E enjte, 17.10.2019, 11:59 PM (GMT+1)

Komente

Zenel Çeliku: Çfarë pritet të ndodh në Shqipëri?

E premte, 30.08.2019, 12:28 PM


Çfarë pritet të ndodh në Shqipëri?

Ka rreth një vit që Shqipëria është mbërthyer në krizë të thellë politike, ndërkohë që shqiptarët presin që vëndit tonë ti hapen rrugët për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Opozita shqiptare përpara shumë skandalesh me të drejtë kërkon zgjedhje të përgjithshme dhe lokale të parakohshme me një qeveria tranzitore dhe pa Edi Ramën kryeministër, kurse maxhoranxa qeverisëse nuk lëviz nga istakami duke deklaruar se zgjedhjet lokale u kryen dhe ato të përgjithshmet do të bëhen me 2021. Pikërisht kjo dhe skandale pas skandelesh të kësaj maxhorance po acaron dita-ditës klimën politike në vënd. Mirpo çfar pritet të ndodhë në vëndin tonë I cili po kalon tranzicionin më të gjatë në vëndet ish komuniste? Kush është marë me politikë dhe kush e ndjek politikën regullisht, e kanë mirë të qartë se rruga e Shqipërisë është shumë e kuptueshme. Në plan të parë janë vijushmëria e Vetingut, me urgjencë kërkohet formimi i SPAK-ut, i BKH-ës, formimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gykatës së Lartë. Këto institucione janë jetike për shqiptarët dhe Shqipërinë. Në këto pika janë të fokusuar me forcë ndërkombëtarët, sepse ata janë të bindur se Shqipëria pa kaluar në këto filtra, nuk ka presporitet, Shqipëria duke kaluar vetëm në këtë rrugë, kështu do ndëshkohen e do të shkojnë para drejtësisë së re peshqit e mëdhenj, vetëm kështu do të goditet ashpër krimi I organizuar, korrupsioni, trafiqet në tërësi e të tjera afera të jashtligjshme. Pyetja është, kush ka më shumë rëndësi, kërkesat e opozitës për zgjedhje të përgjithshme dhe lokale të parakohshme, apo linja e përcaktuar pa tolerancë nga SHBA & BE? Kërkesat e opozitës gjithnjë dhe në cdo rrethanë duhen të dëgjohen, aq më shumë kur qeverisja aktuale po përballet me shumë skandale korruptive dhe kriminale. A nuk janë skandale aferat korruptive të disa ministrave? A nuk janë skandale që disa kryebashkiak të PS të cilët po rezultojnë të kapur nga Ligji I Dekriminalizimit??? Kush mban përgjegjësi politike, ligjore dhe molrale për këto skandale??? Pra, kërkesat e opozitës janë realisht të drejta, por atyre do të vij radha mbas linjës së përcaktuar nga ndërkombëtarët të cilët me forcë dhe pa asnjë tolerancë, janë të vendosur që fillimisht të krijohen institucionet shtetërore shumë të rëndësishme të lartpërmenduar, e pastaj me siguri radhën e kanë zgjedhjet e parakohshme për të cilat mendoj se janë të pa evitueshme. Përse faktori ndërkobëtarë është I vendosur që të ndiqet kjo linjë? Gjykoj se, nëse vëndi ynë do të shkoi në zgjedhje të parakohshme, krijimi I institucioneve shtetërore shumë të domosdoshme të lartpërmenduar, do të shtyhen sërish për një kohë pa afat. Këtë SHBA & BE e kanë mirë të qartë, ata nuk gënjehen e mashtrohen më nga kjo klasë politike e korruptuar dhe e inkriminuar, ndaj jamë i bindur apolutisht se kështu do të ndodh në Shqipëri. Vjeshta e ardhshme do të jetë fush beteja e ballafaqimeve pozitë-opozitë në zgjedhje të parakohshme. Mbas kësaj analize, dua të ndalem tek fakti se për pak dit Shqipëria pret vendimin e BE për ti hapur derën e paradhomës në familjen europiane, ose për ti thënë ndal se jeni me shumë problem. Urojmë që BE të ketë një mendim pozitiv për vëndin tonë, por më sa duket, “pashkët janë larg”-tha prifti në një kohë.

Zenel Çeliku

TIR-FAX Neës Agency



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT