut, e emërtuar si “Mirjeta Saiti” nga postimet  e saj    facebook, shohim    poston kundër Ramush Haradinaj( duke e akuzuar për anti-islamik), ashtu edhe kundër Arbana Xharrës,  kunder një mesueseje  të Prizrenit,  si dhe kundër Skender Jasharit. Nga  komentuesit shihet që  më së shumti kundër Skender Jasharit  kanë  komentuar, sesa kundër Ramush Haradinaj, Arbana Xharrës etj. Madje ka përgatitur fotografinë kërcënuese, fyese, shpifëse dhe  nxitëse të akteve të terrorizmit islamik kundër Skender Jasharit, me mbishkrimin :” Ky është islamofobi Skender Jashari katoliku i Kosovës që po përpiqe ta imitoj terroristin e Zelandës së Re” ndërsa poshtë  fotos është shkruar:”Çka mendoni ju për të? Dhe Mos hesht. Shpërndaje.” Madje shihet që janë  bërë 43 shpërndarje, 10 komente dhe 20 reagime në këtë postim. Mirjeta Saiti, ka disa pastime që i  bënë  kundër Skender Jasharit, si psh: Gjergj Shqipëria-Skender Jashari shihet në një foto të saj e cila dy herë është shpërndarë. Qëllimi i fotografisë së tillë, është pos fyerjes, kërcënimit, shpifjes edhe nxitja e akteve  terroriste  islamike kundër Skender Jasharit apo edhe si mbulim  aktesh terroriste të Serbisë që do ia ngarkonin pastaj  terrorizmit islamik! Shumica e kërcënuesëve, fyesëve janë nga Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, vendet  e BE-së( Zvicër dhe Gjermani) por edhe nga Republika e Kosovës.  Madje shihet edhe një adresë tjetër e  rrejshme, e  emërtuar “Ari Ari Zhitia” adresë kjo  e cila fyen  Nënë Terezën, Skenderbeun, dhe Skender Jasharin! Fotoja fyese, kërcënuese dhe nxitëse e akteve të terrorizmit islamik kundër Skender Jasharit, e bërë  nga  “Mirjeta Saiti”, është  shpërndarë edhe nga  adresa “Ari Ari Zhitia”  për 34 herë, madje qëllimisht ka  shpërndarë  nëpër disa dhjetëra faqe dhe grupe në facebook.

Shpërndarësit e postimeve-shkrimeve fyese dhe kërcënuese të Koha Islame, Gazeta Impakt dhe fotografisë fyese dhe kërcënuese të adresës së rrejshme të facebookut, janë bërë në formë  të të grupës dhe në formë  të qëllimshme-të organizuar( shih psh: kërkesa e adresës së rrejshme të  facebookut që  të shpërndahet fotografia; apo veprimi i shpërndarjes së fotos së tillë  qëllimisht nga një adresë tjetër  false të facebookut që qëllimisht shpërndan fotografinë e tillë). Qëllimisht disa dhjetëra faqe dhe adresa të facebookut, kanë  shpërndarë postimet e  tilla, me qëllim të  fyerjes, kërcënimit dhe  nxitjes së akteve terroriste  kundër Skender Jasharit. Derisa indirekt  në shpërndarjen e  materialit të tillë, ndikojnë edhe  terroristët islamik të dënuar( p.sh: B. B. etj) apo hoxhallarë radikal si  A. A etj.

Shkaku i këtyre shkrimeve shpifëse, fyese, kërcënuese dhe nxitëse të akteve të terrorizmit islamik kundër Skender Jasharit apo në adresën  e tij; kanë shkuar qindëra kërcënime me jetë; i është rrezikuar siguria dhe jeta tij; pa përfshirë shqetësimet, fyerjet dhe shpifjet e bëra  ndaj tij; fotografimet  e fshehta; etj. Më shqetësuese janë kërcënuesit në formë të organizuar  në disa grupe, mes tyre shihen edhe një zyrtarë korrektues në Republikë të Kosovës; kërcënues të ngjajshëm  me ISIS-in; kërcënime nga   njerëz dhe  mes tyre në formë të grupës, që  vijnë nga vende të  ndryshme të rajonit. Këso kërcënimesh, të ngjajshme i kishte patur  njejtë edhe  në rastin  para se t’i  ndodhte tentim-vrasja më 27.05.2009.

Derisa  gjykata kompetente, në  të cilin rast e përfaqësoj Skender Jasharin, presim që t’i kompensohet meritorisht dëmi  që i është shkaktuar në çdo aspekt. Derisa  siç e konfirmon edhe Skender Jashari, tashmë ka paraqitur edhe kallëzim penal, ndaj gjithë atyre që kanë  shpif, fy, kërcënuar apo kanë  nxitur a tentuar  akte terroriste islamike kundër tij.

Më:14.09.2019

Drita Jashari, master në drejtimin juridiko-ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT