Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Dëgjo o populli im!

| E hene, 02.09.2019, 07:15 PM |


Dëgjo o populli im!

Nga Fahri Xharra

Me mundësitë e mia e kam ndarë dhimbjen me popullin tim. Unë, duke lexuar për ne u brumosa dhe u dashurova në kombin tim sepse në momente të vështira ku shihej karakteri ynë , karakteri i vërtetë i një kombi  ne dolëm faqebardhë. Por fatkeqësisht i pava edhe të metat të cilat u paraqitën pas luftës së fundit ; disa të meta që nëse nuk i largojmë do të jenë fatale për ne si komb . Unë nuk do të isha i sinqertë sikur përkundër lavdeve që i kam të mos i cekja edhe anët tona të mbrapshta.

E kishim një të kaluar të shkëlqyeshme , pas së cilës erdhën shekujt e mjerimit ,okupimi 500 vjeçar turk i cili na e humbi ... krejt çka i erdhi për dore. Por, përkundër këtij 500 vjetshi t ‘errët , paraardhësit tanë ,të ngërthyer nga lemeria e okupimit kanë qëndruar te forte ndaj fesë kombëtare , kanë qëndruar besnikë ndaj paratëparëve tonë.  E kemi popullin heroik , dhe mund të them me plot të drejt që ushtarët tonë të luftës së fundit nuk ishim tjetër por vet kombi ynë. E kemi popullin atdhedashës. Nuk njoh popull tjetër që është aq legjendar si populli im.

Ne nuk e pranuam zotin ashtu si na e diktonte Bibla apo Kur`ani, por e krijuam zotin tonë shqiptar ,si ishte Skënderbeu !

Por të vazhdojmë me lavdërime, jemi shumë mikpritës e kemi besën që nuk e ka askush ; jemi popull demokratik , me  të vërtetë demokratik e jo në stilin edisave. Ne e çmojmë njeriu si njeri e jo se çka mbathë e vesh ,dhe çfarë titulli ka fituar. Ne e kemi popullin me plotë ndjenja bamirësie , dhe shfaqemi sit ë tillë mu atëherë kur duhet. Jemi krenar ! Jemi popull inteligjent , i kthjellët dhe shumë i mençur. Nuk kemi krahasim .

Ndoshta nuk do të më hidhëroheni nëse do t`i shënoj të metat tona.

Nuk jemi punëtor të mëdhenj ashtu si themi sepse për punën e sotme  zakonisht e presim të nesërmen. Pasojat dihet: asgjë nuk e kemi  mbaruar. Oh! sa shumë kohë i kemi humbur  kombit tonë me përtacinë tonë. Por kjo e ka arsyen e vet : sepse në 500-600 vjetshin e fundit ne kemi punuar kot  së koti dhe është pasuruar robëruesi. Edhe një gjë , populli im , ne e kemi humbur falënderimin : kërceva ujin , e dh... kalin !

Me të vërtetë jemi shumë pa falënderues. Në mesin tonë kemi shumë të pasur të cilët harxhojnë nevojë e pa nevojë vetëm për t`u treguar ; dhe nuk  japin asgjë për ata që kanë sakrifikuar. Shumëkush nga ne , edhe pse kohë pas kohe i rikujtojnë në mënyrë pompoze data e shënuara , por ata e dinë që kur vendi ishte pranë vdekjes dhe duhej flijuar , nuk kanë ber asnjë  gjë vetëm se janë kujdesur që të ruajnë personin e tyre te çmuar: vetveten !!! dhe pastaj e ç frytëzuan fatkeqësinë kombëtare për t`u vet pasuruar..

“ Inteligjencën” e kemi , “intelektual” jemi që nga zyrtari me i ultë deri tek ministrat.

”Inteligjenca “ e Kosovës asgjë nuk bëri për vendin e vet ,por vetëm brengosej që t ‘afërmit mos t`i heqin keq. Disa , duke u kthyer pas luftës në atdhe  nga një luftë që as që ishin pjesëmarrës , e nderuan vetëm veten e tyre. E t ‘mos flasim për luftëtarët e vërtetë që po kërkojnë kanaqe nëpër mbeturina për të mbijetuar.

Si çdo qenje amorale ashtu edhe disa nga ne , nga “inteligjenca” krekosen me forcën  që e kanë , dhe në vend të pozitivitetit na mbushen me minusa.

Ata në vend se të na ndërtojnë na shkatërruan, ata janë vatra e qelbësirës dhe e prishjes morale nga e cila ne të gjithë po vuajmë. Nëse kështu vazhdojmë e pat Kosova!

Një frymë e  rrezikshme po frynë dhe po e “ajros “rininë dhe po i a fikë zjarrin e atdhetarisë. E shohim që tek ata është ngritur xhelozia  dhe mëria. Rinia ynë e ka mendjen vetëm aty ku janë paratë , në çdo cep të botës dhe vetëm te ketë para.

I riu i sotëm devijoi nga edukimi që e kishte. Djelmoshat dhe gocat mendojnë dhe janë të bindura që shteti duhet t`iu siguron jetën e jo që ata ta sigurojnë shtetin. Mos na ardhtë që ta shohim këtë bindje.! Nga erdhi kjo? Sepse e panë që në vendin tonë dija , aftësia dhe trimëria janë të kota. , se për të qenë dikush në këtë sipërfaqe duhesh të jesh i ndonjë partijeje që ata që e kanë shtetin ta japin një shtytje më tutje.

O popull , sa keq e kemi punën ! Në rast nevoje , rinia më nuk vdes për atdhe, të kotë e kemi sepse ajo po i  sheh gjërat me sytë e saj.

O populli im, mos të lejojmë që shpirti i pastër i rinisë të kalbet në këtë kohë qelbësire! Në komb që diti të tejkalon furtunat shekullore  të një pas njëshme , nuk guxon të kundërmon arratisje , tradhti , prostitucion , dëshpërim demoralizim-

Ah ,  që nuk e patëm një Shqipëri si duhet, se edhe ne do të ishim ndryshe !

(ArçibaldRajs , një zviceran , pasi  që punoi 15 vjet për një shtet të Ballkanit ( ata e kishin paguar )  , më në fund u largua shumë i dëshpëruar nga ata. E shkroi një letër  në vitin 1928, të cilën e përpunova dhe përshtata për kohën që po e kalojmë).