E marte, 10.12.2019, 05:22 AM (GMT)

Komente

Blerim Latifi: Zani im do të jetë zani juaj

E enjte, 12.09.2019, 06:25 PM


Të nderuar qytetarë të Kosovës!

Ata që më njohin dhe ata që më kanë përcjellur në shkrimet dhe qëndrimet e mia publike, e dinë se :

Unë e them, atë që e mendoj!

Unë e mbroj, atë që e besoj!

Dhe ajo në të cilën besoj është Atdheu Ynë i Përbashkët, Kosova.

Politika për mua nuk është qëllim. Unë nuk jetoj prej politikës. Jam i pavarur prej saj, falë punës time si profesor i filozofisë dhe analist politik në mediat ndërkombëtare.

Për mua politika është vetëm instrument në shërbim të vlerave tona të përbashkëta:

Në shërbim të lirisë tonë kolektive, për të cilën gjeneratat para nesh, dhe ne, sakrifikuam aq shumë;

Në shërbim të të drejtave dhe lirive tona, si qytetarë të shtetit të Kosovës;

Në shërbim të sigurisë dhe begatisë ekonomike për secilin qytetar;

Në shërbim të ëndrrës për t’u lënë fëmijëve tanë një atdhe të sigurtë, të zhvilluar dhe pjesë të botës perëndimore.

Zyra ime do të jetë zyra juaj, në çdo kohë.

Në Kuvendin e Kosovës, zani im do të jetë zani juaj.

Kam qenë luftëtar i lirisë dhe kurrë nuk kam kërkuar asnjë favor për shërbimin tim në luftë!

Sepse Atdheu nuk na ka borxh.

Ne i kemi borxh Atdheut!

Kam qenë pjesë e qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, por kurrë nuk kam lejuar të marrë ose të japë favore të paligjshme.

Dinjiteti, krenaria dhe integriteti për mua nuk shiten as nuk blihen.

E vërteta, drejtësia dhe shqiptaria janë vlerat e mia të panegociueshme.

Unë e mbaj fjalën, sepse gjithë jetën time kam ecur përpara duke mbajtur fjalën.

Fjala e mbajtur i ka mbajtur gjallë shqiptarët gjatë shekujve.

Vetëm fjala e mbajtur do të na shpie përpara, si shtet dhe komb.

Nisur nga këto, sot unë e kërkoj mbështetjen tuaj në zgjedhjet e 6 Tetorit.

Kosova mund të bëhet një shtet dinjitoz dhe unë jam këtu për ta dhënë kontributin tim për këtë synim të lartë.

Ju faleminderit!

Blerim Latifi

Nr.58



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT