E shtune, 21.09.2019, 06:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Drita LokaHaxhillari: Na le...

E merkure, 04.09.2019, 07:11 PM


*Na le...

Mbi letër/zbrazur,

lotët rrjedhin ujëvar...

Dua të them dy fjalë,

por ndihem e zënë në faj.

Dora më dridhet,

si zogu në dimër,mbi një degë,

dhimbjen e kam të madhe,

xhani po më digjet flakë,

për ju,dy të shtrenjtët e mi,

që ishit si binjakë.

Jetuat dhe ikët...

nga e njëjta cati,

kujtoj kur rrinit bashkë,

nën hijen e manit,përkarshi.

Qaj zemra ime qaj...

me dhimbjen më të madhe në botë,

qaj e mos pusho...

si do i tresë kjo Tokë !?

Kur mora lajmin e hidhur,

fryma m'u mbarua,

sa shumë u trishtova,

shpirti m'u pikëllua.

Unë mezi prisja,

të vija të takoja,

për t'u përmalluar,

ndërsa ti ike...

në një fushë me lule...

duke vrapuar.

Imazhi yt,s'më ndahet nga sytë...

Kockë e fortë-celik,

I ditur-arkivë pafund...

Buzëqeshja-këngë bilbili,

Shpirti yt-aromë trëndafili.

Mbeteni të gjallë përjetë !

ZOTI u pastë pranuar në XHENET !!

© Drita LokaHaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt:31.08.2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT