E enjte, 28.03.2024, 12:29 PM (GMT)

Faleminderit

Ibrahim Kabili: Fitnete Rexha - Mbretëresha e këngës së muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme

E diele, 08.09.2019, 02:00 PM


Fitnete Rexha - Mbretëresha e këngës së muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme

Nga Ibrahim Kabili

Si  motiv për të bërë këtë shkrim modest për një këngëtare kaq të madhe si Fitnete Rexha u bë libri i Skënder Farkës "Flet Fitnet Rexha". Librin e dhuruar nga Farka e rilexova enkas për shkrimin. Më 14 gushtin e sivjetëm Fitneti mbushi 16 vjetorin e ndarjes nga jeta. Të shkruash për Të  është kënaqësi njëkohësisht dhe obligim i madh. Brezi jonë është lindur, rritur dhe po merr udhë me këngët, zërin dhe vokalin e sajë melodioz e të pa përsëritshëm. Njëherësh është vështirë të përshkruash në  këtë shkrim  modest jetën dhe veprimtarinë artistike të mbretëreshës së këngës së muzikës popullore të Shqipërisë së mesme Fitnete Rexha.

Fitneti lindi nëTiranë më 3 mars 1936. Ajo qe fëmija i tretë i familjes Deliu. Prindërit e sajë Rexha dhe Bihana rritën pesë fëmijë. Babai Rexha qe patriot dhe atdhetar i flaktë. Ai ka marrë pjesë dhe ka dhënë kontribut në disa momente kyçe të historisë së Shqipërisë, si shoqërues i Ismail Qemalit për në Vlorë më 1912, në Luftën e Vlorës 1920, Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare si partizan dhe komandant mjaft i zoti, deri më 29 nëntor 1944 në çlirimin e vendit. Nëna e saj Bihana qe vajzë e familjes së fisme Hima, në Tiranë.

Pas vrasjes së  babait të saj barra e rëndë e familjes i ra nënës së saj Bihanës. Pas vrasjes së babait më 1946, familja e saj u bë familje dëshmori.

Në këtë mjedis familjar u lind dhe po formësohej gradualisht këngëtarja dhe artistja e re Fitnete Rexha. Këngën Fitneti e ka filluar herët, që kur ishte fëmijë. Si model i parë për të ka shërbyer nëna e saj. Si fëmijë kishte prirje në muzikë dhe siç shprehej ajo më para mësoja meloditë dhe më vonë fjalët e vargjet e këngëve.

Nga viti në vit e rritej repertori i këngëve të kënduara nga Fitneti. Gjatë karierës së saj pothuajse 50 vjeçare ajo ka regjistruar rreth 200 këngë. Ndër to mund të përmendim: Ti moj delja, delja rudë; Pse më rrin kaq vranu; Kënga e unazës; Jallah ç'është kjo jeta; Kënga e Rexhës; Qyqja e beharit; Qan lulja për lulen; Kënga e Mine Pezës; Shoqet e tua moshatare; Mu aty te shtat zymbulat; Ç'na ka naze kjo dashnia; Fryni era u çel taraba; Bukuroshja e lalës; Bubullim ke shkomi i Kavajës; Edhe gurët e sokakut; Fërfëlloi fëllënxa në ujë; Ke ullini n'kodersen; Kno moj qyqe se po vjen behari; Mo mir n'pyll se n'qytet; Trandafilin kur ta dhashë; Fustanin me pika; Hije e bukur të ka ra; Me gëzim po shkoj në punë; Çu çush herët sabahile; Kënga e Halil Garnes; Shomija e beqarit; Unë jom djalë e nuk jom plak; Moj Tiranë e Bukur; Martaneshin sunë e shtroi; Bilbili këndon mbi rrasa; Dashuria si rrufe; Dola tek porta e kalasë; Erdh pranvera; Ke selvitë; Një ditë t'diele; Një lulishtë me trëndafila; Nëmëngjes lava zytë e zezë; Rrush i kuq i bukuro; Ke plepat e Brukës; Goca e katundit; Metelikun që të kam fal; Ke selvit e Namazgjasë; Karajfili në saksi; O dy të bukura; Çu dëshirush me të pa ty; Dashurinë që kam për ty; Dil të shoh me sy; Hajde moj selvie; Hypi djali n'moll; Jam bandill; Jelekun kadife; Këputa një trëndafil; Kurvelesh; Moj dashnore; Moj e bukura su mëshqerrë; Mori gocë me halle shumë; Mos të vijë keq moj bija ime; Mësuesja mirditore; Mu në krye të pazarit; Oh këtë unazë; Po filloj me t'u ankue; Po shkon goca me korr n'arë; Qenke veshun me të bardha; Ti more pashë gjetsh belanë; Kënga e valezakes; Kënga e Myslym Ketës, etj.etj.

Siç shihet repertori i këngëve të kënduara nga Fitnetja qe shumë i gjerë dhe i larmishëm. Të gjtha këngët e sajë janë lirike, epike, këngë dashurie, trimërie etj. Pikërisht ndjenja e bukur e dashurisë dhe trimërisë e kanë shoqëruar këngëtaren në të gjitha këngët, të cilat i këndoi me pasion e gjithë fuqinë e shpirtit të saj.

Që në fillimet saj, krijimtaria artistike do merrte një udhë të mbarë dhe të pakthyshme deri në daljen e saj në pension. Një rol shumë të madh në formimin  e saj artistik që në fillimet e para si artiste kanë luajtur muzikantët e mirënjohur Ramadan Sokoli,  dhe Muharrem Gurra. Grupi artistik i drejtuar prej tyre, dhe ku Fitnetja  ushtrohej me ta, krijoj një repertor me këngë qytetare të Shqipërisë së Mesme. Fitnetja u bë këngëtarja bazë e grupit.

Në vitin 1951 këngëtarja e re merr pjesë në

Festivalin e Këngës dhe Valleve Popullore të të Tiranës. Ajo performon me dy këngë, pritja e publikut qe e mrekullueshme. Juria e vlerëson me çmim të parë. Në këtë periudhë u inçizua nga Radio Tirana kënga e parë e

Fitnetit dhe zëri i saj filloi të buçiste në Radio. Pas kësaj Fitnetja këndoi në mjaft koncerte në gjithë Shqip?rinë, dhe pritjet e saj kudo që shkonte qenë të  mrekullueshme. Në momentin që spikerja prezantonte këngën që do të këndonte Fitneti, sallat do ktheheshin në ovacione dhe suksesi qe i pa diskutueshëm. Krahas saj u aktivizuan dhe Xhevdet Hafizi, Luçie Miloti, Ramazan Zyberi, Drita Papajani, Naile Hoxha etj... Në udhët e saj sot Merita Halili, Artiola Toska etj.

Më 1953 Fitnete Rexha fillon punë në Estradën e Tiranës. Tanimi ajo ishte bërë një këngëtare e afirmuar. Me zërin dhe interpretimet e saj ajo fitoi dhe më shumë zemrat e spektatorëve. Një ndihmë të madhe për suksesin e saj kanë dhënë: kompozitorët dhe dirigjentët me emër, grupet orkestrale, udhëheqësit artistik por dhe poetët që shkruanin këngë dhe enkas për të, etj. Por qershia mbi tortë ishte Fitneti, e cila me zërin e saj të mrekullueshëm, të ëmbël, melodioz, të këmbueshëm dhe shumë të dashur për publikun, ngrinte peshë zemrat e tyre. Ajo bëri epokë në interpretimin e këngës së muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, dhe kjo epokë, pa frikë mund të themi mban vulën e Saj.

Nga viti 1957 dhe në vazhdim deri sa doli në pension, Fitnetja ka bërë shumë turne ku ka shkuar disa herë në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe fshatrat e saj.

Në në vitin 1957 merr pjesë me grupin e Shqipërisë në Festivalin Botëror të Rinisë në Moskë. Inerpretimet e saj qenë të shkëlqyera dhe në përfundim zuri vendin e tretë në nivel botëror. Më 1959 merr pjesë në Festivalin e Tretë të Rinisë në Vjenë. Në përbërje të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, Fitneti dhe grupi paraqiten denjësisht në Festivalin e Helsinkit më 1961 dhe dhurojnë spektakël që nuk do harrohet kurrë. Po kështu më pas në Turqi dhe vende të tjera sukseset qenë të mëdha.

Vizita në Kosovë më 1970 dhe '71 në përbërje të A.SH.K.V.P. qe shumë e veçantë. Fitneti dhe grupi priten me ovacione dhe duartrokitje të përzemërta nga vëllezërit e një gjaku. Kur këndonte këngë të Isuf Mëzyrit në Kosovë, ato por jo vetëm, priteshin  shumë mirë e njerëzit, ati dhe qanin nga gëzimi.

Kudo që shkoi, si brenda dhe jasht vendit, u prit shumë mirë nga publiku. Emëruesi i përbashkët i publikut për inerpretimet e Fitnetes në koncerte qe: Ovacione të vazhdueshme, duartrokitje të pa fundme, rikthim në sallë dhe rikëndim të këngëve të saj. Ajo mori dhe shumë vlerësime dhe lëvdata nga kolegët, artëdashësit, spektatori i gjerë, kompozitorët, regjizorët, skenografët madje dhe nga udhëheqja më e lartë e shtetit të kohës. Në vlerësim  të punës mban titullin   "Artiste e merituar". E tillë qe, dhe kështu do mbetet në memorjen e kombit, këngëtarja jonë e madhe Fitnete Rexha.

Në aspektin familjar vlen të përmendim se Fitnetja u martua në vitin 1954 me muzikantin e talentuar Ismail Reka. Ata lindën dy djem, Arbenin dhe Shpëtimin, të cilët për arsye familjare u rritën nën kujdesin e nënës së tyre. Këto kanë familjet e tyre shumë të mira dhe janë krenar që janë djemtë e këngëtares së madhe, Fitnete Rexha.

Këto rreshta, ky shkrim modest, ju kushtua Fitnetes në 16 vetorin e vdekjes. Ajo u nda fizikisht nga jeta, por jo nga mendja dhe zemra e shpiptarëve. Ato e deshën dhe e rrespektuan shumë këngëtaren tiranase, divën e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, mbretëreshën e saj, Fitnete Rexha.

Tiranë më 05.09.2019



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora