E premte, 29.03.2024, 02:08 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Çubrilloviqi dhe të korruptuarit e sotëm

E premte, 30.08.2019, 09:39 AM


Çubrilloviqi dhe të korruptuarit e sotëm

Nga Blerim Latifi

Pas postimit që bëra për Ramë Bllacën, postim në të cilin përmenda edhe Projektin serb të shpërnguljes së shqiptarëve, të hartuar nga Vaso Çubrilloviqi me 1937, kam marrë me dhjetëra e dhjetëra pyetje nga qytetarë të ndryshëm, të cilët kërkojnë më shumë shpjegime rreth këtij plani. Është vërtet e habitshme sa pak njihet libri i Çubrilloviqit tek ne. Kjo është edhe një shenjë se edukimi historiografik që ofrojnë shkollat tona, është në gjëndje të mjerueshme. Ky libër nuk flet vetëm për planet e Serbisë në vitin 1937. Ai është paralajmërim i gjenocidit të vitit 1999. Mesazhet terroriste të këtij libri janë aktuale edhe sot dhe këtë mund të shohim thjesht duke analizuar një paragraf të tij, në të cilin Çubrilloviqi flet për “masat të cilat shqiptarëve do t’ua bënin jetën të padurueshme në Kosovë”.

Sot këtij këtij qëllimi të Çubrilloviqit, me vetëdije ose pa të, janë duke i shërbyer të gjithë ata që abuzojnë me postet publike për përfitime personale, të gjithë atë që mendojnë se shteti dhe burimet e tyre janë në shërbim të familjeve e klaneve të tyre, e të tjerët duhet të kënaqen me ëndrrat për të ardhmen e ndritur që nuk vjen kurrë. Të tillët janë duke ua bërë jetën të padurueshme në Kosovë njerëzve të thjeshtë të saj, krejt sipas dëshirave makabre të Çubrilloviqit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora