E premte, 19.04.2024, 01:25 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Pse e vranë Laokontin?

E diele, 08.09.2019, 02:53 PM


Pse e vranë Laokontin?

Shkruan Fahri Xharra

Të shikojmë një ngjarje historike shumë të lashtë e cila luhej mu në tokat dardane. Lexojeni dhe mendoni mirë sepse qëllimi i këtij shkrimi është që të mos mashtrohemi mu si dardanët e Trojës nga një kalë- dhuratë . Lexojeni së pari :

“Pasi që akejve gjatë nëntë vjet lufte nuk u shkoi për dore ta pushtojnë Trojën me armë, vendosën që ta pushtojnë me dinakëri. Me propozimin e Odiseut, mbretit të Itakës, e ndërtuan një kalë të madh prej drurit dhe në barkun e tij i fshehën luftëtarët më të mirë, kurse kampit të vet ia futën flakën dhe u bënë se po kthehen për në atdhe. Por në detin e hapët i kthyen anijet dhe u fshehën pas ujdhesës Tened.

Kur trojanët e gjetën kalin u befasuan shumë. Disa mendonin se duhet shkatërruar, të tjerët thoshin se duhet të lihet në qetësi, ndërsa të tretët propozonin se kalin duhet futur në qytet. Derisa ziheshin ashtu, dëgjuan thirrjen e ushtarit të lidhur për ndihmë të cilin Odiseu e kishte lënë në kaçubë, në afërsi të kalit. E sollën para mbretit Priam dhe në pyetjen e tij u përgjigj se quhet Sinon dhe se ka ikur nga elteri në të cilin akeasit donin ta flijonin për kthim fatlum për në atdhe.

Në pyetjen se çka di për kalin, ai e përshkroi aq dhimbshëm sa që trojanët filluan t`i besonin Derisa trojanët më parë nuk ishin të një mendimi se ç ‘duhej bërë me kalin pas kësaj përgjigje filluan që së bashku t’i rrënojnë muret sepse kali nuk ka mundur të kalojë, as nën dyert e mëdha Akease.

(Ditë e natë e me javë polemika vazhdonte, nga shtresat e mesme e gjer në qeveri. Ishte vjeshtë.Nën qiellin e hirnosur me erë kali i drunjtë përjashta priste në shi.”. Kadare )

Vetëm Laokoonti nuk e ka humbur masën e vërtetë të syçeltësisë. Tha se nuk i beson armikut edhe atëherë kur len dhurata dhe propozoi që kali aty për aty të asgjësohet. Mirëpo, fati kishte përcaktuar që Troja duhet të shkatërrohet: andaj zotërat ishin të detyruar që Laokoontit t’ia mbyllin gojën. Kur Laokonti për propozimin e vet nuk e fitoi asnjë përkrahje e rroku shigjetën dhe u përpoq që vetë ta shkatërrojë kalin. Por në atë çast dolën nga deti i qetë dy gjarpërinj të tmerrshëm. U nisën së pari kah dy djemt e Laokoontit, iu mbështollën rreth trupit dhe filluan t’ua zënë frymën.

Laokoonti hoqi dorë prej kalit dhe vrapoi për t’u ndihmuar djemve të vet. Por ata u mbështollën edhe rreth tij. Me mundim dhe i dëshpëruar Laokoonti u përpoq që të shpëtojë shtrëngatës vdekjeprurëse. Mirëpo, gjarpërinjtë ishin më të fortë. Si të tërbuar i futen dhëmbët e tyre të helmuar në trupin e tij dhe e mbytën së bashku me djemtë e tij.

Trojanët e trishtuar nga vdekja e Laokontit të vetmin shpjegim e gjenin në “ hakmarrjen  “ e hyjneshës Athena për shkak të përdhosjes së kalit të saj. Prandaj menjëherë e futën kalin në qytetin e tyre. Sinoni natën ua çeli kapakun luftëtarëve të fshehur dhe me flakë ua tregoi depërtimin në mure nëpër të cilat akeasit sulmuan Trojën që brenda vetëm një nate e shndërruan në hi e pluhur.”

“O, sikur të mundja gjithçka të tregoja. Si do të ngrinit para meje si gur, por unë i dënuar mes rropamës suaj moskokëçarëse monologun të thur. Ju e dini se përpara Trojës ahere, kali i drunjtë, dhuratë e grekëve u shfaq. Ky kalë në dy grupe i ndau trojanët: ta pranonin atë, ose ta flaknin sakaq. Pajtim me armikun, ulërinin tradhtarët mjaft më me luftë, zjarr edhe helme. Erdhi koha që shpatat ti kthejmë në parmenda armiqtë ne miq erdh koha të kthejmë. » ( nga poezia e Kadaresë « Laokonti )

Të bëhemi të sinqertë , edhe ne në Kosovë pas një fitoreje të madhe historike , në pamundësi që përsëri të na marrin na e sollën një dhuratë që nuk është si kali i Trojës por është vet kali i Trojës i cili ende nuk e ka hapur barkun që shkatërruesit të dalin haptas . Ne, kalin e kemi brenda . Por Laokonti nuk po lejon më shumë .

( “Në mbledhje të gjatë “pro” dhe “kundra” kalit, unë “kundra”, kryesova me tërbim. Dhe juve ju kam thënë atëherë se hyjnitë gjarpërinjtë më dërguan si ndëshkim.” ( prapë Kadare )

Shikoni , historia njeh shumë mashtrime .Laokonti duhet të flet më shumë e më qartë .Nëse “ perënditë “ e kanë vendosur kthimin e Kosovës në gjendje të dikurshme , Laokontin do shqyejnë gjarpërinjtë e kombit. Por jo, Hyu i madh që e solli këtë mbarësi , ai nuk do të lejojë që Laokonti të shqyhet.

( “Si çdo gjë e tmerrshme është i thjesht sekreti, që brenda boshllëku i gjoksit mban. Afroni, pra, kokat të dëgjoni të vërtetën, mua nuk  më mbytën gjarpërinjtë por trojanët më vranë “- Kadare )

Nëse zbulohet përbërja e mbrendisë së barkut të kalit , i dalin fjalët e Laokontit, Sinoni, më nuk do të qajë me lotët e tij të mashtrimit

Nëse Laokonti shpëton do të shpëtojë edhe Troja pa u ridjegur .

Pse e vranë Laokontin ? Sepse e dinte të vërtetën .

FahriXharra, 11.03.18

Gjakovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora