Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Gruaja si 'princeshë'

| E diele, 08.09.2019, 10:08 AM |


Jusuf Zenunaj

GRUAJA SI "PRINCESHË"

Gruaja me stoli,

me gjerdan prej ari,

me burrin këpucëgrrisur

bashkë shkojnë te flokëtari.

Me grim e frizurë bëhet si " princeshë ",

nuk ndahet nga shoqet ,

bota s' do ta qeshë.

Në dasma , as n' ahenxhe

nuk shkon dosido,

sa për Lulmadhin

as që rëndon kokën,

kur ta shohin dasmorët,

ai mund ta ul kokën ...

ZBUKURIM I VENDIT

Cili poet , apo piktor

me pendë a me penel

bukuritë e vendit

kaq bukur di t'i nxjerr,

qoftë kur bie nata,

ose kur të agojë dita

sikur në fushata ,

që " di " politika ?!

J.Z. , më 6 gusht 2019