E premte, 19.04.2024, 06:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Astrit Lulushi: Shqip

E marte, 10.09.2019, 09:02 PM


..shqip

Nga Astrit Lulushi

Gjuha sendërton, pra është gjë, por dihet se është më shumë se aq. Çdo gjë që të lindë, duhet medoemos të prodhohet nga një çift, ose të ketë si parakusht dy prindër. Por kjo bije ndesh me idenë se një gjuhë mund të vijë vetëm nga një linjë ose mund të jetë e veçantë nga çdo gjuhë tjetër, pra, si të thuash, është e lindur duke pasur vetëm një ‘prind’, ndryshe nga çdo organizëm që lindet nga dy prindër, dhe jo veças nga çdo gjë tjetër.

Kështu, një gjuhë mund të ketë një prind indoevropian nga njëra anë, dhe një prind afrikan ose aziatik ose nga çfardo kontinenti, në anën tjetër. Sepse si mund të shpjegohen ngjashmëritë në fjalë edhe kur dy gjuhë fliten larg njëra tjetrës pa ndonjë kontakt të njohur historikisht? A mund të jetë e mundur që këto ngjashmëri në një farë mënyre reflektojnë një fillim të njëjtë të të dyja gjuhëve?

Në se do të kërkonim fillimet e shqipes, për shembull, historia e saj e dokumentuar shkon pas jo më shumë se 500 vite. Kjo nuk do të thotë se banorët e këtyre trojeve më parë nuk e flisnin këtë gjuhë, por ndoshta tregon se koha kishte ardhur që gjuha të njësohej dhe prej saj ata filluan ta quanin veten ‘shqiptarë’.

Sipas Çabejit, fjala ‘shqip’ mund ta ketë prejardhjen nga ‘qip-i’ (mullar ose dru mullari). Kjo është një fjalë fshati. Kur mullari zhbëhet fjala ‘qip’ bëhet ‘shqip’. Me kalimin e shekujve (kur gjuhësia nuk kishte dalë ende si shkencë), fjala ‘shqip’ filloi të shpjegohej me ‘shqiponjë’, kjo ndoshta për të rritur krenarinë e folësve të saj, ndërsa prirjet për largimin nga fshati në qytet kishin filluar. Por idea se njerëzit që flisnin shqip kishin qenë dikur fshatarë (bërës ose zhbërës mullarësh), duhet të jetë sot më e pranueshme - nisja është gjithmonë e thjeshtë, e përulur dhe njeriu ngrihet ndërsa zhvillohet.

Naom Chomsky thotë se fëmija i lindur në një komunitet mëson të flasë gjuhën e njerëzve brenda komunitetit. Sipas tij, fëmija vjen në jetë i pajisur me të gjitha aftësitë për të mësuar çdo lloj gjuhe kur bie në kontakt. Dhe nuk ka gjë më të fortë sesa idea koha e të cilës ka ardhur, thotë Viktor Hugo.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora