E marte, 19.03.2024, 06:10 AM (GMT)

Kulturë

Albert Zholi: Flet pedagogu Ardit Kërtusha

E hene, 09.09.2019, 07:17 PM


Flet pedagogu Ardit Kërtusha, Drejtor Rajonal i Departamentit të kontrollit dhe rikuperimit të humbjeve të OSHEE-së, Durrës

- Të jesh sot një i ri në politikë në Shqipëri është sa sfidë aq dhe emocionuese

Nga Albert Z. ZHOLI

Në këtë intervistë pedagogu Ardit Kërtusha  thekson se “Situata e sotme politike në vendin tonë paraqitet e ndjerë për faktin që kemi një mungesë totale dialogu ku kampi opozitar ka zgjedhur dezertimin si një formë e shëmtuar për të penguar reformat e nisura në vendin tonë, kryesisht atë në drejtësi. Të frikësuar nga dita e gjykimit krerët e opozitës sonë, të cilët duket qartë që e kanë lidhur jetën e tyre me pushtetin dhe nuk mund të bëjnë pa të, braktisën në mënyrë të paprecedentë organin më të lartë të republikës, parlamentin”. Ja si shprehet ai më poshtë:

-Jemi në kohë politike për të cilat flitet shumë nga të gjitha palët, ç’mendim keni për vazhdimësinë politike në vendin tonë?

Situata e sotme politike në vendin tonë paraqitet e ndjerë për faktin që kemi një mungesë totale dialogu ku kampi opozitar ka zgjedhur dezertimin si një formë e shëmtuar për të penguar reformat e nisura në vendin tonë, kryesisht atë në drejtësi. Të frikësuar nga dita e gjykimit krerët e opozitës sonë, të cilët duket qartë që e kanë lidhur jetën e tyre me pushtetin dhe nuk mund të bëjnë pa të, braktisën në mënyrë të paprecedentë organin më të lartë të republikës, parlamentin. Si të mos mjaftonte kjo, ata u mohuan të drejtën anëtarëve dhe votuesve të tyre të përfaqësohen në pushtetin vendor si dhe në këshillat e tyre. Rrjedhimisht këto vendime të udhëhequra nga kulti i individit kanë bërë që situata politike në vendin tonë të mos jetë në kuotat e saj më të larta, kjo bëhet dhe më e rëndë ku bojkoti dhe mungesa e dialogut bëhet për arsye keqdashëse për pengimin e anëtarësimit të shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Të rinjtë në politikë sa formalë dhe realë janë?

Të jesh sot një i ri në politikë në Shqipëri është sa sfidë aq dhe emocionuese. Nga fakti që e reja është antagoniste me të vjetrën, kuptohet që penetrimi i të rinjve në politikë është tejet i vështirë. Përpos kësaj është forca dhe vullneti rinor që na bën më të rinjve të përfshirë në politikë që të mos të tërhiqemi dhe të shpresojmë që kontributi jonë do vlerësohet dhe do bëj ndryshimin e kërkuar. Por nuk mund të mohojmë që ndryshe nga partitë e tjera politike në vendin tonë në Partinë Socialiste të rinjtë kanë pasur gjithmonë peshë si në përfaqësi ashtu dhe në vendimmarrje ku vlen të kujtojmë që janë nxjerrë dy kryeministra nga radhët e forumit rinor të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Por ftoj dhe inkurajoj çdo të ri dijedashës të vendit tim që të aderojë në partitë politike duke sjellë vetë ndryshimin dhe duke mos e pritur nga të tjerët. Vetëm kështu rinia shqiptare do jetë një forcë e padiskutueshme në arenën politike të vendit tonë.

Politika dhe ju takohen në kohen e FRESH me të njëjtin vizion apo kemi risi?

ime e parë në politikë daton në vitin 2009 ku unë bashkë me shumë të rinj socialistë bënim pjesë tek strukturat e vullnetarëve brenda Partisë Socialiste, ku kjo e fundit ishte një strukturë rinore brenda rradhëve të PS. Më pas jam aktivizuar me Fressh dhe në vitin 2014 u zgjodha kryetar i FRESH, Durrës për një mandat 4 vjeçar, mund të them me plot gojën që ka qenë një nga eksperiencat më të bukura të mia jetesore, ku takova dhe njoha shumë të rinj, konkretisht preka shumicën e problemeve rinore të qytetit tim dhe ku ne si strukturë u bëmë zëri i tyre pa asnjë kompromis si brenda rradhëve tona ashtu edhe në pushtetin vendor. Jemi krenarë që në atë kohë krijuam struktura në të gjitha gjimnazet dhe shkollat profesionale të qytetit të Durrësit si dhe në të gjitha degët e Universitetit Aleksandër Moisiu dhe ku motoja jonë ishtë: ”ne jemi rinia që vendosim sot për të ardhmen tonë”. Ndryshe kjo nga forumet rinore të partive të tjera në shqipëri ku anëtarësohen vetëm për përfitime të çastit (një vend pune apo një favor diku).

Po gruaja në vendimmarrje, një rol apo një vënd për të plotësuar kriteret?

Gruaja dihet botërisht që është forcë në familje, kështu që rrjedhimisht në familjet politike ajo është një force evidente. Ne ndihemi krenarë sot që jetojmë në një kohë ku përfaqësia në vendin tone ka kapur kuotat e përfaqësisë gjinore 50 me 50, kjo është e dukshme si në parlament ashtu dhe në përfaqësitë lokale ku duket nje shtim i radhëve të gruas në politikë dhe vendimmarrje. Si vend ballkanik që jemi e vleresoj shumë faktin e shtimit të rolit të gruas në politike dhe si një amortizim në uljen e tensioneve të brendshme të politikës në tërësi.

A e bën politika më të mirë jetën tuaj?

Sapo përballem me këtë pyetje (buzeqesh pa vetëdije), nga eksperinca gjërat që bëhen me dashuri janë më frytdhënëset. Në këtë fjali vetëm pjesa e parë qëndron tek unë , I vërtetë është fakti që marrja me politikë më ka bërë më aktiv dhe më social, pasi problematikat rinore dhe ato të qytetit tim më bëjnë më të vetëdijshëm që përfshirjen time në politikë ta vendos në funksion të zgjidhjes dhe eleminimit sadopak të këtyre problemeve të perditshme që ka çdo qytetar i vendit tim dhe jo vetëm. Ndaj mendoj se sa të mirë ma bën jetën mua politika do shikohet në vazhdimësi të karrierës time.

Lidëri dhe ideali si vijnë në politilën tonë?

Të flasësh për lider dhe ideal në politikën tonë janë dy terma të cilat janë larg me milje të tëra përsa i përket përkatësisë së secilës prej tyre, sikur këto dy terma të ecnin paralel në politikën tone ,e them me plot bindje qe do të kishim një politikë më gjithëpërfshirëse; një politikë ku progresi i vendit do ishte kryefjalë dhe ku interesat personalë do ishin në role të parëndësishme. Por për fatin tonë jo të mirë, lideri dhe ideali janë larg njëri-tjetrit. Edhe në rastet kur lideri ecën në sinkronë me idealin, në vendin tonë ai përbaltet dhe mundohen t’a bëjnë pjesë të pandashme të baltës që karakterizon jo pak herë të bërit politikë në Shqipëri.

Durrësi në planin tuaj në të ardhmen?

Durrësi është qyteti më i dashur për mua, e thënë kjo jo vetëm nga orgjina ime, që i përket këtij qyteti, por edhe vlerat historike që ka mbartur ndër shekuj Durresi. Historitë për secilin për në janë domethënës sidomos kur flitet për histori qindra vjeçare të një qyteti të lashtë si Durrësi. Jam i bindur që Durrësi është qytet potencial në zhvillimin e Shqiperisë duke qenë se është qyteti numër 2 shqiptar përsa i përket zhvillimit ekonomik dhe rritjes së numrit të popullsisë në vend, puna për zhvillimin e këtij qyteti do jetë gjithmonë sfidë dhe dëshira më e madhe personale e imja. Pavarësisht rrjedhës që do marrrë karriera ime në politikë, investimi dhe puna ime, fokus kryesor do të ketë qytetin tim të dashur Durrësin.

A keni ju një mesazh real dhe bindës pse të rinjtë nuk duhet të ikin nga Shqipëria?

Shqipëria është vendi më i bukur në botë, është vendi ynë. Paraardhësit tanë luftuan me vite dhe shekuj për të arritur këtë që kemi fatin të kemi ne sot, një shtet shqiptar të pavarur. Është historia bashkë me vlerat dhe resurset tona natyrore që na motivojnë që të gjithë së bashku të punojmë përditë dhe më shumë për të çuar përpara këtë vend që vetëm forcat e mbinatyrshme mund ta bënin kaq të bukur dhe kaq të begatë. Ajo hemorragji që pati vendi ynë në arsim gjatë 10 vjeçarit të fundit, ku universitetet private u kthyen në skema piramidale dhe ku diploma shitej dhe jo fitohej, rriti articifialisht shtresën intelektuale të vendit tonë. Kjo gjë bëri që shumë të rinj të të gënjenin dhe veten e tyre duke menduar që investimi më i mirë i tyre ishte blerja e një diplome dhe jo profilizimi i tyre në një profesion që ata mund dhe do ta bënin shumë herë më mirë se kjo e fundit. Pra është kjo hemorragji që vrau shpresën e të rinjve shqiptarë të cilët si zgjidhje empirike shikojnë largimin dhe jo përballimin e sfidave në vendin e tyre.Ndaj njëzëri i drejtohem të gjithë të rinjve shqiptarë, ju lutem bëni atë që dëshironi dhe punoni aty ku ju jepni maksimumin, kështu shumë shpejt të gjithë do të shohim Shqipërinë që ne kemi ëndërruar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora