E diele, 27.09.2020, 02:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Këngë kushtuar Mikel Kuzhninit

E premte, 30.08.2019, 12:25 PM


Këngë kushtuar Mikel Kuzhninit

- Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi -

Më datën  23 Gusht t’ vitit 2019 –

Patriot Mikel Kuzhnini , na është ndarë nga kjo jetë !

Patrioti i madh shqiptar që jetonte n’ Kroaci –

Mori rrugën e pa kthim për n’ amshim nën dhe të zi !

Reefreni :

Angazhimi i tij  i pashoq në rrugët  përparimtare –

Për promovimin e traditave dhe të  vlerave shqiptare !

Mikel Kuzhnini nuk pranonte të kalonte kohë të kotë

Ishte zgjedhë Kryetar Nderi i Lidhjes s’ Shqiptarëve n’ botë !

Për ndarje  t’ dhimbshme nga jeta , t’ patriot Mikel Kuzhninit –

Na u përhap një lajm pikëllues kudo në  lugje të Drinit !

Ishte Kryetar Nderi i Lidhjes s’ Shqiptarëve t’ Botës ,

I cili punoi pandalshëm  për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës !

Reefreni :

Angazhimi i tij  i pashoq në rrugët  përparimtare ...etj.

Angazhimi i tij i pashoq , nëpër rrugët përparimtare –

Për promovimin e traditave dhe të vlerave shqiptare !

Për faktorizimin e kombit tonë , kudo  mbërrinte nëpër  botë –

Do t’ kujtohet  me pietet , si uji i pastër n’ gotë !

Reefreni :

Angazhimi i tij  i pashoq në rrugët  përparimtare ...etj.

Pra , ngushëllime shumë të thella , kudo familjes Kuzhnini –

Nga Valbona , Ibri , Vardari , Shkumbini dhe Drini !...

Ngushëllime të thella t’ gjithë bashkëveprimtarëve –

Nga të gjitha trojet etnike të shqiptarëve !

Reefreni :

Angazhimi i tij  i pashoq në rrugët  përparimtare ...etj.

Gjilan , më 23 .08.2019.

Demir Krasniqi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora