Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Libri i ri i autorit Gjon Keka: Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) në literaturën lituane

| E hene, 09.09.2019, 09:10 PM |


Doli libri i ri i autorit Gjon Keka

Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) në literaturën lituane

I bindur se Emri dhe të bëmat e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut janë dëgjuar edhe në vendet më të thella të botës,  madje mund të them edhe tek popullësia indigjene si dhe në të gjitha skajet e Universit.

Prandaj,  nuk do të ndalem te kjo se si arriti figura e Gjergj Kastriotit në literaturën Lituane , sepse kjo tanim është një realitet , jo vetëm për përfshirjen e tij dhe figurës së tij në këtë pjesë të Europës , por edhe për pushtimin nga kjo figurë në literaturën e përgjithshme europiane dhe botërore.

Si arriti që figura e Gjergj Kastriotit t'i pushtoj mendjet dhe zemrat e shumë popujve dhe shkrimtarëve e historianëve ?!

Ndikimi i kësaj figure mbikohore dhe përfshrija në Literaturën e shumë kombeve e popujve tregon se ky personalitet dhe shpirti i tij e vizioni i ka prekur popujt dhe kombet e autorët që ta vendosin atë brenda vëmendjes dhe referencës së Literaturës së tyre , respektivisht Literaturës europiane të kombeve të ndryshme.

Sidoqoftë, është e rëndësishme që kjo figurë është trajtuar dhe e njohur edhe në literaturën e popullit Lituan. Kjo për faktin se duke ditur që ky vend gjendet jo edhe aq afër Arbërisë , megjithkëtë emri i kryezotit të Arbërisë dhe të bëmave të tij kanë mbërri atje dhe tanim e ka vendin e tij në Literaturën Lituane. Këtu në këtë libër i ofrohet për herë të parë vepra që është shkruar në gjuhën Lituane për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun , vepër këtë që autori e ka gjetë gjatë hulumtimeve mbi figurën e Gjergj Kastriotit tonë të Madh.(Pjesë nga parathënia e librit)

Libri është botuar nga Shtëpia botuese „Hieronimus“ , dhe shtypi Shtypshkronja „Lena Grafik“.Poashtu librin mund ta gjeni në Libraria Dukagjini dhe Libraria Artini -Toena në Prishtinë.