E marte, 16.04.2024, 07:28 PM (GMT+1)

Mendime

Reagim elektronik kunder talibanizmit ballkanik

E shtune, 04.10.2008, 03:42 PM


(E ribotojmë në shenjë proteste kundër kërcënimeve terroriste të shtrigës talibaniste Behar Beqiri, virus elektronik i stafit të Çamërisë, kopil i kombit, shejtan antishqiptar, fundamentalist islamik nga Sllatina e Vitisë, Kosovë)
Kastriot Dardhani

Altoparlantizmi fetar dhe interesi kombëtar

Ka ardhë koha ta mbrojmë të vërtetën e vetme, objektive, nga turrjet çmendurake të antishqiptarëve të të gjitha ngjyrave. Deri para Luftës Nacional Çlimrimtare të UÇK-së dhe NATO-s kundër pushtimit të Serbisë në Kosovë edhe une, sikurse shumica e shqiptarëve të Kosovës, asnjëherë nuk jemi preokupuar me çështje fetare. Në të vërtetë e vetjma gjë që më ka preokupuar ka qenë pushtimi në paqe i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, KOASH-it, nga grekomadhi Anastasios Janullatos me bekimin e qyqarëve të politikës shqiptare. Mirëpo pas luftës çlirimtare u hapën lloj-lloj temash e "temash" nga njerëz injorantë,- dashakëqinj të kombit, serbofilët, turkoshakët e grekofilët, që e kishin dhe e kanë të vetmin synim: shkatërrimin e kombit shqiptar.
Mirëpo kjo nuk do të lejohet dhe kësaj çmendurie antishqiptare ka kush t'i del përpara, pra nuk është kjo çështje që ka mbetur në duartë e priftërinjve të zgjuar e atdhetar katolik, por është kryesisht çështje e popullit shqiptar. Mirëpo është fakt se ajo që e thotë Dom Lush Gjergji me kompetencë e me argumantacionin e duhur historiografik shihet qartë se është një pengesë e madhe për dogmatikët e ndryshëm dhe për turmat marroqe që i nget e ndërsen sherbimi secret serb, i cili na e ka lënë një "armatë" të tërë të rrjetit të bashkëpunëtorëve të tyre në Kosovë për të nxitur mosdurim e konflikte brendakombëtare, siç është ai fitil që do ta ndeze Behari, studenti i të vetëquajturës letërsi.
 Në Kosovë nuk mund të bëhet fjalë për konvertim fetar se të flasësh për konvertim duhet ta pranosh se një person e braktis një fe për ta marrur një fe tjetër ndërsa tek ne një gjë e tillë nuk është e mundur pasi shumica e popullsisë  janë laramane, indiferent fatar, -gjendje e trashëguar që nga koha e pushtimit të Perandorisë Osmane. Mirëpo pas luftës në Kosovë ka ndodhur një provokim i madh fetar nga pozitat e panislamizmit që është shprehur jo me nevojën për ndërtimin racioanl të ndonjë objekti fetar të besimit islam,-xhamije pra, por përmes një islamizimi e xhamizimi të paparanueshëm për popullin shqiptar. Pas 8 vitesh isha me gjithë anëtarët e familjes sime në Kosovë dhe ajo që më ka shqetësuar së shumëti e me të cilën si njeri e si si shqiptar nuk mund të pajtohem është pikërisht xhamizimi i Kosovës, një ligjërim i padurueshëm e tejet i rrezikshëm, në esencë antishqiptar, nga pozitat e nxitjes së një mburrjeje jovendëse panislame, në kundërshtim me traditën tonë shekullore e kulturore shqiptare, ku feja edhe në ditët më të rënde për njerëzit e zgjuar ka koekzistuar në frymën e shpresës nacinal-çlirimtare.
 Xhamitë e sotshme të Kosovës sonë të dashur (nuk po flas për xhamitë tradicionale të dikurshme)  terrorizojnë, dogmatizojnë dhe e ç'syzojnë jetën e një populli të tërë, xhamiizimi e islamizimi (pra, jo xhamija dhe islami) i sotshëm në Kosovë ka marrë përmasa përbindshe ndaj jetës së njeriut të thjeshtë atje: e ka vërshuar jetën e një kombi të tërë. Kjo është e kobshme dhe kësaj të keqeje do t'i del përpara një popull i tërë krenar për traditën dhe kulturën e vet shqiptare.
Me xhamizimin e sotshëm të Kosovës po fyhet e shkelet dinjiteti i një populli të varfër, i cili në vend se të ketë arsimim të duhur e cilësor, në vend se të pajiset me dijet e nevojshme për botëkuptimin shkencor, terrorizohet me altoparalant që çirren deri në vrasje të shpirtit kombëtar e njerëzor në favor të një profeti e një feje që do të na ofrohet dhunshëm. Asnjë fe që na ofrohet dhunshëm nuk kemi për t'a pranuar. Kjo le të dihet dhe të jetë e qartë nga të gjithë antishqiptarët që kujtojnë se do t'i lëmë të bëjnë dhunë ndaj priftërinjve katolik shqiptarë. Kurrë!
Koha e asaj dhune ka përfunduar më 1912 e më 1999, kur përfunduan pushtimet,në një mënyrë, pushtimet osmane-serbe.
 Kosova do të jetë shumëfetare, një vend shqiptar, ku njerëzit që i përkasin një familje e një kombi do të kenë të drejtën dhe lirinë për ta pasur fenë që duan, që u flenë në zemër e nuk u imponohet as me altoparlantët e blerë nga bota islamike-arabe as nga Janullatosët e Greqisë. Feja e Ymer Prizrenit po, feja e Naimit-po, por jo fetë e armiqëve të kombit shqiptar. Imponimi i dhunshëm i një feje, islame në rastin konkret, përmes altoparlantizmit shurdhues pesë herë në ditë do ta ketë një STOP të madh e serioz në kohën që vije. Absolutisht një STOP të domosdoshëm ligjor nëse nuk dëshirohet t'i marrim vet punët në dorë si popull i zgjuar e serioz. Altoparlantizmi fetar aq i madh, intensiv, shurdhues, në kohën kur lexohen aq pak libra në vendin tonë është i palejueshëm në çdo aspekt, e në rend të parë kjo bije ndesh,e kundërshton nesër-pasnesër Ligjin për Mbrojtjen nga Ndotja Akustike. Populli shqiptar nuk do të lejojë që pushtuesit e dikurshëm të njihen si çlirimtar, pra që xhamija si ajo e Sulltan M.Fatihut në Prishtinë të mbajë emrin e sulltanit njeri/e/shqiptarvrasës. (Bajram Kabashi)
 
ENGJËJT E VDEKJES
 
Prej kohesh, ne forume te ndryshme ne internet, ka nje 'mesymje' te re, te rrezikeshme dhe insistuese, te disa qarqeve islamiste shqiptare. Une personalisht, i jam frikesuar prej vitesh faktit qe individe a grupe shqiptare, pas marrjes se titujve "kampione" ne fusha te ndryshme te krimit si: ne droge, prostitucion, vjedhje, çnderime e vrasje - pa tjeter qe nje dite do t'u dale emri edhe ne aksione terroriste fetare te natyres se "xhihadit". Dhe, ajo per te cilen trembesha, tashme eshte bere nje realitet. Emri shqiptar, kohet e fundit, doli ne «mes te pazarit » edhe nen etiketen «terroriste islamike». Pikerisht, para ca kohesh u fol shume, per kater shqiptare te cilet kishin ne plan te kryenin akte terroriste, ne bazen amerikane 'Fort-Diks' ne Nju-Xhersi (SHBA).
 
Por, a eshte ajo qe ndodhi diçka e rastit ? Diçka per t'u nenevleftesuar apo ka ardhur koha qe shoqeria shqiptare te reflektoje seriozisht e t’i thote gjerat hapur, ashtu siç jane! Çpo ndodh, me shume besimtare myslimane, jashte e brenda trojeve shqiptare? Si praktikohet feja, gjer ku shkon ndikimi i saj ne jeten shpirterore dhe ate te perditeshme? Me se merren hoxhallaret e mullate? Cili eshte qendrimi tyre ndaj ekstremizmit dhe terrorizmit fetar? Ne rastin e Shqiperise, duke qene se ka qene e vazhdon te jete nje «han pa porta », dihet tashme qe ajo u be qysh ne fillim te viteve '90, strehe e disa mjekrave islamiste qe krijuar frike dhe mosbesim. Pak nga pak, pastaj, u duken edhe fenomene te papara ndonjehere. Shallvare djemsh e shami vajzash ne saje te «bujarise» se vendeve islamike, moren bursa dhe u shperndane universiteteve teologjike, per t'u rikthyer pastaj ne Shqiperi si « shperlares truri». Kush jane ata? Ata jane aty. Te gjithe i njohin. Aktiviste te rrezikshem per prishjen e paqes fetare, me teper se kurre !
 
Nje mik nga Zvicra, me shkruante keto dite per nje cermeoni te madhe, e cila ishte organizuar ne nje familje shqiptare, me rastin e berjes synet te djalit te tyre. Feste e madhe - 200 te ftuar. Paraja e derdhur lume! Pra, edhe, ne mes te Europes e me dhjetra vjet ne perendim, kjo race njerezish nuk kane arritur te integrohen e te shkeputen prej zakoneve barbare. Nja grua nga Llakatundi i Vlores, ish komuniste ne kohen e Enverit - pas dhjete vjeteve emigracion ne Londer - lidhet ngushte me nje shoqate bamirese islamike. Aty «zbulon» fene e saj dhe per rrjedhoje, mbulohet kembe e koke. Nje shok nga Vlora çon vajzen per studime ne Stamboll dhe ne behar i vjen per pushime, mbuluar gjer ne kercinj e pa deshiren me te vogel per te dale perjashta e per te takuar shoqet e shoket e gjimnazit. Thjesht, nga keto raste, une reflektoj per te verteten dhe faktin se, gjer ku kane shkuar shqiptaret, kosovaret e shqiptaret maqedonas, ne ushtrimin e lirise se besimit dhe praktikimit te saj. Gjer ku, feja e tyre nuk shkon me tej se sa duhet, gjer ku jane kufijt e logjikes dhe arsyes. Gjer ku, mund te evitohet keqperdorimi i saj. Gjer ku, individe te caktuar, mund te behen prè e «detyres se shenjte » te xhihadit per myslimanizem ortodoks e si e kur do te rekrutohen ne sherbim te tij? Dreqi e merr vesh, por nje gje eshte e vertete dhe thuhet nen ze. Qe shqiptare te veçante, kane shkuar gjer larg, shume larg, per t'u stervitur ne kampe te fshehta islamike. Per tu bere, pra, « kamikaze» - Engjej te Vdekjes !
 
Para dy vjetesh, u fol gjere edhe ne shtypin e Tiranes, per friken e perfshirjes se individeve shqiptare ne akte terroriste. Nuk e di, se kush u be sebep per kete gje, por mbaj mend qe u fol goxha. Bile u prononcua kunder edhe Ismail Kadare (mendimet e te cilit, pse ta mohoj, jane ne unison te plote me te miat). U tha se per momentin, ato fenomene qe shihen ne Tirane, pra pasurite e "bamiresve" terroristeve, parate e tyre te pista te shplara ne ndertime, gjimnazet turke, mjekrroshet me sandale dhe pantallona mbi kercinj, vajzat kokembuluar e me rroba te gjata, militantet-mbrojtes te "çeshtjes islamike" ne shtyp e internet etj. – pra u tha se te gjitha keto, per momentin, nuk perbenin ndonje rrezik te dukshem. Por, megjithate, u theksua se duhej qendruar: VIGJILENTE !
 
Dakord! Por, ama, kjo perben pjesen e dukshme te "aisbergut". Por, cila valle eshte ajo e padukeshmja? Nuk e di! Nuk merrem me investigime, por si individ edhe une vezhgoj, lexoj, reflektoj. Por, nderkohe, them se "e padukshmja", nuk duket e natyrisht nuk behet publike, por ajo, tashme, them se duhet te jete jo vetem e madhe por edhe e rrezikeshme. Pra, ne se dy vjet me pare, opinioni publik u shpreh se ne Shqiperi, keto fenomene nuk kishin probalitetet te derivonin ne shqetesim kombetar, sot mendoj se gjendja, realiteti, kane ndryshuar. Natyrisht, eshte fjala per fenomene, he per he te kufizuara, por sidoqofte ato duhet te na shqtesojne jo pak. Shqiptaret (natyrisht jo te gjithe, por nje pjese e tyre, stastika ne shifra nuk di), pasi u bene "padrino te krimit" (me pelqen kjo gjetje e fjalorit te te ‘nderuarit’ Sali Berisha i cili pastaj ‘harroi’ t’i denoje ata), tani eshte e tepert, ekstreme, skandaloze, qe t'i shohim edhe si "padrino" te terrorizmit islamist ( Perendia na ruajt!)
 
Lidhur me kete çeshtje, une personalisht, kam deshire te shpreh nje mendim. Mendim, shprese personale! Nuk besoj se ne Shqiperine e sotme, edhe pse mjekerroshet e vajzat e mbuluara shtohen, fanatizmi dhe deformimi i traditave mjaft humane muslimane shqiptare, te deformohen e te "moderohen" drejt ekseseve. Shqiptaret, kane qene e jane europiane e syte i kane drejt saj. Jeta ne Shqiperi, zhvillohet pa paragjykime e shtrengime fetare e RINIA, ne menyre te veçante, eshte e prire drejt lirise se plote te ndergjegjes e eshte indifernete ndaj praktikave fetare ekstreme. Pra, objektivisht, Shqiperia, edhe pse vend me shumice origjine muslimane, mendoj se nuk mund ta lejoje nje perhapje te islamizmit radikal. Ka, per kete, arsye historike, tradicionale, mentaliteti e formimi. Por kjo gje, edhe ne saje te faktit qe nga Europa e ndajne vetem 100 km. rruge, e se e ardhmja e saj, tashme, pergatitet pikerisht ne vatrat europiane te lirise, te demokracise dhe emancipimit shoqeror...
 
Per mua, personalisht, shqetesim mbetet me teper, praktika e vendi qe ze feja islame ne trojet shqiptare muslimane. Ne jeten shpirterore te tyre. Ne boten e rinise se ketyre hapesirave. Druhem se pikerisht atje mund te kete "eksese"? Pse ? Per vete rolin qe ka lujatur e luan feja. Per vendin qe ajo ze ne jeten shoqerore e shpirterore. Per vete rrjedhat historike qe kane te bejne me ushtrimin e saj. Per kontaktet tradicionale me Turqine. Per mungesen e atij ateizmi qe ndodhi ne Shqiperi gjate periudhes totalitare. Per vete faktin se kemi te bejme me bashkekombas qe integrohen me shume veshtiresi ne jeten e vendeve europiane ku kane emigruar, pikerisht per shkak te fese. Per faktin se ata, muslimanizmin e cilesojne shpesh, si pjese determinante dhe mjaft te rendesishem te integritetit dhe identitetit te tyre kombetar etj., gje e cila, per mua eshte e gabuar, pa dyshim!
 
Gjithsesi, ne mbyllje te ketyre shenimeve them se, ajo qe ndodhi ne Nju-Xhersi para ca muajsh, pra arrestimi i kater shqiptareve te akuzuar per terrorizem, nuk perben ne vetvete nje "katastrofe" per emrin e mire te shqiptareve. Frika eshte, ( larg qofte!), se mos nje dite te bukur, kur ne nje vend te caktuar te botes, te mund te ndodhe ndonje "aksion" qe do te marre ne qafe jeten e qindra njerezve te pafajshem, te mos te lexojme emrin e ndonje "kamikazi" nga Sllatina e Vitise, nga Peja, Librazhdi, Peqini apo Kumanova. Ndryshe, ajo qe e kemi pohuar gjer tani - pra qe fete ne Shqiperi jane toleranate, teper humane, te "dores se dyte", ornamente te se kaluares, thjesht tradita pothuajse te shuara, - mund te behet "bumerang" e te ndodhe e kunderta. Atehere turpi e  faji, kane per te na mbuluar te gjitheve, se te gjithe shqiptare jemi! Prandaj, fjala e pare, ajo qe duhet te jete ne krye te"rendit te dites", per te gjithe ne, duhet te jete ajo qe e ka thene nje dashamir yni: Larg fanatizmit nga trojet tona! (Simbad Detari)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora