E enjte, 17.10.2019, 11:58 PM (GMT+1)

Komente

Blerim Latifi: Katastrofa më e madhe njerëzore në histori

E diele, 01.09.2019, 10:31 AM


Katastrofa më e madhe njerëzore në histori

Nga Blerim Latifi

Sot njerëzimi kujton 80 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, katastrofa më e madhe njerëzore në histori. Llogaritet se në këtë konflikt humbën jetën mbi 75 milionë njerëz, anë e mbanë botës. Për shqiptarët e Kosovës kjo luftë ishte shembull i fatit në fatkeqësi, sepse po të mos ndodhte kjo luftë, sipas marrëveshjes serbo- turke për shpërnguljen e shqiptarëve, deri në vitin 1943, asnjë shqiptar nuk do të mbetej në Kosovë. Pushtimin e Jugosllavisë nga Gjermania, shqiptarët e Kosovës e përjetuan si çlirim, sepse regjimi serb i asaj kohe ishte brutal e fashist me ta deri në skajshmëri, por falë kodit kanunor të besës ata nuk u bënë pjesë e persekutimit të hebrenjve. Fatkeqësia e madhe e shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore ishte se ata u përçanë në kampe ideologjike dhe nacionalizmi shqiptar properëndimor nuk arriti të konsolidohej e të fitonte mbi këtë përçarje.

__________________

Daçiçi grumbullon çnjohje, ne grumbullojmë vota, SHBA kujdeset për pavarësinë tonë.

Derisa ne kemi harruar punët e shtetit, duke vrapuar pas grumbullimit të votave, Ivica Daçiç me çantën e tij diplomatike të mbushur me para bredh nëpër shtetet private të Afrikës për të blerë çnjohjet e Kosovës, ndërkaq, siç paska shkruar një media e Beogradit, “shërbimet e inteligjencës amerikane janë aktivizuar për të zbuluar personat që po lobojnë dhe shtetet eventuale të cilat po e përkrahin Serbinë në luftën kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës”. SHBA-të po sillen me ne jo si partnerë, por siç sillet baba me të birin : edhe kur i biri lazdrohet dhe bëhet bukëpërmbyst, baba vazhdon të kujdeset për sigurinë e tij. Veç një gjë duhet ta kemi të qartë : edhe kujdesi atëror i ka kufijtë e tij.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT