E diele, 17.11.2019, 01:22 PM (GMT)

Komente

Dedë Preqi: Lindja e diellit në mes territ

E hene, 02.09.2019, 06:10 PM


LINDJA E DIELLIT NË MES TERRIT

Nga Dedë Preqi

Kosova ishte në mes territ dhe ferrit, dhe dielli ishte rrezatim i largët për të, kur në shpirtin e saj kishte vetëm sovran të brendshëm shpirtëror dhe revulucion shpërthyes, dhe nëse e kemi e parasysh sot, duhet të përqëndrohemi në rregullat e jetës dhe kohës, sepse tregimet e tragjedive të saj nën okopimin serbo-sllav dhe më herët janë refrene të njëtrajtshme dhe të vazhdueshme, përndryshe nuk do të kishte kuptim pjesa e kësaj jete që e kemi përpara vetës.

Kosova është aq e lashtë, aq sa i ka rrënjët  edhe vet Dardania antike, por për nga përbërja e re shtetërore Kosova  është një trung i ri dhe i njomë, që nuk duron gozhdë as therrë mbi kokë. Kjo pjesë e botës u bë pre e shumë dushmanëve dhe barbarëve të kohës, që nga otomania e deri te shkinia, duke u sprovuar më shumë golgota të rënda dhe ky i fundit ishte një kalvar i veqantë, që u ringjallë edhe njëherë për ta përjetuar botën e vet njerëzore.

Prandaj, nuk duhet ta humbim shpresën, që ta mbajmë guximin me qëllim që shpresa e luftës sonë të e marrë vlerën e dinjitetit dhe kuptimit të saj, duke ditur se dikush e pret të sakrifikojë edhe në ditët e ardhshme, që ta plotësojë kuptimin e jetës së saj, duke luftuar për  të ardhmën e filizave të reja. Edhe pse  gjërat kanë ndodhur edhe njeriu është i detyruar të pyesë vetëvetën se pse këto gjëra  dhe pse kanë mundur të ndodhin në Kosovën tonë, kur askujna nuk i hyri në hak?…

Kosova është vendi  dhe epiqendra më e ndieshme ku rrymat e gjitha luftrave ballkanike e kanë prekur, duke ia cunguar gjymtyrët e saj pa mëshirë. Shumë vite dhe shekuj duhej pritur, për ti thyer prangat në të cilët deri tani ishim të lidhura nyje. Të gjithë e dimë se ç’farë gëzimi përjetuam kur erdhën ditët e lirisë në Kosovë dhe me pavarësinë e saj filloj jeta e re. Tani të lirë, duhet ta shfrytëzojmë lirinë tonë dhe jo lirinë në mënyrë të shthurur dhe të shfrenuar.

Duhet  të punojmë shumë e më shumë dhe ti përvjelim mëngët, që Kosovën ta kthejmë për së mbari  dhe në të vertetën e saj, ashtu sikur e meriton të jetë, apo pasojat do të ishin shumë më të mëdha me humbjen e kohës, që të mirremi me të kaluarën e hidhur. Të mos lejojmë defekte dhe deformime në Kushtetutën dhe ligjet tona, të cilat paraqesin bazamentin dhe shtyllat e shtetit ligjor.

Të mos lejojmë të shkelen të drejtat tona njerëzore, të cilat na takojnë si komb dhe shumicë në vendin tonë, por duke respektuar edhe minoritetet tjera pa dallim etnie dhe feje. Nuk duhet lejuar të shkelim dhe keqpërdorim gjakun e bijave dhe bijve tanë, përmes të cilëve marrim frymë dhe jetojmë sot të lirë. Nuk duhet lejuar që me djersën e popullit të plotësojmë dëshirat tona dhe të bëjmë kapital të pa imagjinuar, përmes korrupsionit dhe formave tjera, që degradojnë dhe zhgënjejnë jetën e qytetarëve të vendit.

Përveq deformimëve dhe formave negative, ekzistojnë edhe shumë eksperienca tjera negative, të cilat ia zënë frymën ardhmërisë së këtij vendi, duke e kërcnuar dhe dëmtuar jetën dhe karakterin e qytetarit kosovar. Nëse qytetari i vendit e humb besimin  në pushtetarët e vet dhe kështu me vite arrinë thellësinë e llojeve të vuajtjeve tjera, dikur e humb durimin  dhe përpjekja e tij bëhët e pa kontrolluar dhe e pa durueshme, i cili detyrohet të shpërthejë dhe të luftojë për ekzistencë.

Zhgënjimin që e përjeton masa e madhe e qytetarëve të vendit, është eksperienca më e rëndë, të cilën nuk munden  ta kalojnë lehtë në këto kushte jo normale, dhe ajo që nuk përbihet, kur përgjegjësit nga pushteti aktual i vendit do arsytohen dhe mbrojnë  njëri-tjetrin, duke lavdëruar punën e tyre dhe humbjet i fusin në thesin e fitorëve.

Këto janë fatkeqësitë më të rënda që i ndodhin një populli dhe vendi nga shoqëria e vet, dhe nëse nuk largohen këta parazitor të rrezikshëm, situata mund të eskalohet dhe përkeqësohet pa fund. Gjithçka ishte sakrifikuar deri këtu, dhe tani  karakteri i disa njerëzve dyfëtyrësh në pushtet përzihet deri në atë masë dhe pikë, që kërcnon dhe nënçmon vlerat shpirtërore, morale dhe njerëzore të një populli, kjo nuk mund të kualifikohet si sfidë dhe të adaptohet në një shoqëri të shëndoshë dhe normale, sepse me të tillët do turpërohet dhe një komb i tërë.

Kosova e kishte një « rriçërr » të rrezikshme mbi trupin  e vet me shekuj e cila thithte lumenj gjaku  dhe atë e heqi çafe, në saje të NATO-s, dhe UçK-së, edhe pse akoma kjo rriçërr hap plagë përsëri në trupin e Dardanisë, por sot bëhët një përpjekje tjetër, që ti kushtohet vëmendje  jetës shoqërore të vendit dhe çdo pëllëmbe të saj, dhe nga ana tjetër gadishmëria hap mundësi të reja, përmes të cilave plotësohen nevojat e qytetarëve të vendit.

Riçërra gjakpirëse u çkul si asnjëherë tjetër nga trupi i Dardanisë, e cila nuk u ngop kurrë me gjakun e shqiptarëve,  ndërsa,  të gjithë ata që po e ndihmojnë sot në një mënyrë përmes formave dhe pushtetëve të korruptuara dhe kriminale, i gjasojnë po asaj rriçëre e cila nuk do e lë asnjëherë këtë vend të çetë. Kosova si një trung i bërë « shoshë » nga betejat e pa reshtura, rrënjët i ka të lashta dhe në trungun e saj po rritën plot degë të reja e të shëndosha, të cilat do ta zgjerojnë dhe forcojnë trungun e saj, duke e bërë jo vetëm një lis, por edhe një mal të madh të botës së lirë të njerëzimit.

Prej këndej lindi një diell i ri dhe i veçantë për Kosovën, e cila ishte në terr dhe ferr të asgjësimit, por sot na duket se karaketrizohet me jetën e lirë të qenjës njerëzore dhe i ka lindur një botë e re për këta njerëz, një botë e mendimit të lirë, një botë e punës dhe veprimit, që mund të ndihet në mënyrë të prekshme dhe në mundësinë e shijimit të kësaj bote, që njeriu i sotëm po mësohet ta trajtojë si diçka që e jeton dhe e përjeton në vete botën e lirë të tij.

Këto procese dhe rrezulltate do të drejtohen prej veprimëve dhe organizimeve të mirëfillta, pa dallime etnie dhe partiake, që kanë pikësynime dhe koncepte të qarta, të cilat i japin ekzistencës njerëzore dhe këtij vendi një tipar të ri, një tipar të pushtetit dhe fuqisë më një kuptim të mprehtë, pikërisht në një sistem funksionesh të përllogaritura dhe të ndërtuara me saktësi për të mëkëmbur një shtet të ri, sikur që është Kosova.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT