E marte, 16.04.2024, 06:11 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Jashari: Si Serbia ashtu edhe propaganduesit e terrorizmit islamik, kundër disa ish të dënuarëve të Grupit të Dobrosinit

E premte, 13.09.2019, 09:00 PM


Si Serbia ashtu  edhe propaganduesit e terrorizmit islamik, kundër disa ish të dënuarëve të  Grupit të Dobrosinit

Nga Skender Jashari

Serbia në  vazhdimësi, akuzoi, arrestoi, përndjeku nacionalistët  shqipëtar, veçmas Shqipëtarët  e Luginës së Preshevës, të cilët Identarisht, Ideologjikisht dhe Shpirtërisht janë    lidhur, drejtuar nga Europa dhe SHBA-të, të cilët i promovojnë Kulturën, Historinë dhe Interesin  Kombëtar Shqipëtar.  Serbia idëshiroi  si nacionalist me orientim oriental, turkofil, islamofil, në shkallë e parë drejt asimilimit a spastrimit etnik- kjo  është e theksuar  në masë të  madhe në  Luginë të Preshevës. Sikur  ambasadori rus në  Sofije, që kishte  paraparë mundësinë  e instrumentalizimit të  “miletit islam të Ballkanit” në  vitin 1815, pasuar nga akte të tjera    Carizmit rus, të njejtën ka  ndjekur edhe  Serbia dhe Greqia. Të njejtën  ka ndjekur Serbia po ashtu edhe  pas  viteve  1990, por edhe sot.

Të akuzuarit  kryesorë të Grupit të Dobrosinit, Skender dhe Valon Jashari;  shkaku i të qenit të  vetmit Shqipëtar katolik të Luginës së Preshevës; pjesëmarrës në luftë në Luginë të Preshevës; të tradhëtuar nga disa shqipfolës më 16.05.2001 gjatë luftës në Luginë dhe të kapur robë nga forcat serbe; që s’pranuan në asnjë mënyrë t’i shërbenin Serbisë apo së paku të heshtnin karshi  terrorit dhe gjenocidit serb  kundër Luginës së Preshevës etj, bëri që  të përndjeken nga Serbia dhe shqipfolësit  e Luginës që i shërbenin  Serbisë. Më 2003, u detyruan të ikin për  Kosovë, gjoja për vend më të sigurtë!

Në Kosovë nga mars 2004( trazirat e Marsit), pastaj në prill 2004( Skender, Valon dhe Luan Jashari tenton t’na vriste  agjenti i Serbisë F.I. nga  Lotovica, komuna e Bujanovcit), e që për fat të keq kuptuam që edhe në Policinë e Kosovës,  kishte si  polic hetues Q. H. që mbrojtën  agjentët islamik të Serbisë. Më 27.05.2009, njejtë  ndodhi tentim-kidnapim dhe për pasojë tentim-vrasje  kundër Skender Jasharit, por që sërish  disa polic hetues( një grup e  tyre), mbrojtën  agjentët  islamik të Serbisë, derisa kryeministri i Republikës së Kosovës vetëm i quajti në medie  si agjent të Serbisë, me rastin e arrestimit të asaj grupe. Natën e Pashkëve 2012, sërish “xhihadi thërret”, kërcënon me  heqje  koke- sërish polic në policinë e  Kosovës,  mbrojtën  B.B. i identifikuar  si kërcënues të  asaj nate.

Më 01.07.2012, i arrestuar nga Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, fraksion ky i trashëguar nga  Fraksioni politiko-kriminal i UNMIK-ut, i përbërë nga  zyrtarë politik, polic, prokurorë dhe gjyqëtarë që vijnë kryesisht nga vendet e Europës Lindore dhe Jug-lindore, në  të cilat ende drejtëpërdrejt apo tërthorazi, janë nën  influencën  pansllavike të  Rusisë dhe  qëndrim miqësor ndaj Serbisë por jo edhe ndaj  Republikës së Kosovës.

Me rastin e arrestimit të Skender Jasharit, më 03.07.2012, prokurori i Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, Maurizio Salustro, akuzon për  terrorist islamik-akuza të tilla vazhdimisht Serbia bënte, duke tentuar që  t’i identifikonte familjen e  Skender e Valon Jasharit, si familje muslimane, e jo si Shqipëtar katolik.

Më 18 dhjetor 2013( vetëm 2 muaj pasi  dënohen  me  dënime politike nga  Fraksioni i EULEX-it i dirigjuar nga Serbia, të  16 tetor 2013), policia dhe xhandarmëria e Serbisë,  minojnë dhe  detonojnë  me eksploziv, duke  shkaktu djegëjen  e tërsishme të  shtëpisë në  fshatin Rahovicë, komuna  e Preshevës. Më 19 dhjetor 2013, derisa ishin Skender e Valon Jashari në  Qendrën Korrektuese në Dubravë, pra vetëm një ditë  pasi ishte  minu e djegur  shtëpia  e familjes së ngushtë, në  vendlindje( Rahovicë-Preshevë), i  vijnë  kërcënimet nga agjentët  e Serbisë, që : “edhe në burgun e  Dubravës kemi me ju sulmu  a me ju helmu”.  Më 7 shkurt 2014, sulmohen Skender Jashari nga  dy persona kriminelë  ordinerë, të cilët  vetëpublikuan  që ishin  dorë e Serbisë! Drejtoria e Pavionit dhe Drejtoria e përgjithshme por edhe  Drejtori për Siguri në Qendrën Korrektuese në Dubravë kanë qenë shumëherë të informuar me shkrim dhe gojarisht nga Skender dhe Valon Jashari, por kanë lënë  të rrezikohej  jeta e tyre. Raportet  policore për rastin, përpilohen nga disa  polic të Istogut, të cilët hapur mbronin  agjentët e  Serbisë, e për më  keq, pastaj  gjyqëtari A. M. si gjyqëtar në Degën e  Gjykatës Themelore të Pejës në Istog, mbron definitivisht agjentët  e Serbisë.

Ndërsa  në gusht 2013, në Prishtinë, në banesë, gjuhet me  gurë në dritaret e  banesës së familjes së ngushtë të Skender e Valon Jasharit. Derisa vëllau i Skender e Valon Jasharit, pra Luan  Jashari,  në Prishtinë në muajt e fillim vitit 2013( kur edhe  ishte ngritur  aktakuza politike e Fraksionit të EULEX-it, të dirigjuar nga Serbia, kundër Skender e Valon Jasharit), është përcjellur dhe kërcënuar. Njejtë i kangjarë edhe  në muajt shtator-tetor 2013, kur dënohen me dënim politik Skender dhe Valon Jashari në Grupin e Dobrosinit.

Paralelisht  menjerëzit e Serbisë nga muaji qershor 2014, edhe disa zyrtarë korrektues( pas muajit  korrik edhe  Agron Rexhaj-si drejtor i pavionit të Sigurisë së lartë). Nga qershor 2014,  edhe një i bashkëdënuar në  Grupin e Dobrosinit,  bëhet  vegël  e Agjentëve islamik të Serbisë, sa  që mbronte  terrorin e Serbisë kundër Skender e Valon Jasharit. I njejti edhe gjatë  rigjykimit më 07.09.2014, akuzonte Skender Jasharin, gjoja sikur  antiislamist që  fyej përmes  facebook-ut-( duke   mbrojtur agjentët islamik të Serbisë, që  operojnë  në Trojet tona- veçmas në Kosovë, e asesi  s’jam  antiislamist).

Kërcënohet Skender  Jashari më 25.08.2014, në Pavionin e Sigurisë së Lartë( Pavioni VIII) të Qendrës Korrektuese të Dubravës, nga  dy kriminelë ordiner, të  cilët  agjenti i Serbisë( drejtori i pavionit VIII, Agron Rexhaj), i kishte  rekrutu në celulat e vehabistëve që ekzistojnë në  këtë  institucion(Skender Jashari kishte dorëzu kallëzim penal kundër këtij Drejtori, për rekrutim, radikalizim, ekstremizim të terroristëve islamik në Burgun e Dubravës).[1]Më  26 gusht 2014, Ministria e Drejtësisë të Republikës së Kosovës( Shërbimi Korrektues), i dërgon Skender dhe Valon Jasharin, në Qendrën e Paraburgimit në  Gjilan, për shkaqe sigurie, që  mos të rrezikoheshin  nga  njerëzit e Serbisë. Më 31 tetor 2014, edhe në Qendrën e Paraburgimit  në Gjilan, kërcënohen Skender dhe Valon Jashari. Shkaku i rrezikut që  i kanosej,  Shërbimi Korrektues( Ministria e Drejtësisë), i vendos  në  Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

Më 28 tetor 2016, njoftohen nga fqinjët Skender e Valon Jashari, që disa kamion dhe një eskavator, kanë  rrafshuar dhe hequr gërmadhat e  shtëpisë së demoluar disa herë dhe së fundmi të  minuar e  djegur plotësisht  nga  policia dhe xhandarmëria e Serbisë, në fshatin Rahovicë, komuna e Preshevës. Derisa 13 tetor 2016, kishte ndryshuar aktakuza, nga  prokurori politik i fraksionit të EULEX-it, të dirigjuar nga  Serbia, ndërsa më 28 tetor 2016, Serbia heqte gërmadhat  e shtëpisë së tyre.

Akuzat  politike të  Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, të dirigjuar  nga Serbia,    dënoi  politikisht( edhe  gjyqtari Arkadeusz Sedek e kishte thënë:” dënoheni për shkak të ruajtjes së Paqes dhe Stabilitetit    Ballkan”), duke i akuzuar për terrorizëm  kundër policisë dhe  xhandarmërisë së Serbisë, në Dobrosin  komuna e  Bujanovcit, e që  Gjykata  Supreme  në lëndën PML.241/15, pastaj Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit e vërtetuan përfundimisht pafajsinë e tyre. Derisa Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it,  bënte  spektakët gjegjësisht  terrorizëm gjyqësorë, në  lëndën  PKR.nr. 56/12, policia dhe xhandarmëria e Serbisë demolonin shtëpinë e Skender e Valon Jasharit, e jo  të dikujt tjetër; njerëzit e Serbisë( agjentët e Serbisë dhe agjentët islamik të Serbisë), kërcënonin dhe  rrezikonin familjen e  ngushtë të Skender dhe Valon Jasharit e jo të  tjerëve; po ashtu kërcënonin, rrezikonin dhe sulmonin Skender dhe Valon Jasharin edhe në Burgjet e Kosovës, e jo të tjerëve- nga kjo mund të kuptohet përse shënjestroheshin këta  e jo edhe të tjerët.

Ndërsa pas shpalljes  përfundimtare të  pafajshëm  të Skender  e Valon Jasharit, në rastin e Grupit të Dobrosinit, intensivisht fillojnë kërcënimet nga  agjentët  dhe agjentët islamik të Serbisë. Futjen  e Skender dhe Valon Jasharit në Lista të Zeza, ku kërcënonin që do i ekzekutonin( shih foto 1),  kërcënime të panumërta  të agjentëve islamik të Serbisë kundër Skender Jasharit. Së fundmi, njerëzit e Serbisë,  përdorin agjentët islamik të tyre, të cilët  në Trojet Shqipëtare, në Shqipëri, Kosovë etj, vetëidentifikohen si turkofil, propagandues të islamit radikal-vehabizmit,  duke shpifur shkrime në portale, gazeta dhe rrjete sociale. Qëllimi i shkrimeve të tilla është kërcënimi serioz, nxitja e akteve terroriste dhe kryerja e akteve terroriste islamike kundër Skender Jasharit; si dhe veprimi i  agjentëve  të Serbisë kundër Skender Jasharit siç vepruan agjentët islamik të Serbisë me porosi të Serbisë, me rastin e tentim-kidnapimit dhe tentim-vrasjes të 27.05.2009, duke  akuzuar pastaj  vetëm terrorizmin islamik e jo terrorizmin islamik të dirigjuar nga Serbia.

Pasojat  tashmë  shihen, qindëra e mijëra kërcënime përmes mjeteve të komunikimit, përcjellje  dhe kërcënime në vende  publike etj.

Agjentët islamik të Serbisë, në kuadër të  portaleve dhe gazetave të caktuara, kanë  fyer, shpifur, kërcënuar dhe akuzuar Skender Jasharin, si në  titujt:”Facebook-u mbron faqen ekstremiste Feja e Shqiptarit eshte Europa dhe Skender Jasharin”apo “Skënder Jashari, katoliku i Kosovës që imiton terroristin në Zelandën e Re!” apo ” Katoliku fashist Gjergj-Skender Jashari sulmon rolin e hoxhallarëve në Luginën e Presheves” apo  Islamofobi Gjergj-Skënder Jashari sulmon përsëri: Harruam Europën, për çallmen osmano-islame!”

Sikur  Qeveria e Serbisë  reagoi ashpër me rastin e lirimit të Skender e Valon Jasharit në Grupin e Dobrosinit, duke e quajtur vendim-gjykim skandaloz :”SKANDALOZNA ODLUKA: Osnovni sud u Gnjilanu oslobodio svih deset pripadnika tzv. Dobrosinske grupe optužene za terorizam”,[2] të njejtin reagim e shohim edhe në shkrimin e titulluar nga agjentët islamik të Serbisë:” Facebook-u mbron faqen ekstremiste Feja e Shqiptarit eshte Europa dhe Skender Jasharin”, ku mbi fotografinë e  Skender Jasharit, i armatosur me armë  anti-tank, shkruhet :”Ekstremisti katolik Skender Jashari duke demostruar aftesite e tij terroriste me nje kundra tank dhe duke i treguar autoriteteve kosovare qe ai thyen kodin penal te Kosoves duke mbajtur arme pa leje.!”

Foto 2. Akuza të reja mediatike të publikuara nga portale dhe gazeta që propagandojnë terrorizmin islamik-shihen që akuzat e tilla janë të njejta  me akuzat  që Serbia dhe Fraksioni politiko-kriminal i Eulex-it( me  dëshmitarë të fshehtë të Serbisë) kishin akuzuar  Skender Jasharin si pjesë të Grupit të Dobrosinit.

Më:13.09.2019

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



[1] Me këtë  kallëzim ka filluar të sensibilizohet  situata e tmerrshme  në Qendrat  Korrektuese dhe të Paraburgimit të Republikës së Kosovës, në lidhje  me  radikalizmin dhe ekstremizmin islamik në Burgjet e  Kosovës.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora