E diele, 27.09.2020, 02:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Hysen Dizdari: Nënë Tereza në filatelin shqiptar

E enjte, 29.08.2019, 12:23 PM


NËNË  TEREZA,, NË  FILATELIN SHQIPTARE

Kushtuar 109 Vjetorit të Lindjes Shën Nënë Tereza

(26 Gusht 1910-26 Gusht 2019)

Nga Hysen S. Dizdari

Anges Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza, lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, të  Indis.Nënë Tereza ishte bamirseja e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqën.Ajo rridhte nga në një familje katolike shqiptare të shpërngulur në  Shkup nga qyteti i Prizerenit.

Nëne Tereza ,kjo nënë e dashur për gjithë njerëzimin, kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë, ia fali jetën shtresave të varfera dhe në  nevojë .

Por gjatë  gjithë  misjonit të  saj bamirës dhe humanitar ajo e ka deklaruar  hapur origjina e saj shqiptare.

Vetëm në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979 ajo deklaroi:

“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Në një letër dërguar nga Oslo kur mori çmimin Nobel shkruante:

Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shumë i lutem zotit që Paqja e tij të vijë në zemrat tona, në gjithë familjet tona, në gjithë botën. Lutem shume për fukarenjtë e mi, për motrat e mija. Unë lutem për juve. Nënë Tereza, vizitoi Shqipërinë më 1989. Kur i thanë për pasaportën Shqiptare ajo u përgjigj: “E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do te jem vetë aty”. Asnjëherë nuk harroi origjinën e saj kur deklaronte “Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës.

Në luftën për çlirimin e Kosoves,në vitin 1999  gjatë ndërhyrjes së Natos ,Nënë Tereza u bë një nga urat lidhëse për  njohjen e shqiptarëve në gjithë botën.

Bill Klinton është shprehur në qershor të vitit 2002:

“Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri t’a dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyre morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

    gjitha emisionet e pullës shqiptare  kushtuar Nënë s Tereza  janë  evidentuar momentet historike më    rëndësishme të  jetës dhë  veprës të  saj në  sherbim të  bamirsisë  ,për të  ndihmuar njerzit e varfër në    gjithë  botën. Nënë Tereza në pullat shqiptare shfaqet në  këto emisione dhe me konkretisht: Emision i zakonshëm Nënë Terezës 1994, Emisioni Evropa 1996, Emisioni mbi shtypje 1997, Përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës me princesha Diana 1998, Përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës emision i përbashkët 1998, 100 Vjetori i çmimit nobel 2001, Lumturimi i Nënë Terezës 2003, 100-vjetori i lindjes së Nënë Terezës 2010, dhe emisioni për Shenjtërimin e Nënë Terezës 2016.

  gjithe emisionet me pulla postare në  vite ,kushtuar Nënë Terezes  tregojnë    për vendin e duhur që  Posta Shqiptare pas vitit 1990 i ka kushtuar figurës të  ndritur të  Shën Nënë Tereza.

Me rastin e 109 Vjetorit të Lindjes Shën Nënë Tereza

(26 Gusht 1910-26 Gusht 2019) ju kujtoj te gjithe shqiptarve :

Një nga poezitë më të famshme të Nënë Tereza:

JETOJE JETËN

Jeta është mundësi, përfito nga ajo.

Jeta është e bukur, adhuroje.

Jeta është ëndërr, realizoje.

Jeta është sfidë, përballoje.

Jeta është loje, luaje.

Jeta është detyrë, plotësoje.

Jeta është e shtrenjtë, vlerësoje.

Jeta është pasuri, ruaje.

Jeta është dashuri, shijoje.

Jeta është mister, zbuloje.

Jeta është dhimbje, sfidoje.

Jeta është këngë, këndoje.

Jeta është tragjedi, shmangiu.

Jeta është fat, përfito.

Jeta është aventurë, kujdes.

Jeta është shumë e çmuar, duaje.

Jeta është luftë, mësohu dhe me të.

Jeta është jetë, lufto për të...

Tiranë, 26 Gusht 2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora