E enjte, 18.04.2024, 10:32 AM (GMT+1)

Mendime

Mëhill Marku: Mu duk se takova bacën Bajram!

E merkure, 11.09.2019, 08:34 PM


MU DUK SE TAKOVA BACEN BAJRAM !

Nga Mhill Marku

Dje unë kam qenë mik. Mik tek dy familje të nderuara , që shuma nga lexuesit e dashur i njohin prej vitesh e dekadash : te i nderuari Skender Doçi dhe Jak Gjergji në Qerret ku po kalonin pushimet verore në rezidencat e tyre. Dhe jam ndjerë shumë i nderuar! Prej kohesh më kishin ftuar per të shkuar e kaluar një ditë a më shumë , bile Komisar Skenderi më kishte afruar të shkoja e të pushoja ,të qetsohesha e të spostoja vëmendjen nga çmë ka ndodhur mua kohet e fundit ,të rrija 10 ditë se veç shpirtit e fisnikrisë e bujarisë karakteristike të kësaj familjeje i kishte dhe mundësitë e akomodimit në një vend turistik atje buzë detit e nen hijen e pishave në Qerret !

Kësaj rradhe në shkrimin tim nuk dua të merrem me jeten e karieren e tyre ushtarake e politike të tyre, as dhe per aftësitë e rralla të tyre në komandimin e Nendetseve e Skenderi per shumë vite  Komisar i Flotes Luftarake Detare dhe anëtarë i organeve më të larta të shtetit të asaj kohe, se per ata është shkruar herë pas here e do shkruhet  gjithëmonë se ata bashkë me shoket e brezit e të klases tyre kan bërë histori ,por sot desha të them ca fjalë per ata si njeres të mirë, miq e shokë fisnik si ata !

Ata gjatë jetes tyre ushtarake ashtu siç kanë shkelqyer më detyrat shumë të rendësishme e të larta ,per më teper kanë shkelqyer si shokë me njeri tjetrin që nga shkolla "Skenderbej" ,në Akademinë e lartë të Marines në Bashkimin Sovjetik ,në Nendetse e në Bazat Detare, ata kanë shkelqyer si shokë me njeri tjetrin, me kuadro e detarë, si miq të rrallë!

Unë kam pas fatin t'i njoh , të lundroj nen e mbi det, të punoj me ata që kur unë isha 20 vjeçar e ata i gjeta 30 vjeçarë , dhe gjithë jeten kam pas e më ka shoqëruar, rritur ,edukuar e lartësuar kujdesi e dora e ngrohtë e tyre ! E kam ndjerë fjalen e tyre të ngrohtë dhe vlersimin per punen time  si gjatë punes , në gezime e festa e per më teper e kam ndjerë njerzillekun e fisnikrinë e tyre në ditë të vështira të jetes time kur m'u gjeten familjarisht pranë si shokë, si edukatorë, si prind!

Më kishin kerkuar disa herë të shkoj si mik i tyre ,por unë per të mos i shqetsuar jam rrudh se mos i trazoj në qetsinë e pushimeve e të moshes tyre që kanë një diferencë afro 13 vjet më të mëdhenj se unë, edhe pse ata e kanë sfiduar moshen dhe janë krejt vital!

Por dhe kam menduar se duhet të isha unë që t'i ftoja si ish nxenës e mvartes i tyre  dhe per gjithëçka të mirë që ata kanë bërë per mue, por ndodhi e kunderta; më ftuan ata ,dhe më ftuan me shumë dashuri e këmbngulje !!

Dhe dashurinë e respektin dhe fisnikrinë e mikpritjen e bujarinë  e tyre e gjeta që në oborrin e shtëpisë ku kishin dal Skenderi e Jaku si dy kreshnikë të më prisnin mua!!

Sa u preka, u emocionova , aq sa u ndjeva i nderuar aq dhe u preka se më erdhi rëndë të dilnin  e të më pritnin mua dy mësuesit e edukatoret e mi, në atë moshë kur mbi shpinë mbanin strajcen e mbi 84 viteve e unë 71 vjeçarë  .. U zura ngusht, dhe u turperova por thashë me vehte se mikpritja shqiptare i ka këto, nuk pyet per moshë: miku e shoku duhet prit e nderuar si shok e mik!

Ashtu si i turperuar nga pritja që më bënë , ashtu si gatitu,siç rrija unë dikur para tyre, ndala makinen dhe mendova: do shkoj me hap rreshtor e tu paraqes forcen: t' pershendes e ti perqafoj si dy nga vëllezrit e mi më të mëdhenj!

Ata e ndjenë emocionin tim dhe ashtu siç dinë ata m'i kaluan emocionet e para, sa më vonë kur u takuam dhe me bashkëshortet e tyre fisnike : Diana Doçi e Mrika Mandreja, tek hyrja çdo gjë u zhvillue e kaloj si në një familje.

Tryeza , tek oxhaku i Skenderit , Skender Doçi që herë pas here se si më ngjante si Baca Bajram, ku ndejtem, ishte shtruar, begatuar e me bollekun dhe bujarinë e mikpritjes shqiptare, pregatitur me shije  nga Diana e Mrika , dy gra fisnike, nga fise e familje kreshnike, Diana nga Tropoja e Mrika nga Mirdita, të dyja ish mësuese shembullore , dhe të dyja nder mësueset e para të dala nga këto anë ,per të mos thanë se janë mësueset e para të këtyre krahinave  kreshnike!

Biseda nisi lundrimin  që nga larg nga ku linden e erdhem deri në ditet e sotme.

Edhe biseda tek kujtonim jeten, detyrat, detin, vështirësitë dhe arritjet , merrte formen e detit, herë me valë ,kujtime të gezuara,  por dhe herë si det i trazuar e plot dhëmbje kur kujtuam shokët që nuk janë më!

Radha e bisedes nuk priste , nuk ndalonte,  sa gezonim aq ndjenim dhe dhëmbje per  shoket që na kanë lënë

Çdo gjë gjithë jeta e këtyra burrave është e lidh me detin:  që të ri dashuruen detin e nendetin, nendetset e anijet , në ballin e tyre me rrudha të duket si det me dallgë,  sytë e tyre ngjyrë kalter të ngjajnë si det me horizonte të pamatë, rreshkja e fytyres ka njelmësinë e kripes detit, ngjyra e flokëve ka ngjyren e shkumes të dallgëve kur perplasen ,dhe kur flasin apo levizin të duket se janë duke notuar në detin e kujtimeve të pafund që falë kujteses e memorjes të jashtzakonshme per moshen , mrekullohesh  me freskinë e të treguarit të ngjarjeve të para 60 e ca viteve sikur kanë ndodh sot, ashtu me saktësinë më të madhe me bisedat e tyre të çojnë e ta perjetosh sikur sapo ka ndodhur një ngjarje apo një lundrim nen apo mbi ujë!

Ata bashkë me moshataret e tyre janë muzeu i gjallë i detit dhe i detarëve, muzeu i gjallë i nendetseve dhe gjithë anijeve të ish Flotes Luftarako Detare të asaj kohe! Dhe ky muze duhet vizituar sa më shpesh!!!! Ose duhen ftuar që të pershfaqin  si në film jeten e heroizmin e detarëve e kuadrove të FLD në dekada!

Më shumë unë dhe Jaku mundoheshim të ngacmonim Skenderin ,të na tregonte ndonjë gjë që per detyrat e larta të kohes  ka pas mundësi e dijeni si askush tjeter në FLD.

Por Skenderi me atë zgjuarsinë dhe urtësinë e një plaku trim ,të ditur e të urtë duke i qendruar besnik karakterit të tij strikt e fisnik më shumë dëgjonte , dhe ashtu si të paret e tij , tregonte e  lëshonte sa per të na bërë qejfin ne ashtu me mençurinë, fisnikrinë e tij , me saktësinë dhe vertetsinë epike të ngjarjeve e të kohes!

Aq shumë biseduam kujtuam sa ngelem rob të kënaqësisë së të kujtuarit e të çmalljes me njeri tjetrin, unë si nxënes e ata si mësuesit e mi!

E rrotullonim  sa andej këndej biseden si timonin e Nendetses në kurse të ndryshme por sa më rrembenin tregimet e kujtesa e tyre aq më brenin dy gjëra : çfarë mund të na tregonte Skenderi nga nendeti i kujtimeve të tij, aq dhe shpesh doja të më dilte se pse kishte këmbëngul që tu shkoja si mik i tyre!!?

Se çdo  fjalë, çdo ftesë e ka një motiv, e ka një  qellim e objektiv!!!

Dhe në bisedë e siper , i kerkoj falje  Skenderit se ndoshta po publikoj  një episod të vogel të jetes tij luftarake, se Skender Doçi si askush tjeter nga ne  kur ishte në pension dhe shijonte jeten në Amerikë tek fëmijet e tijë, po fillonte lufta në Kosovë. E thirri tradita luftarake e familjes dhe e fisit të tij: babai i tij Veli Niman Doçi ish Komandant i Brigades  25 të Ushtrisë Nacional Çlirimtare bashkë me dy vllëzrit e tij mori pjesë e komandoj Brigaden Partizane, e thirri ndergjegja e bindja e tij, e thirri Atdheu, e thirri Kosova martire, e thirri trimëria e patriotizmi, perkushtimi i tij sublim të bëhej pjesë e kësaj lufte të pashembullt.

Dhe ai ju bind tradites tij luftarake e heroike, ju bind ndergjegjes tij dhe si askush nga ne duke dhënë shëmbullin personal e duke e kthyer fjalen në veper u radhit në Batalionin Atllantik ku u emrue si gjeneral që ishte : Komandant i Batalionit.

Sa e caktuan Komandant ai spari i tregoj dhe mori mendimin e shoqes tij të jetes Dianes fisnike ! Diana  si  një burrëreshë dhe atdhetare e flaket i tha: Pushka top Skender i dashur!

Kam vetem një merak: sot je 64 vjeç dhe a do të mund ti perballosh vështirësitë e luftes në ket moshë, ky është meraku im: i tha !

Pastaj i tregoj e pyeti djalin më të vogel!

- Djali me dashurinë per babin dhe Kosoven i tha të atit:

- Jo babi, je i moshuar! Do shkoj unë në vendin tënd!

- Faleminderit o bir i dashur  për fjalet si trim i gjyshit e i babit , por kam vendos e do shkoj vetë...

Mori djalin e madh dhe i tregoj per vendimin e tij per të shkuar e luftuar në Kosovë!

Tek i fliste me vendosmëri të birit,  djali me dashurinë dhe kujdesin e djalit per babain,dhe në ket moshë, duke u bind se ishte e kotë ta lëkundje në vendimin që kish marrë i ati, i tha :

- Mirë babi, ke vendosur : shko! Sot më shumë se kurrë ka nevojë Kosova! Me ket veprim që po bën po nderon vehten , ne, fisin e gjithë Tropojen ! Jam me ty!   U kthefsh me fitore!

=   Dhe një episod tjeter: Që ditet e para të deryres Skenderi ,komandant  ,priste ,pranonte e percillte  shumë vullnetarë shqiptarë e të tjerë.

Kishte vendos dy kerkesa: të mos jenë djem të vetem dhe të mos jenë më shumë se nga një nga një familje.

Por kishte ,siç tregoi Skenderi kerkesa per të shkuar dy e tre vetë nga një familje.

Një rast i shkuan një baba me dy djemtë dhe kerkuan që të rregjistroheshin. Jo u tha Skenderi ,vetem njeri.

Ata këmbëngulen por jo e jo.

Babai që e njihte familjen e Skenderit nga Tropoja i tha :

Po pse babai juaj shkoj në luftë me të dy vëllezrit e tij dhe ne jo!!!!?

U zu ngusht Skenderi dhe i pranoi.

Në fund të bisedave me Skenderin e Jakun e kuptova se pse më kishin ftuar:

- Dëgjo Mëhill ! Më tha Skenderi :

Ju falenderojmë per gjithë ato shkrime e poezi që ke shkruajtur e shkruan per detin, nendetset  ,anijet ,shoket e jeten në det!  Të jemi mirënjohohes per gjithçka ke shkruajt per Floten Luftarako Detare! Dhe vazhdo se na mban gjallë e krenar per jeten e punen tonë në det !

I falenderova me gjithë zemer dhe u premtova se sa të kem frymë do të shkruaj, per atë heroizem që veç në det e te detaret e kam perjetuar! Ata janë muza ime ,frymzimi e jeta ime!

Dhe tek e ndiqja me shumë vëmendje Skenderin ashtu vital nen peshen e moshes se si më perngjante me Bacen Bajram: burrë kreshnik e fisnik, tropojanë si ai,  i mençur,i urtë, trim, me pushkë në dorë per Atëdhe si Ai!

Mu duk se takova Bacen Bajram !

Sa per kuriozitet: gjyshi i Skender Doçit ka qenë  bashkëmoshatarë e bashkëluftëtarë i Bajram Currit!

Mirënjohje edukatoret e mi: Skender Doçi e Jak Mandrea: mirënjohje Diana e Mrika!

-Ekskluzive per ZemraShqiptare, shtator 2019-






(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora