E enjte, 18.04.2024, 11:17 AM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Largoni klounët nga politika shqiptare

E enjte, 29.08.2019, 01:00 PM


Largoni klounët nga politika shqiptare

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Një politik-bërës tipik shqipfolës gjysmë-analfabet, hajdut dhe tradhtar është një zagar me një lëkurë kaq të trashë, saqë vetëm për shkak të indiferencës dhe mentalitetit tënd prej provincialisti mund të qëndroj ngritur në këmbë edhe pse nuk ka shtyllë kurrizore.

Përçmimi/përbuzje për politik-bërësit

Votuesit presin që politikanët të kenë njohuri të shkëlqyeshme rreth çështjeve për të cilat duhet të vendosin. Nëse ky nuk është rasti - ose njohuria është shtypur (nuk është përdorur) - atëherë ajo kultivon (pjellë) përbuzjen ndaj politikanëve. Gjithashtu kultivohet kur politikanët lejojnë që mendimet e tyre të drejtohen/udhëhiqen nga forcat komerciale.

***

Për çfarë do të votosh?

Para se të vendosësh se për kë do të votosh në zgjedhjet parlamentare etj, mund të kontrollosh se me cilën parti je më dakord në disa raste të zgjedhura. Programet e partive janë të gjata dhe pak votues i lexojnë ato. Prandaj, ekspertët e zgjedhjeve duhet të zgjedhin për ju një përzgjedhje të çështjeve që i ndajnë partitë dhe i peshojnë ato kundër njëra-tjetrës. Kështu, ju merrni të dhëna se me kë keni më së shumti të përbashkët me disa nga çështjet në fjalë. Ata mund ta kishin adresuar këtë disa vite më parë. Por sigurisht që mund të thuash më mirë vonë se kurrë, por meqenëse së shpejti do të ketë zgjedhje, dështakët e deritanishëm kanë filluar qartë të punojnë për peshkimin me votues.

***

Përgjegjësia morale e votuesve

Nëse nuk jemi të interesuar apo të gatshëm të fitojmë njohuri për pasojat e zgjedhjeve tona, atëherë duhet të heqim dorë nga votimi.

Qytetarët me njohuritë më të mira nuk kanë të drejtë të posaçme për të qeverisur. Por qytetarët pa dijeninë e politikës dhe pasojat e zgjedhjeve të tyre politike nuk duhet të qeverisin.

Megjithëse të gjithë qytetarët e rritur të demokracive moderne kanë të drejtën ligjore për të votuar, kjo nuk do të thotë se ka arsye të mira përse të gjithë kanë një të drejtë morale për të votuar, dhe në këtë mënyrë të qeverisin jetët e njerëzve të tjerë. Individët kanë të drejtën e lirisë ose të vetëvendosjes, që nënkupton se ata kanë të drejtë të vendosin për veten dhe jetën e tyre, me kusht që të mos shkelin të drejtat themelore qytetare apo politike të të tjerëve.

***

Si zgjedhja midis SIDA-s (aids) dhe kancerit

Ne shqiptarët duhet të jemi në gjendje të votojmë për politikanët që nuk ishin të korruptuar dhe për partitë me të cilat mund të identifikoheshim. Nëse fare kemi të tillë. Kam shumë respekt për punën politike dhe proceset politike, me kusht që të jenë normale. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm që logjika e politikës - dhe loja politike - të mos hedh hije mbi idealet dhe etikën tonë.

***

Shqipëri-të tona si kurrë më parë janë kapur nga kriminelët psikopat analfabetë të cilët assesi nuk ikin nga karrigia nëse popullata nuk ngrihet bashkarish, t`i kape për zverku dhe nga Kuvendi t`i nxjerrë në rrugë, dhe t`i hedhë në koshat e plehrave, sepse gjithsesi ata veç janë të kalbur. Kriminelët e dinë se nuk rrezikohen, prandaj do të vazhdojnë vallen e filluar para 30 vitesh deri sa të vdesin, nëse të shtypurit mbeten indiferent.

Shqiptarët sundohen nga krijesa të pamoralshme dhe të çmendura, ata që akoma besojnë se mund t'i shërojnë janë më të çmendurit.

Shqiptari është me mentalitet provincialisti të tejskajshëm, kjo na pengon të jemi shtet-formues. Ajo që kurrë s`do të dëshiroja, as edhe në çaste ngushtimi, është gjendja ndërmjet të mirës dhe të keqes, ndërmjet amullisë dhe mediokritetit. Jo, preferoj një kurbë më të theksuar (një vijë apo rrugë e lakuar, në krahasim me një vijë të drejtë), më mirë një vuajtje më të rëndë dhe nga ana tjetër çaste të lumtura, të pasura e plotë shkëlqim!

Vendi duhet të qeveriset prej mendjeve të ndritura të trojeve dhe diasporës, që përveç atdhedashurisë së jashtëzakonshme për Atdheun e Përbashkët dhe Kombin, nuk kanë asnjë konflikt interesi personal në sjelljet dhe letrat e tyre. Të veshur me një karakter të fortë si shkëmbi dhe moral të pastër të palëkundshëm, as nuk blihen dhe as nuk shiten.

***

Kur kujtojmë fillimet e demokracisë, njerëzit dolën në rrugë me ideale, bartën flamuj, transparenca, klithmat e lirisë, brohoritnin për udhëheqësit (për të cilët nuk e dinin se janë skandaloz) duke mbajtur fotografitë e tyre. Nuk ka gjë të tillë sot. Votuesit janë të heshtur dhe të venitur. Me zë të lartë ka mbetur vetëm pakica që me mjetet manipuluese (mediat e shitura antikombëtare) e dominojnë (nënshtrojnë) këtë shumicë të heshtur. Kjo është një e vërtetë e egër. Si të shërohemi?

Gjegjësisht, dihet se konflikti i interesit trajtohet si një akt i paligjshëm dhe imoral. Dhe kjo është kështu. Por ku fillon konflikti i interesit?

Ajo fillon në vetë zgjedhjet. Zgjedhjet janë forma më e dukshme e konfliktit të interesit. Njerëzit që janë anëtarë të partive të caktuara, apo familjarë të politikë-bërësve të caktuar, shkojnë në votime dhe votojnë për të vetët, për vete, për interes. Gjithashtu, nëpunësit publikë, me dashje apo pa dashje, nën ndikimin e presionit dhe punëdhënësit të tyre - që politika i ka caktuar për shërbimin e  menaxhimit - shkojnë në votime dhe votojnë sipas udhëzimeve partiake apo detyrave zyrtare.

***

Kur burrat e vërtetë veniten (rraskapiten), shoqëria prishet. Kjo është treguar gjatë gjithë historisë, sepse askush nuk mund ta mbrojë atë, është shumë më lehtë të pushtosh një komb të meshkujve të feminizuar. A reflektoni?

E ardhmja e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë Veriore etj., nuk mund të zgjidhet më pas dyerve të mbyllura dhe përmes komploteve sekrete të tradhtarëve-servilëve të pushtuesve sllavo ortodoks dhe grek. Lëvizja e rezistencës mbarë-shqiptare anembanë botës, do t'i privojë nga pushteti këta morra të gërditshëm dhe do ta çojë Atdheun në vendin që i përket.

Kur këndojmë për vendin tonë të copëtuar, dhe  heronjtë që gjatë historisë e mbrojtën me dinjitet duke sakrifikuar veten, mos harroni se ne këndojmë edhe për njëri-tjetrin. Sepse ne jemi vendi. Heronjtë janë shëmbëlltyrë e pavdekshme e gjeneratave të reja...

https://www.youtube.com/watch?v=2J7j5EkFCxA



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora