E merkure, 24.04.2024, 05:21 PM (GMT+1)

Editorial

Bota politike dhe animi i kandarit të barazisë

E enjte, 17.05.2007, 09:24 PM


Nga Albert VATAJ

Albert Vataj
Barazia në tërësinë e saj është një koncept filozofik i gjithfarëformësh, duke qenë i tillë ai mbetet dyshues në pjesëmarrjen e të qenit një taban i fortë. Kjo për më tepër kur gjithçka në botën e të përditshmes dirigjohet nga politika dhe tërësia e saj. Në vetvete politik ka fare pak gjasa të përcjellë barazi ose të garantojë diçka të tillë si brenda vetvetes, ashtu edhe në raport me atë që ajo e quan vullnet i lirë qytetar.
Në botën morale çdo gjë është e klasifikuar, e sistematizuar , e parashikuar dhe e vendosur që më pare, ndërsa në botën politike çdo gjë është e trazuar , e diskutueshme dhe e pasigurtë.
Parimi i barazisë nuk mund të vendoset në shoqëritë civile, pa qenë mbizotërues në botën politike. Mund të ekzistojnë të drejta të barabarta për të shijuar të njejtat kënaqësi, për të marrë të njejtat profesione , për të shkuar në të njejtat vende me një fjalë për të jetuar në të njejtën mënyrë dhe për të kërkuar pasurinë me të njejtat mënyra ndonëse të gjithë njerëzit nuk marrin pjesë një lloj në qeverisje. Këto parime të barazisë dhe dëshira e njerëzve për liri të plotë , mundësojnë lindjen e demokracisë.
Sipas kësaj teorie kur publiku qeverisë , nuk ka njeri që të mos ndihej se ç’vlera ka vullneti i mirë i publikut. Duke tërhequr vlerësimin dhe dashurinë e tyre në mesin e të cilëve i duhet të jetojë, ai sigurisht që sheh dobinë, lumturinë dhe çështë më kryesorja barazinë e tij me të tjerët. Megjithatë edhe demokracia nuk është një formë e përsosur e udhëheqjes , mirëpo karaklteristikat cilësit dhe fisnikëria që ka ajo , sot kur bota është në një civilizim të madh , qartë po shihet domosdoshmëria e ekzistencës së saj.
Në ato vende ku nuk sundon demokracia , sundon diktatura dhe despotizmi. Është thënë se një despot i fal lehtë nënshtetasit e tij pse nuk e duan atë , por me kusht që të mos e duan edhe ata njëri-tjetrin. Ai atyre nuk u kërkon që ta ndihmojnë në qeverisjen e shtetit , por që ata të mos aspirojnë që ta qeverisin atë vetë. Kjo është një teori që qind për qind kundërshtohet nga demokracia siç thotë edhe Karl Popper_i : "Pyetja se kush duhet ta marrë pushtetin është pyetje e parashtruar gabim.Mjafton që të ndërrohet përmes zgjedhjeve qeveria e papërshtatshme. E kjo sipas tij është demokraci"
Shihet qartë ndikimi i tolerancës së demokracisë në një pushtet shtetërorë. Toleranca është karakteristikë e demokracisë , karakteristikë kjo që mundëson edhe deri te arritja e barazisë shoqërore në shtet , barazinë që shumë shekuj njerëzit e kanë dëshiruar dhe janë sakrifikuar pa masë. Çdo lloj forme e pushtetit shtetërorë në teorinë e tij thotë se mbron të drejtat dhe detyrimet e njerëzve , mirëpo, de facto asnjëra përveç demokracisë nuk e shprehu teorinë e saj në vepër , ose thënë më mirë , teorinë që kishte, e kishte të pa definuar mirë.
Demokracia shprehte përmes veprimeve të veta e kjo don të thotë se ushtron veprimtari civilizuese , humanitare , toleruese dhe afatgjate.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora