Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hajrush Redenica: Zoti di edhe shqip

| E diele, 01.09.2019, 10:00 AM |


Hajrush Redenica

ZOTI DIN EDHE SHQIP

Zoti e din shqipen

Prej asaj dite që na ka falur

I ka ndarë fetë

I ka ndarë kombet

Mua më ka falur shqiptar

Shpeshherë pyes veten

-A thua,  ku jam duke jetuar?

A po jetoj në vendin tim

Apo në botën e mallkuar?

O Zoti im, më ndihmo

Ta gjej buzëqeshjen

Në këtë tokë të bekuar

O Zoti im,

A e sheh këtë botë të mallkuar

Me shtrembërime

Drejtësi të lakuar

Ti ua dhe këtë të drejtë

Gjë që unë kurrë s’ kam besuar

O Zoti im

Vendin tim pse ma ke nëmur?

Rrudhë kufijtë

Copëtuar e sakatuar

Popullin e mjerë

Nëpër botë ma ke degëdisur

Pa dashuri

Pa lamturi

Janë duke jetuar

O Zoti im

Ty po të lutem

Më jep jetë

Më jep fuqi

Ta shoh vendin tim

Të bashkuar

Plot dashuri