E marte, 23.04.2024, 10:20 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Kultura asht shpirti i qytetnimit!

E shtune, 14.09.2019, 09:34 AM


KULTURA  ASHT  SHPIRTI  I  QYTETNIMIT !

Nga Fritz RADOVANI

Asht fjala per atë kulturë e qytetnim të qytetit të Shkodres, që punohet me e zhdukë...

Per gjithshka asht ba dhe vazhdohet me u ba edhe sot dishmojnë dy Çinarët e Rrëmajit!

Çinarët e Zef Zorbës janë shekullor, po memorien e kanë të feskët si uji i Kirit që   kalon aty pranë, dhe nder gurt’ e Zallit tij deri dje si biluri edhe sot dishmon: “Kush ishte Ai Burrë, që vuni gurët e qytetnimit mbi këtë stom me emnin Rrëmaji i Shkodres?”...

Ishte pikrisht Ludovik Zojzi (1910 – 1943) i Zojzakve të Shkodres, që mbi atë stom ngriti Monumentin e perjetshem, të cilin e shohim edhe sot edhe pse me 15 Shtator 1943, kur Ingjenjer Ludoviku po delte nga shtëpia në Tiranë, komunistët e vrane se “studenti i rij i Gjimnazit “Illyricum”, tashti ingjenjer i lauruem në Padova, nuk pranoi me bashkpunue me kriminelët e regjun komunist, të cilët mendonin vetem per vrasje e gjakderdhje.”

E pra, fatkeqsisht mbas 1944 vazhdonin gjuejtjet në shenjë deri sa e skuqen atë Zall...

Ingjenjer Ludovik Zojzi, vëndosi mbi atë stom nën ata dy çinarë ato vepra arti që janë sot aty dhe, që thirrën Vorret e Rrëmajit. Kapela e atyne vorrezave u projektue dhe u zbatue nga vetë ky ingjenjer. Planimetria e bame prej Tij ruhët në familjën e nderueme Zojzi.

Gazeta “Zëri i Popullit”, datë 3 dhetor 1959, në artikullin e Qeverim Çelit, anëtar i grupit komunist të shkruen: “...Suksesi që arritën grevistët e Drejtorisë së Përgjithëshme të PTT-së, bëri që edhe punonjësve të tjerë t’u shtohej besimi në Partinë Komuniste... Nga radhët e këtyre grevistëve u organizuan më vonë guerilet, që përlanë spiunin dhe armikun e popullit Ludovik Zojzi.” E kur prap në 1966 u mendue shkatrrimi i Vorrezave ishte Gjohn Kamsi që u tha: “Nuk guxoni me luejtë Eshtnat të Filip Shirokës, Kol Idromenos, Simon Rrotës, Hil Mosit, Kel Marubit, Don Ndre Zadejës, Dr. Federik Shirokës, Dr. Gjon Saraçit, Prenkë Jakovës, të Kakarriqit, Muzhanit, Topallit, Serreqit, Dedejve, Prelejve, Prennushve etj. që janë kenë gurët e thëmeleve të qytetit!”. E dogjën një natë, ashtu si shkollën ku mësonte Fishta, Harapi, Zadêja, Prennushi, Kurti, Nika....

E do t’ ishte 11 Nandori i 1990... Kur Rrëmaji, u perjetsue nga Don Simon Jubani!...

Melbourne, 14 Shtator 2019.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora