Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Lirika të shtatorit

| E diele, 08.09.2019, 10:39 AM |


Lirika të  shtatorit

(cikël  me poezi)

Nga Përparim Hysi

1. Në rrugën gjelbëroshe

Aty, në rrugën gjelbëroshe,

Që çan pyllit në korie

U takuam, moj bukuroshe,

Tinëz, nën një hije.

Qemë  vetëm ne, të dy,

Asgjë tjetër,xhin-xhan

E kujtoj takimin tani

Se korien e pyllin, i rrafshuan.

Por unë me mend e sjell tani

Takimin në udhëzën gjelbëroshe

Vërtet që jemi plakur unë e ti

Vallë, e kujton, moj bukuroshe?

2. Dy sy të "lemerishëm"

Dy sy të"lemerishëm" më ndjekin

Më ndjekin ngado që shkoj

Sikur në furrë do të më"pjekin"

Bobo! Si do shpëtoj?

Lëviz... po ja:nuk më ndahen

(Vallë, ç'kanë këta sy me mua?)

O miq, nuk kam kujt t'i qahem

Por ke parë që tash ata sy i dua.

Ndala tek "sytë e lemerishëm"

Ndala se nuk jam mendjemadh

Ngaqë jam i"njerëzishëm",

E putha pronaren "pak".

3. Sytë e tu

Sytë e tu lëshojnë shkëndija

Vezullojnë si prush

Tek shkoi qindi, të vejë mija

Unë po digjem prush.

Zjarr i syve përvëlues

Zë më djeg përbrenda

Dhe i tëri digjem prush

Zjarr po digjet zemra.

Tym e flakë digjemi të dy

Sytë e patën fajin

Dhe u dogjëm, u bëmë hi

Reciprok patëm malllin.

4.Pas psherëtimave

Pas psherëtimave ia  grahën kujtimet

Kujtimet janë të mbushura nostalgji

Zë mes kujtimeve,"tjerr" mendimet

Mendimet më sollën tek ti.

Si pemë e tund kujtesën në kohë

Dhe nga"pema", ra kujitmi

Regëtiva me"ah" dhe "oh"

Më këputi një lemëz ngashërimi.

Griq-griq,s'më ndahej lemza

Sa thashë unë emrin tënd

Qe aq  e saktë "anamneza"

Sa lemza pushoi në vënd.

5. Ëndrra

Ah se ç'ëndërr të bukur që pashë!

Eh, sa m'u bë intime!

Sikur tërë natë e natës ishim bashkë

Ç'u kënaqa, moj mikja ime!

Ti ishe zhveshur fare

Domethënë:çiplllak!

Vet m'u duk vetja"taze"

Skur qeshë çunak!!!

Bëmë dhe çfarë nuk bëmë

(Epo ku thuhet me shkrim?)

Në ndodhtë ajo që qe mbrëmë.

Epo vdis i"ngopur", more  Përparim!!!

6. Ndarja

Ka një humnerë në ata sy.

Një humnerë sikur na ndanë

Ç'është kështu? Nuk ka se si?

Të dy jemi "duman".

Se rruga jonë nuk qe e lehtë

Nuk qe as shesh me lule

Të shoh nga larg që s'je e qetë

Të shoh,sa vjen e"mrrule"  *

Ta hajë dreqi kush përfoli

Kush  e pa lidhjen tonë vëngër

Kjo"përfolje" ty shumë të lodhi

Mallkoj atë kohë"shëmër".

* të mbledhur grusht.

7.Hiri i buzëqeshjes

Hiri i rrallë i buzëqeshjes sate

Si një rreze drite vërshon për rreth

I kujtoj tani të gjitha ato çaste

Dhe dua që në vargje të gjitha t'i hedh.

Sado që vapa  shkoi e vajti

(A nuk shkon vapa me gushtin?)

Të gjitha ato çaste, janë çaste mjalti

Ndaj më gjen të mbledhur si grushtin.

Ja që kujtesa nuk më lë rehat

Më fanepset si reliktë buzëqeshja jote

Fanepsu , o çast! I bukuri çast!

Ma sill dhe njëherë atë yllbote.

8.Ajo paraqitje aq sensuale

Ajo paraqitje aq sensuale

Më duket sikur fare hapur më flet

Unë që di  të"deshifroj" sinjale,

Lexoj:-Shkoj me këdo që dua vet!

Mirëpo "anijen e deshifrimit" e ngas në detin tim

("Këdo vet", jam vetëm unë.)

Kurrë nuk kam gabuar në "deshifrim"

Dhe që të dy, na zuri me shkumë.

9.Janë ca gjëra

Janë ca gjëra mjaft intime

Që shpesh herë vinë e më ngasin

Dhe më futin në mendime

Për një kohë që t'hu ma qasin

Atë kohë t'hu ma qasin

Dhe ma bëjnë si tani

Sikur ja po më flasin

Si një kohë, me dashuri.

Se vërtet që jam thinjur

Elbete, jam pleqëri.

Veç më një gjë nuk jam nginjur

Nuk jam nginjur dashuri.

10.Ç'qe ky verbim?

Ç'qe ky verbim i shpejtë

Që ma dha një sy i kaltër?

Epo të më fusi"dreqtë"

Tani që jam i plakur?

Se goditja qe si vetëtimë

Gati sa nuk më qorroi

Tash që shkruaj, jam si tym

Syri i kaltër më verboi.

Tiranë, 3 shtator 2019