E merkure, 20.11.2019, 07:53 AM (GMT)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: Nanat tona ishin bijat e Rozafës

E diele, 08.09.2019, 02:11 PM


NANAT TONA ISHIN  BIJAT  E  ROZAFES

Nga Fritz RADOVANI

Sa shumë shkapetje, gervishtje, perplasje e rrahje takash e patkojsh ruen ky kalldram!

Një lum i rrembyeshem pushtuesish siper kaluen, e gurt’ vazhdonin me shndritë…

Edhe shkelqimi i tyne marramendës e ka domethanjen e vet! Gati gati duket si Tempull!

Një histori e tanë disa mija vjeçare e daltueme gurpërgurë që vazhdon me rrjedh gjak…

E Shkodranët e Rozafës asnjëherë jo vetem nuk e turpnuen kte prak, po e nderuen persa ishin gjallë e, mbas Tyne, trashigimtarët dhane jeten per Këta Gur’ të pathyeshem.

Prej Maleve t’ Atyne Bjeshkve t’ Nêmuna buronin gurë e ujë si biluri, derdheshin në Kir, n’ Cem, në Dri e Drinazë, e bashkë me cunga i merrte Buna dhe i vendoste rretherrotull  tek sofra rrumbullake pranë Taraboshit plak, që sytë ti merrte me vezullimet e veta: Ishte liqeni i Shkodres, ku derdhej tuneli i Rozafës me namët e urrejtjes së sulltanit gjakbasë:

“Shkodra!.. Asnjë Shkodranë nuk duhet të mesin gjallë!” E serbi hapi veshët,“kjoftë ba!”

E zdathun Nana Luçe merr rrugen e largët pa krye me shkue te Djali i pranguem. Dikur i kishte tregue i Biri Lazri, një histori Toptanësh per këte qytet të panjohun per Te...

Kishte disa ditë që as pjanoforta nuk ndihej se ishte aty... Kapaku ishte harrue i hapun!

Nana Luçe vrojtonte kah dera e mbyllun, e n’ mendime e pershkonte befas një anderr që prej disa muejsh trunin s’ ja lente rahat: “Dom Lazer, Ty Nana, po t’ pret pa da..!”

Por kot! I sillej shtëpisë tue kerkue dishka, që as Ajo vetë nuk e dinte se shka?!..

Ku flenë Ai Djalë, shka han... Po, ujë a i napin me pi? Me shka mblohet n’ këte t’ftohët..!

Asht muej Shkurt 1945... Qé erdhen... Trokiti dera, u hap e, një gjips i sigurimit po e pret.

Shikon mos asht n’ anderr po, jo... Ndalon tek Sigurimi i Shtetit, e Nana Luçe, mbas dy xhullijve ecë, padijtë se kush asht mbas hekrash i shkrryem per tokë, në baltë.., jo, jo, në pisllekun e sa ditve asht zhytë Loçka e Zemres... I cunguem kambësh dhe i mështetun nder brryla, buzqeshë e Nanen Luçe shikon si dikur fëmij plot mall: Nanë, unë jam këtu!

Po, po, po t’ shoh o Biri em i dashtun...Po kështu, ke vojtë o Dom Lazri em i shtrejtë?!. U sillet katilave:“Ma vritni, ju lutëm ma vritni, banje këtë mirësi, mos e leni kështu djalin!”

Nana Luçe si shumë prej Nanave tona, ishin Bijat e Rozafës...Lotët e Tyne shndrisin prap sot kalldramin e Rozafës. Ato u plakën... Por, nuk vdiqën.., Ato, plasën!..

Melbourne, Shtator 2019.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT