Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fatmir Halimi: Dibran Fylli - Tokë e mbjellë me varre

| E enjte, 12.09.2019, 06:57 PM |


TOKË E MBJELLË ME VARRE – ËSHTË NJË TITULL I FUQISHËM FIKSIONAL E ARTISTIK

SHB PROKULTPRESS, PRISHTINË NXORI NGA BOTIMI LIBRIN: “TOKË E MBJELLË ME VARRE' - Argumente - Krimet serbe në Kosovë 1998/1999, të autorit DIBRAN FYLLI

Nga Ma. Sc. Fatmir Halimi

“Tokë e mbjellë me varre“ është një titull shumë i fuqishëm fiksional e artistik, kurse përmbajtja e librit paraqet një realitet të tmerrshëm e shumë të hidhur për popullin shqiptar.

Autori Dibran Fylli në këtë libër publicistiko-historik, që ende është në dorëshkrim, trajton ngjarjen më të lavdishme të popullit shqiptar të Kosovës prej që njeh historia jonë, pra luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit, si dhe krimet makabre dhe më çnjerëzore që bëri pushtuesi serb.

Libri si nëntitull ka krimet serbe në Kosovë 1998/1999 - argumente. Lexuesi në baze të kësaj shumë mirë mund ta konceptoj se libri përmban argumente të gjenocidit serb mbi popullatën e pafajshme civile në Kosovë. Agresori serb, në krye më kasapin dhe kriminelin e Ballkanit SllobodanMillosheviqin ushtroi një dhunë dhe terror të paparë dhe të padëgjuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit mbi popullatën shqiptare të Kosovës, vrau më shumë se 14.000 shqiptarë te pafajshëm, me kapacitetet e tij ushtarake, paramilitare dhe policore zhvilloi shumë masakra, ku ndër to sipas Dibran Fyllit janë; Masakra e Reçakut, Masakra e Izbicës, Masakra e Studimës së Vushtrrisë, Masakra e Rudinës në Rahovec, Masakra mbi familjen Deliu, Masakra mbi lagjen Tusus në Prizren, Masakra mbi familjen Duriqi e Bugujevci në Podujevë, Masakra e Mejes, e shumë e shumë masakra të tjera anë e kënd Kosovës. Këto masakra sipas autorit, armiku i përbetuar i shqiptarëve i zhvilloi kryesisht në ato lagje qytetesh e fshatrash dhe në ato familje shqiptare që ishin të pambrojtura, sepse siç thotëD. Fylli, aty ku ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës agresori serb kurrë nuk arriti ta vras e ta masakrojë popullatën civile, për arsye se burrat e gratë shqiptare që kishin rrokë armët për të mbrojtur popullin e tij dhe për të çliruar vendin ishin viganë, ishin trima të pamposhtur, tëcilët këtë e dëshmuan në betejat e lavdishme që u zhvilluan në Prekazin Legjendar, në betejën e Koshares, tëKaçanollit, në betejën Te Tabet e Llapashticës, e në shumë beteja të tjera.

Duke i bërë një analizë tëpërgjithshme të librit,vërej se Dibran Fylli në fokus të temës së trajtimit të tij nuk e ka luftën e lavdishme të UÇK-së, por temë e trajtimit dhe e shkrimit janë krimet serbe në Kosovë gjatë viteve 1998/99.

Ai në mënyrë kronologjike na i paraqet të gjitha ngjarjet, luftërat dhe masakrat që i zhvilloi armiku shovinist serb duke filluar ngamasakra e Likoshanit dhe Çirezit, e cila ndodhi më 28.02.1998, që u masakruan dhe u vranë 24 viktima civile, mandej na e paraqet ngjarjen e lavdishme të familjes Jashari në Prekaz, që u zhvillua ndërmjet datave 5, 6 e 7 mars të vitit 1989, ku bashkëme 58 të tjerë heroikisht ra edhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Mandej përgjatë viti 1998 me fakte, me argumente,me fotografi dhe me listën e emrave te viktimave na e paraqet masakrën e Qyqavicës, ku më 22 nëntor të vitit 1998, serbët vranë dhe masakruan më se 18 civilë të pafajshëm. Një tmerr dhe masakër serbët bënë edhe mbi popullatën civile tëAbrisë së Drenicës më 26.09.1998, ku sipas Fyllit ata vranë 23 shqiptarë.

Kurse për ta arritur kulmin e gjenocidit mbi shqiptarët, ushtria kriminale serbe, më 15 janar 1999, në orët e hershme të mëngjesit, gjithmonë sipas autorit Fyllimaltretuan, terrorizuan familjet e pambrojtura të fshatit Reçak. Këta kriminel krejt në afërsi vranë 43 shqiptarë, që kryesisht ishin pleq, gra dhe fëmijë. Kjo ishte masakra më e tmerrshme në Kosovë, të cilën e lajmëruan të gjitha mediumet e botës. Reçakuishte lajmi kryesor edhe në qarqet politike Evropiane dhe Amerikane. Kjo masakër dëshmoi se gjakpirësi serb po zhvillon një luftë të paparë në zemër tëEvropës, se Millosheviqi po vret njerëz vetëm se janë shqiptarë dhe seështë duke bërë spastrim etnik. Sipas Dibran Fyllit, i pari që alarmoi botën e qytetëruar për krime serbe mbi popullatën civile në Kosovë dhe nëReçak ishte VilliamVoker, i cili pasi i pa me sytë e tij pleqtë, grat, fëmijët dhe foshnjat e masakruara tëReçakut, tha se këtu nuk ka luftë në mes të dy vendeve, por ka gjenocid, masakër, krim dhe spastrim etnik, sepse sipas veshjes këta njerëz nuk janë ushtar, por thjesht janëbujq, gra dhe fëmijë. Ai nga Reçaku bëri thirrje që bota e qytetëruar dhe forcat e NATO-S ta ndalin gjakpirësin Millosheviq.

Dibran Fylli  duke qenë edhe vetë ushtarë i UÇK-ës në Zonën Operative të Drenicës, do të jetë dëshmitar i shumëngjarjeve dhe masakrave serbe në këtë zonë. Autorit nuk i mjafton vetëm kjo për tëpërgatitur librin e tij historik, por ai hulumton dokumente të organizatave të ndryshme që vepruan në Kosovëgjatë luftës dhe pas saj si: Organizatën Botërore për të Drejtat e Njeriut, KMDLNJ të Kosovës, OLV-në të UÇK-së, si dhe shumë mediume të shkruara e filmike të kohës së luftës, gazetat vendore dhe të huajat e të tjera. Në bazë të këtyre autori sot sjell një libër të ndërtuar mbi fakte, dëshmi të personave që u shpëtuan masakrave dhe argumente, me lista tëemrave tëtë gjithë atyre që u vranë, u masakruan në mënyrë më çnjerëzore dhe barbare nga forcat serbe gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.

Në lidhje me këtë  mund të them se janë shkruar me dhjetëra libra për luftën e fundit në Kosovë,janë shkruar me mijëra vepra poetike e letrare për heronjtë dhe dëshmorët e UÇK-së, por libri “Tokë e mbjellë me varre” i D. Fyllitështë libri, i cili më së miri e dëshmon gjenocidin serb mbi Kosovën, është libër i fuqishëm historik për luftën e fundit në Kosovë, i ndërtuar vetëm mbi faktin dhe argumentin.

KONTEKSTI HISTORIK E POLITIK

Sot kanë kaluar 20 vjet që kur ka përfunduar lufta, kurse Kosova përballet me shumë vështirësi, si ekonomike, politike, shoqërore e sociale. Kosova ende përballet me pasojat e kësaj lufte. NëKosovë janë rreth 2.000 persona të zhdukur gjatë luftës, që edhe pas 20 vjetëve familjarët i kërkojnë eshtrat e tyre, e për këtë më së miri na dëshmon libri i Dibran Fyllit, ku ndër të tjera thotë se ushtria serbe pas çdo masakre mbi popullatën civile, aty ku ka mundur, kufomat i ka marrë me vete, vetëm që të zhduk gjurmët e krimit. Shteti i Kosovës me ndihmën e BE-së ka arrit që t’i identifikoi disa varreza masive në shtetin e Serbisë me kufomat e shqiptarëve, ku mbi to sot Serbia ka ndërtuar pompa benzine apo fabrika, por që ende nuk ka marrëveshje përfundimtare për kthimin e eshtrave të tyre në Kosovë. Edhe pas 20 viteve Kosova ka çështje të pazgjidhura me Serbinë siç janë: kthimin i të zhdukurve, kërkim falja nga ana e Serbisë, njohja e Serbisë shtetin e Kosove, mungesa e shtrirjes së pushteti tëKosovës në pjesët veriore të saj, si në Leposaviq, Zubin Potok e Stari-Tërg, qytete këto që ende nuk i njohin institucionet tona shtetërore. Pra, me një fjalë ne ende jemi në luftë me Serbinë, por tash në luftë politike.

Kosova falëluftës titanike tëUÇK-së e fitoi lirinë, por tash në ketë luftë paqësore me Serbinëështë duke humbur shumë beteja politike. Gjykata e Hagës që ishte themeluar më herët për krimet në ish-Jugosllavi, gjatë viteve të nëntëdhjeta, arriti qëmenjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë të ngreh padi, ta arrestoi dhe ta burgos kasapin e Ballkanit, Millosheviqin, i cili për disa vite rresht u hetua për krimet në Kosovë, ku shumë shqiptar shkuan atje dhe dëshmuan kundër tij. Sipas autorit të këtij libri kundër Millosheviqit, në Hagë dëshmoi edhe MustafëDragaj – i mbijetuari i masakrës më të madhe nëKosovë, Izbicës, i cili në mënyrë të mrekulluar dhe vetëm me fuqinë e Zotit ka mundur të jetë i gjallë nga pushkatimi.Gjykata  Ndërkombëtare në Hagë dënoi krimin serb mbi Kosovë duke dënuar dy tre veta si Millisheviqin e Sheshelin, por kurrë deri më sot nuk u dënuan vrasësit e drejtpërdrejtë të shqiptarëve. Kriminelët e paramilitarët serbë, të cilët vranë shqiptarë, shkatërruan e plaçkitenshtëpitë tona, dhunuan e në fund i masakruan gratë e fëmijët tanë, ende nuk u dënuan as nga gjykatat tona në Kosovë. E për të gjitha këto nëse gjykatat tona nuk janë në dijeni dhe nuk kanë informacione, atëherëështë libri ‘Tokë e mbjell me varre’ i D. Fyllit, i cili edhe me emër e mbiemër i paraqet kriminelët serbë, të cilët janë gjallë dhe sot lëvizin të lirë në Serbi dhe në Kosovë.

Pra libri i dibran Fyllit do të jetë njëargument i fuqishëm, një argument i gjallë sot dhe për të ardhmen, për të gjithë ata, apo për të gjitha ato institucione që duan tëvendosin drejtësi në Kosovë.

Kosova sot përballet edhe me një proces gjyqësor, që ndryshe do ta quaja‘Procesi i Absurdit i shek. XXI’.Njerëzimi, por edhe historia e qytetërimit evropian e botëror, ka njohur vetëm procese gjyqësore, ku është dënuar agresori, pushtuesi, apo sulmuesi, që pa të drejtë i ka privuar njerëzit nga jeta, ka bërë krime njerëzore dhe ekonomike. Kurse sot Kosovës pa të drejtë nga Bashkimi Evropian, vetëm për t’i plotësuar apetitet Serbisë, i është ngritur kallëzim penal, i është ngritur një proces gjyqësor ‘Gjykata e Hagës”, e cila tash donë të dënoi viktimën, donë ta dënoi Kosovën, pra Kosovën përmes ish-komandantëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët na sollën lirinë. Sot shumë ish-komandantë të UÇK-së janë liderë partiak, janë liderë politik, janë udhëheqës të institucioneve tona, të cilët po thirren për të dëshmuar në Hagë.

Në këtë rast si botues dhe redaktor i librit Tokë e mbjellë me varre’,se për ta dëshmuar pafajësinë tonë, për ta dëshmuaredhe njëherë para botës, se kush është viktima dhe se kush bëri krim e gjenocid mbi Kosovën, të gjithë këta ish- komandantë dhe liderë politik, që po dyshohen sot nga Gjykata e Hagës ta kenë me vete këtë libër para trupit gjykues. Pra të mos flasin ata politikanë në Hagë, por të flet libri‘Tokë e mbjellë me varre’, i Dibran Fyllit.

Dhe krejt në fund po e potencoi edhe njëherë se ‘Tokë e mbjellë me varre’është libri më i kompletuar me fakte, dëshmi e argumente, është libri më i përgatitur, më i fuqishëm, që njëherë e përgjithmonë ua mbyll gojën spekulimeve dhe i qet në pah vrasjet, masakrat dhe krimet, që i zhvilloi Serbia në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.