Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Vizitat e Vuçiçit në Kosovë sjellin nxitje të konfliktit ndëretnik

| E premte, 06.09.2019, 07:28 PM |


VIZITAT E VUÇIQIT NË KOSOVË, SJELLIN PLASARITJE DHE NXITJE TË KONFLIKTIT NDËRETNIK

Nga Dedë Preqi

Vizitat e kryetarit të Serbisë në Kosovë, A.Vuçiq, nuk janë pjesë e vizitave normale dhe në raport me diplomacinë në mes dy shtetëve fqinjë, por më tepër i takon vizitave të sojit dhëlpërak dhe si çështje për diskutim, sepse sikur nuk përputhën me realitetin dhe rrethanat e diplomacisë reale, të cilat do të kishin një formulë brenda sëcilës gjejnë zgjidhje dhe interes të përbashkët në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ka argumente të panumërta të papërgjegjësisë morale e politike nga ana e Serbisë dhe liderëve politik të saj, që flasin për veprimet dhe nivelin e ulët të këtij subjekti politik karshi Kosovës, e cila mbanë në duart e veta përgjegjësinë e të bëmave tragjike dhe gjenocidiale të kohës së Millosheviqit, që ia ka shkakëtuar popullit shqiptar, pasojat e sëcilës akoma edhe pas 20 vitëve, janë evidente në mesin e këtij populli.

Prandaj, janë fare të dyshimta lëvizjet dhe vizitat e A.Vuçiqit në Kosovë, si relacion të vetëm ku mund të sillet si “despot” në këtë vend për të organizuar serbët e veriut me rastin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke ndikuar dukshëm dhe në mënyrë të dhunshme, që “lista serbe”, të përkrahet dhe të fitojë numrin e duhur në Parlamentin e Kosovës, e cila do e merr rrolin e vet “dekostruktiv”, sikur edhe parë, me qëllim që të jetë në funksion të bëjë rrezistencë ndaj vendimeve që merr pala shqiptare.

Kosova natyrisht, si shtet i ri, i cili përjeton akoma ditët e konsilidimit shtetëror, ballafaqohet me shumë kërkesa dhe ekzigjenca të natyrave të ndryshme të nevojave të qytetarëve të vendit, por në sipërfaqe të agjendës së vet bie në sy edhe politika e jashtme, e cila ia mundëson marrëdhëniet me vendet tjera, sidomos me vendet fqinjë, sikur që është edhe Serbia.

Mirëpo, Serbia sikur është bërë “mollë sherri” për Kosovën, e cila tërë politikbërjen e vet shtetërore po e shkrinë për ta përvetësuar rajonin dhe botën, me qëllim të përkufizimit dhe kërcënimit e të drejtave të shtetit të Kosovës, duke lobuar pa ndërprerë dhe ditë e netë, që Kosova, të mos pranohet si shtet në organizatat ndërkombëtare dhe botërore.

Ndërkaq, kur flasim për veprimet dhe sjelljet e Vuçit, me qytetarët serb të veriut të Mitrovicës së Kosovës, a është në mendje të kthjellët ky njeri, i cili tenton në një shtet tjetër të mbanë në duart e veta frerët e këtij populli, apo ti përdor si vegla, që sa herë i duhen, do ti përdorte për destabilizimin e shtetit të Kosovës.

Ky fakt edhe shumë fakte tjera të ngjajshme si një shirit që tërhiqet prej vepre në veprime makabre nga politika e Serbisë, duke e mos lënë këtë vend dhe këtë popull në gjendje të çetë dhe normale, i cili popull ka mjaft vuajtje dhe peripeti të natyrave të ndryshme, për të pasë një mirëqenje të rehatshme dhe sot nga konstruktet e tilla politike,  si një monotoni e rrëfimëve të kohës, pothuajse vuan përsëri popullata e këtij vendi, sikur të kishte mbetur në “gjysmë të rrugës “.

Nga ana tjetër, liderët politik të Kosovës, në domëthënjën e politikbërjes, meqë përvidhet vetëm si një jehonë, e cila të paktën synon pothuajse vetëm për ambicjet e tyre dhe untinë politike, duke mos pasë akoma një horizont të qartë lidhur me fatin e këtij populli dhe ndërtimin e Kosovës, dhe pikërisht në këtë kontekst nuk fshehët lakmia e tyre( komandatëve të luftës) dhe e këtij iluzioni në realizimin e ëndërrave të tyre, duke u bërë milioner në kurriz të këtij populli.

Një ngathtësi të tillë politike, që ka treguar lidershipi shqiptarë i Kosovës gjatë pavarësisë së vet, ndaj politikës së Serbisë, bënë që ta avansojë Serbinë dhe të e gradojë brenda një afati të shkurtër, edhe pse deri dje Serbia i kishte duart e përlyera me gjak, e cila përgjaku dhe masakroi popullatën e pafajshme të Ballkanit, ajo do të shpërblehet shumë shpejtë dhe do bëhët anëtare e BE-së, që në fakt Serbia e pa disiplinuar, nuk ka një domethënje tjetër për Evropën e bashkuar, vetëm se këtë mënyrë bashkojnë fatkeqësinë e tyre.

Vizitat e shpeshta të lidershipit të Serbisë në Kosovë, janë të pa nevojshme, sepse duhet të qartësohet linia e tyre dhe lloji i vizitave të tilla, të cilat nuk paraqesin vizion të begatë ndëretnik, apo që ndërtojnë marrëdhënie dhe të ardhmën normale në mes këtyre dy popujve, por në fakt, sa herë që kemi vizita të tilla, do nxitet dhuna dhe urrejtja ndëretnike, gjegjësisht plasaritja e marrëdhënieve dhe nxitjen e konflikteve në mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.

Dhe ata që disponojnë vetëm ide të tilla dhe në saje të tyre të krijojnë marrëveshje në normalizimin e marrëdhënieve në mes të këtyre dy vendeve, ska dyshim se, duke u mbështetur në këtë rutinë politike, do e keqpërdorin jetën dhe marrëdhëniet në mes këtyre dy popujve, sepse nuk është rrugë dhe tedencë për të përmirësuar situatën në mes këtyre popujve, por përkundrazi për të përshkallëzuar një situatë të tillë, në të cilën po investojnë me të madhe sot kryetari i Serbisë, A.Vuçiq dhe minstri i saj i jashtëm Ivica Daçiq.