Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Me zemër ligjëroj

| E marte, 27.08.2019, 10:45 AM |


Me zemër ligjeroj

(Për Leandrën ditën e parë të shkollës)

Nga Neki Lulaj


Sot cingërroi zilja e shkollës…

E ti..

Bën hapin e radhës

Çel burimin e madh

Bëhesh motër me dritën në klasën e parë.

Dije, Abetarja është dashuria e radhës ne gjurmat e viteve

Mos harro buzagazin në fytyrën plot bukuri

Buzagaz të jesh në fytyrat e prindërve

Me çantë e libra mbi supe bëje hapin e ri

Banka e shkollës është dritare që hap horizontin

Zilja lajmëtare do të të cingërojë për ty në jetë

Një lule te re mbjell dhe mbush horizonin

Në zemrën e Leandrës..  ka vetëm pranverë

Ti merr bekim në rrugët e reja

Dëgjo gjyshërit që belbëzojnë këshillën e urtë

Emri yt i artë do shkruhet me shkumës

Do të shkruhet kaherë në dërrasat e zeza

E ti përherë do të jesh prijatarja e betejave pa fund.

-Per Zemrashqiptare, fund-Gushti, 2019-