Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Vuçiqi është kopje e Millosheviqit

| E diele, 08.09.2019, 02:00 PM |


Vuçiqi është kopje e Millosheviqit, vizita e tij në Kosovë e pa pranueshme

Nga Dedë Preqi

Vizitat e kryetarit të Serbisë në Kosovë, A.Vuçiq, nuk janë pjesë e vizitave normale dhe në raport me diplomacinë në mes dy shtetëve fqinjë, por më tepër i takon vizitave të sojit të vet, e cila çështje duhet tëshqyrtohet nga pala kosovare, sepse vizitat e tillanuk përputhën me realitetin e Kosovës dhe diplomacinë që kuptojmë shkëmbimin e marrëdhënieve bilaterale ndërshtetërore,brenda sëcilës do gjejmë formulen e zgjidhjeve të problemeve ekzistuesedhe në interes të përbashkët në mes palëve.

Për Serbinë dhe pushtetin e sotëm me udhëheqjen e Vuçiqit, ka argumente të panumërta të papërgjegjësisë, që flasin për veprimet dhe nivelin e ulët të këtij subjekti politik karshi Kosovës, e cila mbanë në supët e veta përgjegjësinë e të bëmave tragjike dhe gjenocidiale të kohës së Millosheviqit, sepse kriminelët e luftës i ka shpërblyer, i ka graduar dhe punësuar në vendet kyqe të shtetit, dhe përveq tjerash, mbanë të fshehur dhe peng me qindra kufoma të shqiptarëve që i ka rrëmbyer gjatë luftës së fundit, të cilët janë ende të pa gjetur.

Prandaj, janë fare të dyshimta lëvizjet dhe vizitat e A.Vuçiqit në Kosovë, si relacion ku mund të sillet si “nxitës i konfliktit” në veri të Mitrovicës,duke organizuar serbët e veriut me rastin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, dhe në mënyrë të dhunshme, që “lista serbe”, të përkrahet dhe të fitojë numrin e duhur në Parlamentin e Kosovës, e cila me rrolin e vet “dekostruktiv”, sikur edhe parë, me qëllim që të jetë në funksion të bëjë rrezistencë ndaj vendimeve që merr pala shqiptare.

Mirëpo, Serbia sikur edhe më parë është “mollë sherri” për Kosovën, e cila tërë politikbërjen e vet shtetërore po e shkrinë për ta përvetësuar rajonin dhe botën, me çëllim të përkufizimit dhe dështimit të, të drejtave të shtetit të Kosovës, duke lobuar pa ndërprerë ditë e netë, që Kosova, të mos pranohet si shtet në organizatat ndërkombëtare dhe botërore.

Ndërkaq, kur flasim për veprimet dhe sjelljet e Vuçit, me qytetarët serb të veriut të Mitrovicës së Kosovës, të njëjtën gjë e bënë vetëm edhe Erdogani me popullatën turke të shpërndarë në Evropë, sikur nuk kanë mendje të kthjellët këta“kapadai”, që tentojnë në një shtet tjetër të mbajnë në duart e tyre frerët e popullit dhe vullnetin e tyre.

Ky fakt edhe shumë fakte tjera të ngjajshme si një shirit që tërhiqet pa ndërprerë nga politika e Serbisë,duke e mos lënë këtë vend dhe këtë popull në gjendje të çetë dhe normale, i cili popull ka mjaft vuajtje dhe peripeti të natyrave të ndryshme,dhe sot nga konstruktet e tilla politike, si një monotoni e rrëfimëve të kohës, do vuaj përsëri popullata e këtij vendinë udhëtimin e saj shekullor nga robëria në demokraci, sikur akoma do kishte mbetur në “gjysmë të rrugës“.

Nga ana tjetër, lidershipi  politik i Kosovës, në domëthënjën e politikbërjes, përvidhet vetëm si  jehonë e ambicjeve politike, që synojnëmë shumë untinë politike se të bëhën të vetëdijshëm për të vërtetën, duke mos pasë akoma një horizont të qartë lidhur me fatin e këtij populli dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, dhe pikërisht në këtë linjë nuk fshehët lakmia e tyre e ( komandatëve të luftës) dhe e këtij elementi në realizimin e ëndërrave të tyre, duke u bërë milionera në kurriz të këtij populli

Një ngathtësi të tillë politike, që e ka treguar lidershipi shqiptarë i Kosovës gjatë qeverisjes së vet, dhe ndaj politikës së Serbisë, bënë që ta avansojë Serbinë dhe të e gradojë brenda një afati të shkurtër,edhe pse deri dje Serbia i kishte duart e përlyera me gjak, e cila përgjaku dhe masakroi popullatën e pafajshme të Ballkanit, ajo do të shpërblehet shumë shpejtë dhe do bëhët anëtare e BE-së, që në fakt një Serbi e tillë e pa “disiplinuar”, nuk ka një domethënje tjetër për Evropën e bashkuar, nëkëtë mënyrë, sikurbashkojnë fatkeqësinë e tyre.

Vizitat e shpeshta të lidershipit të Serbisë në Kosovë, janë të pa nevojshme, sepse duhet të qartësohet linija e tyre dhe lloji i vizitave të tilla, të cilat nuk paraqesin vizion të begatë ndëretnik, apo që ndërtojnë marrëdhënie përtë ardhmën normale në mes këtyre dy popujve, por në fakt, sa herë që kemi vizita të tillanxitet dhuna dhe urrejtja ndëretnike, gjegjësisht plasaritja e marrëdhënieve dhe nxitja e konflikteve në mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.

Pse presidenti i Kosovës, z.Hashim Thaçi, nuk e ka guximin të vizitojë Kosovën Lindore, gjegjësisht Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën, dhe ato të vizitohen sa herë të ketë zgjedhje në Serbi, në mënyrë që në formën e reciprocitetit të realizohen marrëdhëniet me shtetin fqinjë Serbinë, ku edhe ballafaqimet politike do të ecën në kuadrin e rrethanave të tilla, sepse bëhët fjalë për një shtet që është vështirë të përcaktosh një rrugë tjetër...

Dhe ata që disponojnë ide të tilla dhe në saje të tyre, kinse krijojnë marrëveshje në normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve, ska dyshim se, duke u mbështetur në këtë rutinë politike, do e keqpërdorin jetën dhe marrëdhëniet në mes këtyre dy popujve, sepse nuk është rrugë e duhur dhe tedencë për të përmirësuar situatën në mes këtyre popujve, por përkundrazi e përshkallëzojnë një situatë të tillë, në të cilën po investojnë kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ministri i saj i jashtëm Ivica Daçiq.