Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Drita Lokahaxhillari: Mali i mirësisë

| E marte, 27.08.2019, 12:06 PM |


MALI I MIRËSISË

I shenjti, mal i lartë,

me kryet ngritur në qiell,

kurorë e qytetit tim,

në çdo stinë, hijeshuar,

madhështor qëndron i bekuar.

Mbi një rrafshinë,

vetmitar,

pa fqinj rival,

lupë vëzhgimi,

horizontit të kaltër...

I bukur sa më s'ka..!!

Rrethuar me burime,

rrjedh ujë i kristaltë,

veshur me mantel të bardhë,

bora shekullore qëndron,

dimër e behar,

livadhe plot gjelbërim,

krenaria e vendit tim..!!

O mal i bekuar i Baba Tomorrit,

frymëzim i poeteve,

ngelur kohës

me shpirt shpotitës,

tundues e rebel,

për ty këndoi Çajupi i madh,

dhe une si e zënë në faj,

thjesht ison i mbaj.

Mbështjellë në mister,

mit i traditës Ilire,

në histori,

sot kulti Bektashi,

gjith ç'ka ndodhur,

vetëm ti e di..!?

Ç'do mes Gushti,

tek ty vijnë,

nga mbarë bota,

falen njerëzia,

luten,bëjnë kurbanë,

në shpirt,të mbizotërojë,

paqja dhe mirësia.

Në Kulmak,

maja e Tomorrit,

heroi i vetëmohimit të madh,

Abaz Ali,mbi kalë.

Ish i ri, kur ra dëshmor,

me kacekun,prej lëkure,

në dorë..

U flijua,

me një mision human,

siç e kishte,në shpirt Ai,

në fushën përvëluese,

të njomte, buzët e thara,

te çdo njeri.

Zoti i dha dy krahë,

për të fluturuar,

në parajsë,

për ta pranuar.

Me fat,

që të kam përballë,

gjithë nur, hijeshi,

rreze drite, mrekulli..!!

© Drita Lokahaxhillari.

Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara

Dt:18.08.2019