Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Andrea Aleksi - i harruar nga ne!

| E diele, 01.09.2019, 10:03 AM |


Andrea Aleksi - I harruar nga ne!

Nga Fahri Xharra

Andrea Nikollë Aleksi,  i njohur edhe si Andrea Alessi ose Andrija Aleši ka qenë një arkitekt , piktor dhe skulptor me zulmë , njohur si një nga artistët më prestigjioz në kohën e Renesancës Dalmatine. I lindur në Durrës me 1425 , dhe i cili vdiq në Durrës me 1505 .Gjatë kohës së Republikës së Venedikut , ai i vendos në Split të Dalmacisë  dhe mësimet i morri nga skulptori MarkTroia . Nga jetëshkrimi i shkurtër që e kam gjetur ai ishte nxënës edhe  i Gjergj Shibenikut , dhe bashkëpunëtor i Niccolò di GiovanniFiorentinos në kohën e rindërtimit e Kapelës së Katedrales se Trogirit me 1468. Po ashtu edhe Katedralja e Shën Gjonit në Shibenik e projektuar nga Andrea Aleksi u ndërtua nga blloqet e mëdha të gurit me një precizitet të madh. Në ndërtimin e saj mbisundon harmonia e arkitekturës e frymëzuar nga antika.

Andrea është i njohur edhe nga statujat e tija që gjenden në Ancona , Itali.

Ai nënshkruhej si ANDREAS ALEXIUS DURRACHINUS OPIFEX MCCCCXII ( Andria Aleksi ,artizan nga Durrësi.

“Viti 1488 më shumë se kurrë do të ishte për qytetin e Splitit ku jetonte Aleksi viti i rrezikut të madh të pushtimit turk. Gjithë qyteti është në ethe për rindërtimin e mureve mbrojtëse të cilat për shkak të braktisjes e mos kurdisjes ishin katandisur në një gjendje të vajtueshme e nuk jepnin asnjë garanci mbrojtje. Vullnetarisht e pa asnjë shpërblim do të gjejmë mes qytetare edhe Aleksin i cili angazhohet personalisht  e vë në dispozicion të rindërtimit me çmime krejt të ulëta lëndë të parë që ai dispononte.

Skulptori e bërsi i famshëm i lapidarëve që me artin e tij kishte zbukuruar e i kishte dhënë hijeshi fasadave të pallateve, kishave, pagëzoreve apo sa e sa altarëve tani me thjeshtësinë që e karakterizonte nuk i shmanget as punëve më të rëndomta. Pret apo skalit gurrët i vendos e i sistemon ato një mbas një në muret mbrojtëse njëlloj si muratorët e thjeshtë edhe pse tashmë kishte kaluar të gjashtëdhjetat.  Sistemimi i këtyre mureve dhe i hendekut rrethues mbeten impenjimet e tij të fundit publike për të cilat  flasin dokumentet. Qyteti nuk pati fatin e keq të sulmohej nga turqit dhe Aleksin e shohim të tërhiqet në jetën e vet private. I zhgënjyer në ndjenjat e tij afektive, i moshuar dhe i lodhur nga jeta, gëzonte mes qyteteve mirënjohjen për gjithçka që kishte bërë e respektin më të madh të një njeriu të drejtë e të ndershëm”. (Ilia S. Karanxha: Arkitekti e skulptori AndreaNikollë Aleksi nga Durrësi (1420-1504/5)

Jo më kot një person që e kishte thirrur në gjyq për një mosmarrëveshje më 7 shtator 1493 deklaronte para gjykatësit se duke ditur që 'Aleksiishte një burrë i mirë e me një ndërgjegje të lartë dhe se kundra ndërgjegjes së tij të arsyeshme asgjë nuk bënte' i linte atij dorë të lirë të vendoste për  çështjen dhe se ai do të pranonte publikisht gjykimin e tij të drejtë pa asnjë kundërshtim. Më 1503  ai ndërtoi lapidarin për varrin e tij në kishën e Shpirtit të Shenjtë faltore në cila ishte bashkëvëllezëria e tij. Mbi lapidar kishte gdhendur mbishkrimin : 'AndreasAlexiusEpirotaDurrachinusnobiligenerecivisSpalatinusob merita factus'  (Andra Aleksi Epirot nga  Durrësi qytetar nderi i Splitit i bërë për merita.)

Më 1507 duhet të ketë vdekur mbasi një listë që paraqiste qytetarët e nderuar të Splitit nuk e përmend më emrin e tij.

Prapë i mbetem thënjes sime se të gjithë shqiptarët të larguar nga vendlindja për një arsye ose tjetër, gjenin strehim në ato anë ku ishin të parët tanë. E edhe kjo me AndreaNikollëAleksin

Analizën e gjerë perAndreaAleksin e gjeni në Gjurmime Albanologjike ( Seria e Shkencave Historike , Prishtinë 1981.

Fahri Xharra

Gjakovë