E diele, 20.06.2021, 11:30 PM (GMT+1)

Mendime

Zymer Mehani: Fitimi i luftës me armë nuk do të thotë edhe mbarim i saj

E shtune, 14.09.2019, 10:11 AM


Fitimi i luftës me armë nuk do të thotë edhe mbarim i saj

Nga Zymer Mehani

Fitimi i luftës me armë nuk do të thotë edhe mbarim i saj, ngase atë që është fituar në front, mund ta humbasim në tavolinë. Pas pushimit të armëve dhe arritjes së paqes, lufta s'pushon e tëra, por ajo ndërron formë dhe zhvillohet me mjete të tjera....e kjo shpeshherë lidhet edhe me sakrifica dhe punë të pandërprerë për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e krejt asaj që është shkatërruar gjatë luftës, për stabilizimin e ekonomisë dhe të vetë jetës, për jetësim të parimeve më progresive e humane për të cilat edhe është luftuar, siç janë liria individuale dhe kolektive. Këto janë disa prej aktiviteteve që i karakterizojnë ditët e para të pasluftës. Pengesat që dalin në këtë drejtim janë të llojeve të ndryshme dhe natyrash të ndryshme. Këto pengesa u dukën fare qartë edhe pas luftës së fundit. Çlirimi e gjeti Kosovën në një situatë të rëndë ekonomike, pasojë kjo e nivelit të ulët të zhvillimit që kishte lënë okupatori serbosllav, pastaj diegia dhe plaçkitja e aseteve të vendit tonë nga paramilitarët dhe forcat tjera serbe. Në fshatrat tona gjendja ishte pothuajse karastrofale, krejt e mjerueshme. Kudo gërmadha, trupa bagëtish të vrara, automjete të djegura e të demoluara, rrugë dhe ura të shkatërruara, godina shkollore të granatuara, institucione fetare, kisha e xhami të djegura dhe të goditura me artileri Në një situatë të tillë të krijuar, pas luftës popullsia, mëse 700.000 e tëra shqiptare, nga atdhedashuria e madhe, refuzoi luksin e vendeve mike evropiane dhe më gjerë dhe u kthye në vatrat e veta të shkatërruara barbarisht dhe këtu rinisi jetën e re. Jeta rifilloi me vuajtje e plagë.Shumë varre, shumë të pagjetur, shumë vrasje enigmatike të bijve më të denjë të kombit, shumë padrejtësi, tani nga shtyerja me bërryla se cili do të jetë i pari. Shumë përvetësime të pronës edhe individuale edhe shoqërore padrejtësisht nga musketarët, Të gjitha këto gjëra dhe dukuri Kosovën tonë e penguan për ta zënë hapin drejt rrugëtimit dhe qytetërimit evropian. Mungesa e vizionit, mungesa e guximit për t'ua lënë radhën brezave të rinj për të udhëhequr me vendin, na kushtuan, madje me çmim të lartë i paguam dhe jemi duke i paguar. Ju që e bëtë luftën, çlirimtarë të atdheut, nipa dhe mbesa të Kastriotit, jua puth dorën me të cilën e mbajtët pushkën çlirimtare.....por Ju duhet që të ndrini çdoherë porsi Yjet në qiellin e atdheut.. Nuk guxoni të fshiheni pas reve sado të dendura që të jenë ato, sepse pastaj shkëlqimi juaj zbehet, e është e dhimbshme dhe e papranueshme, ngase ju duhet të shkëlqeni, ashtu siç shkëlqyet në beteja cep më cep Kosovës kreshnike, që shumë prej jush edhe e latë me gjak,,,,,,për të cilën latë edhe gjymtyrët e trupit dhe si dhuratë morët shumë plagë që ju kullojnë edhe sot.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora